LIVE UPDATES
Aktualitet

Plehrat- ky hall i madh i shqiptarëve

13 Korrik 2020, 09:14 Nga DOSJA
Plehrat- ky hall i madh i shqiptarëve

Megjithëse, kohë epidemie globale, plehrat dalin në skenë dhe vazhdojnë të jenë “një hall i madh për Shqiptarët” veçanërisht kur afrohet zezoni turistik. Epidemia epokale COVID dhe plehrat kanë lidhje të ngushtë sepse mikrobet patogjene dhe sëmundjet ngjizen së bashku.

Reagimi i shoqërisë dhe njerzve në përgjithësi ndaj një rreziku lidhet me perceptimin e rriskut dhe demit të mundshëm për shëndetin, ekonominë, pasurinë etj. E gjithe bota u trondit nga përmasat e demit katastrofik që mund të shkaktonte pandemia COVID, ndaj reagimi global, me apo pa të drejtë, ishte me masa ekstreme duke sakrifikuar të drejtat civile dhe alokuar burime financiare te pa njohura në histori. Rreziku nga plehrat njihet mire, ekspertët dhe studimet në Shqipëri nuk mungojnë, megjithëse nuk ka një vlerësim të demit ekonomik, mjedisor dhe shëndetësor të shkaktuar prej tyre në nivel kombëtar. Fakti që situata nuk ndryshon prej dekadash provon se nuk është perceptuar nga publiku dhe institucionet rreziku nga plehrat si dhe njihet pak ose aspak rreziku dhe dëmi i shkaktuar prej tyre.

Fatkeqësisht, rrisku nga plehrat është i pranishëm dhe dëmi i shkaktuar është i konsiderueshëm. Kur i shikon plehrat rrugës, në lumenj, në plazhe aty ku i hedhim ose aty ku i lëmë, deri në pyje e male, ato të vrasin sytë e të turpërojnë. Në fakt, rreziku dhe dëmi është shumë më i madh, i maskuar dhe i pa perceptushëm. Kanalet në fusha, përrenjtë dhe lumenjë në kodra e male janë mbushur me mbetje duke ndotur dhe degraduar ujrat, pasurinë më të çmuar të vëndit. Ujrat e ndotur përdoren për bujqësinë, industrinë, kafshët dhe njerëzit duke u kthyer në kërcënim serioz për shëndetin publik. Reaksioni zinxhir i ndikimeve nuk kursen botën e gjallë dhe natyrën. Depozitimet e materialeve rezistente ndaj degradimit në shtratin e lumenjve kanë ndryshuar grykderdhjet e lumenjëve duke ju dhënë formën e kraterit të vullkanit. Pastrimi dhe rehabilitimi ka kosto të pa përballueshme dhe do të kërkojë dekada kohë.

Gjallesat dhe shëndeti i njerëzve janë nën kërcënimin e vazhdueshëm të substancave të rrezikshme rezistente dhe toksike ose kancerogjene të pranishme tek mbetjet urbane të përhapura në mjedis nëpërmjet kontaktit ose zinxhirit ushqimor. Mekanizmi i bioakumulimit të substancave të qendrueshme me toksicitet të lartë dhe kancerogjene është i njohur shkencërisht por pak i njohur nga publiku. Me fjale te tjera substancat helmuese kanë mundësinë të kalojnë dhe përqendrohen në organizmin e njeriut dhe shfaqin efekte të renda shëndetësore të pakthyeshme, të cilat bëhen të kuptueshme pas një kohe ekspozimi disa vjeçare. Kur efekti shfaqet dëmi është bërë dhe në shumë raste ka pasoja fatale për shëndetin e njerëzve.

Gjithashtu, depozitimi i mbetjeve në mjedis të hapur krijon vatra të rrezikshme për përhapjen e patogjeneve dhe sëmundjeve të rrezikshme për njerzit nëpërmjet vektorëve siç janë kafshët, shpendët dhe insektet. Njerzit rrezikohen nga konsumi i produkteve shtazore kur kafshët shtëpiake janë kontaminuar nga kontakti ose konsumi i plehrave. Europa e ka paguar nga mbetjet dhe ujrat e zeza me humbjen e gjysmës së popullsisë ndaj dhe reagimi i tyre kur shohin mbetjet vend e pa vënd është i ashpër. Ata e njohin mire rrezikun, e refuzojnë pisllëkun si do të bënte çdo klient kur hyn në një restorant të pistë.  Standartet mjedisore të vëndit janë përafruar dhe vazhdojnë të përafrohen me ato të BE dhe Shqipëria është në prag të fillimit të negociatave për anëtarësimin. Ne Shqiptarët jemi të dëshiruar të bëhemi pjesë e familjes Europiane por një gjë është e sigurtë, BE nuk na bën pjesë me plehra nëpër këmbë. Institucionet, ekspertët dhe media nuk kanë mundur të përçojnë tek publiku mesazhin në gjuhën e duhur ashtu si bënë mjekët për coronavirusin. Shqiptarët duhet të kuptojnë dhe ndërgjegjësohen, të ndryshojnë sjelljen, të reagojnë dhe kërkojnë zgjidhje afatgjatë për “ket hall të madh”.

Nuk ka nevojë për shpikje, eksperienca Europiane e menaxhimit të mbetjeve është e dobishme: reduktim, ripërdorim, riciklim dhe asgjesim i kontrolluar. Parimi “ndotësi paguan koston” është detyrim ligjor, e vetmia rrugë për të siguruar burimet financiare dhe infrastrukturën e duhur për menaxhimin e qendrueshëm të mbetjeve, mbrojtjen e mjedisit dhe shëdetit publik.

Prof. Dr. Seit SHALLARI

Head of Department of Agri-Environment and Ecology

Faculty of Agriculture and Environment

Agricultural University of Tirana

Tirana, Albania.

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet plehrat ne shqiperi seit shallari plehrat ne shqiperi seit shallari

Sondazh

Poll

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri