Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital
3 Qersho...
Aktualitet
Mjekuan “AUTORIN” e vrasjes së dyfishtë në Laç, lirohen dy mjekët e spitalit privat: Masën ‘detyrim paraqitje’ do
13 Korrik 2020, 09:06Nga DOSJA
TIRANË– Viktor Marku dhe Besim Lamaj dy mjekët që u akuzuan se mjekuan autorin e vrasjes së dyfishtë në Laç, Eduart Lamajn, janë liruar nga burgu dhe janë lënë në “detyrim paraqitje”. Vendimi është marrë sot, gjatë seancës gjyqsore, ndërkohë që mësohet se mjekët do të kërkojnë edhe revokim të masës në Gjykatën e Lartë.
Dy mjekët Viktor Marku dhe Besim Lama, u akuzuan se mjekuan në fshehtësi Eduart Lamajn, duke mos treguar në Polici se i kërkuari fshihej në klinikën AMAVITA.
Lamaj, është autori i atentatit të 30 majit në autostradën Laç-Mamurras ku mbetën të vrarë biznesmenët Bujar Lika dhe Paulin Gjergji.
Autori u fsheh për 25 ditë, ndërsa autor njihej Kreshnik Tushe, 21 vjeç. Ngatërresa ka ndodhur natën e ngjarjes, kur teksa largoheshin nga Hotel A&A, autorët qëlluan Tushen në një rrugicë pasi menduan se iu kishte bërë pritë.
Autori i vërtetë u fsheh tek motra në Tiranë, ndërsa ditët e fundit shkonte mjekohej tek spitali Amavita në QS. Dy mjekët janë arrestuar për moskallëzim krimi, ndërsa në kërkim janë shpallur edhe tri bashkëautorët që realizuan atentatin me Lamajn.
(k.m;f.m/dosja.al)
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
TIRANË– Operacioni Forca e Ligjit u ka dërguar ditën e sotme pusullën katër subjekteve të radhës. Dosja.al mëson se bëhet fjalë për katër të dënuarit...
TIRANË– Gjykata e Posaçme kundër Krimit dhe Korrupsionit (GJKKO) do të vazhdojë të jetë e mbyllur. Dosja.al mëson se për gjashtë seanca gjyqësore, G...
TIRANË- 2 viktima nga COVID-19 në 24 orët e fundit, 117 raste të reja dhe 68 persona të shëruar. Ky është bilanci i situatës me koronavirusin e ri në Shqip...
MAL I ZI- Një ngjarje tragji-komike i ka ndodhur një gjermani, i cili kishte zgjedhur të kalonte pushimet në Ulqin. Gjatë një interviste për “Tv Teuta”, turisti...
KRUJË– Tre persona janë vënë në pranga pasi janë përfshirë në një sherr mes tyre.Sipas njoftimit nga Policia e Krujës, mësohet se bëhet fjalë për dy vëllez...
VLORË– Drejtori i Përgjithshëm i Agjencisë Shtetërore të Kadastrës, Artan Lame ka prezantuar kryeregjistruesin e ri të Kadastrës së Vlorës, Andi Binajn. Pr...
ELBASAN- Një shpërthim ka ndodhur orët e para të mëngjesit të sotëm në Elbasan. Burime të Dosja.al bëjnë me dije se ka shpërthyer një bombël me hidrogjen në ...
TIRANË– Dy mjekë në spitalin e Fierit dhe një tjetër qytetar, kanë rezultuar pozitiv me Covid-19. Mësohet se dy mjekët, njëri prej tyre anestezist, i janë ...
KUKËS– Vatra e zjarrit në malin e Gjallicës, e cila u shua dy ditë më parë, është aktivizuar sërish. Mësohet se prej disa orësh, zona e thepisur në këtë ma...