“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet
21 ...
Aktualitet
Plumbi në tabakino, atentati ndaj Romeo Meçajt, ç’e lidhte me Delon Troqen (Dëshmitë)
6 Mars 2022, 14:57Nga DOSJA
VLORË– Më shumë se 15 persona, dëshmitarë e familjarë të 33-vjeçarit Romeo Meçaj, i cili u plagos një natë më parë në Vlorë janë marrë në pyetje nga grupi hetimor. Mësohet se dëshmitarët kanë treguar se gjatë sezonit veror Meçaj punonte si skafist, me mjete lundruese që transportonin turistë në Karaburun dhe Sazan. Pikërisht kjo punë e lidhte dhe me Delon Troqen, i cili u vra në muajin maj të vitit të kaluar, në afërsi të të njëjtit vend e me të njëjtën skemë si Meçaj.
Nga pamjet e publikuara sot shihet se në vendin ku iu bë atentat 33-vjeçarit ka ende gjurmë. Konkretisht, një vrimë është krijuar në një prej tabakinove të zonës, si pasojë e të shtënave me armë. Në vendin e ngjarjes janë gjendur më tepër se 15 gëzhoja duke filluar nga dera e Stadiumit Flamurtari e duke vijuar më tej për 15 metra.
Edhe vetë Meçaj, njësoj si autorët ka qenë në ecje e sipër duke gjetur vend parkim në lagjen Pavarësia ku jetonte. Pas krimit, autorët dogjën makinën e vjedhur të llojit “Golf 5” e deri më tani nuk ka asnjë gjurmë prej tyre. Zona ku është bërë atentati nuk ka kamera sigurie e sipas hetuesve kjo gjë tregon se autorët e kanë ndjekur e menduar mirë momentin se kur do ta qëllonin 33-vjeçarin. Errësira ka qenë gjithashtu në avantazhin e tyre.
(F.m/dosja.al)
Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?
TIRANË– Kryekomisioneri Ilirjan Celibashi ka bërë një përmbledhje të situatës në qendrat e votimit deri në orën 15:00 në të gjashta bashkitë ku po zg...
TIRANË– Dy kandidatë për kryetar bashkie nuk do të mund të votojnë ditën e sotme. Sot, kandidati i Bashksë Dibër dhe ai i Lushnjes, nuk do të mund të...
Në Shqipëri, në 6 bashki të vendit, Shkodër, Dibër, Durrës, Vorë, Rrogozhinë, dhe Lushnje, po zhvillohen votimet për zgjedhjen e kryebashkiakut. Procesi është z...