LIVE UPDATES
Aktualitet

‘Po ndjek një kriminel…’/Si trafikoheshin mjetet e vjedhura nga Kosova, policja i kalonte

26 Shkurt 2022, 16:34 Nga DOSJA
‘Po ndjek një kriminel…’/Si trafikoheshin mjetet e

TIRANË- “Jam në ndjekje të një elementi kriminal. Është urgjente. Mos më regjistro dhe mos më pengo në punën time”. Me këtë justifikim, Vojsava Doda, oficere e Forcës së Posaçme Operacionale në Policinë e Shtetit, arrinte të linte territorin e vendit dhe të udhëtonte në drejtim të Kosovës. Atje, në bashkëpunim dhe me persona të tjerë, pjesë e një grupi të strukturuar kriminal, që drejtohej nga Selaudin Shahini, vidhnin automjete dhe pasi u ndërronin targat, i sillnin në Shqipëri.

Për të mos u pikasur në kufi, grupi shfrytëzonte oficeren e Operacionales, e cila teksa përballej me kolegët në pikën e kalimit kufitar në Morinë, prezantohej si agjente vëzhgimi dhe se ishte në aksion e sipër, dhe në kushte urgjence, ata nuk duhet të regjistronin hyrje daljet e saj. Herën e fundit, që pjesëtarët e grupit kriminal vodhën një automjet ne Kosovë, diçka e papritur ndodhi. Pronari i makinës Golf 7 po udhëtonte drejt Shqipërisë, kur në rrugën e Kombit pikas automjetin e tij. Ai njofton policinë e Rrëshenit, e cila nuk arrin ta ndalojë automjetin. Edhe policia e Lezhës, vihet në lëvizje, por se ndalon dot. Automjeti ndalohet në Kamzë.

Oficerja e policisë e cila drejtonte makinën e vjedhur kishte hyrë në pikën e kalimit kufitar në Morinë në orën 19.30 të mbrëmjes së 24 shkurtit. Punonjësi I policisë së pikës së kalimit kufitar Fatri Braha, tashmë nën arrest si i dyshuar, iu sqaroi hetuesve të gjithë situatën.

“Kanë qenë minutat e fundit të orarit të shërbimit, kur kjo shtetase në momentin e paraqitjes në kabinë, me nxori një dokument të Policisë së Shtetit me mu prezantua si agjente në vëzhgim e Sektorit të Forcës së Posaçme, në drejtorinë e Përgjithshme. Më relatoi se është në ndjekje të një procedure urgjente. E kam lejuar të kalojë pa u regjistruar në sistemin TIMS, për shkak të urgjencës. Të dhënat e saj dhe targat e automjetit i kam mbajtur shënim me mendimin që ti hedh më vonë në sistem”, tha në dëshmi Fatri Braha.

Pas bllokimit të automjetit, policia në kuadër të operacionit “Naciomal”, arrestoi kreun e dyshuar të grupit, Selaudin Shahini, k,ushëririn e tij, Ndricim Shahini, Ervis Carën, Aurel Shatrin, Vojsava Dodën, oficere e Operacionale, si dhe dy punonjësit e policisë, Endi Ahmetaj e Fatri Braha. Sipas policisë Selaudin Shahini, i cili ishte në rolin e drejtuesit, në bashkëpunim me lidhje të tij familjare dhe shoqërore, kishte krijuar një rrjet personash që funksiononin si një grup i strukturuar kriminal, dhe trafikonin mjete motorike të vjedhura, nga Kosova në drejtim të Shqipërisë.

“Ndricim Shahini nëpërmjet lidhjeve të tij shoqërore në Kosovë, siguronte automjetet e vjedhura në këtë shtet. Trafikimi i këtyre mjeteve bëhej nëpërmjet PKK Morinë, dhe kalimin e tyre, e kryente shtetasi Fatri Braha, me detyrë punonjës Policie në stacionin e Policisë Kufitare Morinë, i cili nuk i regjistronte mjetet motorike që kalonin”, njoftoi policia. Pas arrestimit të shtatë personave, dosja iu kalua SPAK, pas dyshimeve se ata vepronin si grup i strukturuar kriminal.

SHIKO EDHE KËTË:

Trafikonin makina të vjedhura nga Kosova, arrestohen 7 persona, mes tyre 3 policë (EMRAT)

Marrë nga BalkanWeb

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet morine operacioni nacional policia e shtetit vojsava doda morine operacioni nacional policia e shtetit vojsava doda

Sondazh

Poll
Aktualitet 26 Shkurt 2022, 13:57

“Big Shqipëria? Histori të rreme? Jo më”

TIRANË-“Histori të rreme? Jo më”, kështu është vulosur këtë javë historia ndoshta më e shpejtë e dashurisë… po flasim për Donald dhe Beat...

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë