“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet
21 ...
Politike
‘Po u bëhet presion’/Basha merr në “besë” SPAK:Hetoni! Keni mbështetjen e PD, kam burime…
20 Shkurt 2022, 12:43Nga DOSJA
TIRANË– Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha pretendon se hetuesve të Prokurorisë së Posaçme (SPAK) po u bëhet presion në mënyrë që të mos e hetojnë çështjen e inceneratorëve. Në një konferencë për mediat, duke cituar burimet e tij, Basha tha se SPAK ka trysni për të mos hetuar, ndaj dhe u ofroi mbështetjen e PD-së. Ndërsa sqaroi edhe përse nuk përmend e falenderon për punën e bërë edhe dy anëtarët e tjerë të Komisionit, Belind Këlliçin dhe Luçiano Boçin, të cilët janë mbështetës të ish-kryeministrit Sali Berisha në “luftën” brenda Partisë Demokratike.
PJESË NGA KONFERENCA:
Pyetje: Përmendët presionin ndaj SPAK, keni informacione se po u bëhet presion apo thjesht i referoheni deklaratave publike të Ramës dhe maxhorancës?
Basha: Të dyja!
Pyetje: Përveç zonjës Felaj që referohet se ka konflikt interesi, kush janë dy të tjerët?
Basha: Do zbardhet ditët e ardhshme.
Pyetje: Pse nuk përmendni anëtarët e tjerë të Komisionit zotin Këlliçi dhe Luciano Boçi?
Basha: Përmenda të gjithë që janë të pranishëm. Edhe të tjerët do të kenë vlerësimin tim në bazë të përformancës. Presion politik po bëhet kam dijeni. Por nuk kam ndërmend t’i tregoj burimet e mia. Disa prej tyre duhen mbrojtur. Por po u bëhet presion. Janë njerëz, janë të mirëpaguar, kanë mbështetje politike nga aleatët tanë. Po iu jap edhe njëherë sot mbrojtje dhe mbështetje nga PD për t’u shkuader deri në fund kësaj afere.
TIRANË– Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha i bëri thirrje Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Gledis Nanos që të dorëzojë të ...
TIRANË- Ambasadori britanik në Shqipëri Alastair King-Smith ka inkurajuar të gjithë qytetarët që të marrin pjesë në zgjedhjet e pjeshme në 6 bashki. Me anë...
TIRANË– Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi ka publikuar sot disa dokumente të reja, që sipas saj tregojë detaje të reja në lidhje me inceneratorët....
TIRANË– Ish-kryeministri Sali Berisha është shprehur se shumë persona që duhet të ishin në pranga për 3.4 milionë eurot që erdhën në Shqipëri e u sek...
SHKODËR– Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha pas takimit hapës të fushatës është takuar me qytetarët shkodranë në rrugët e qytetit. Kreu i P...
DURRËS– Ish-kryeministri Sali Berisha ka akuzuar sërish kandidatin e Partisë Demokratike Luan Hoti se ka në duar monopolin e porteve në vend. I ndodh...
DURRËS– Ish-kryeministri Sali Berisha i konsideroi inceneratorët një vjedhje të tmerrshme shtetërore të kryeministrit Edi Rama. I ndodhur në Hamallaj...
TIRANË– Ministrja Elisa Spiropali e ka konsideruar një shpifësi të politikës debatin e ditëve të fundit mbi inceneratorët. E ftuar në emisionin “Kjo ...