LIVE UPDATES
Aktualitet

Klodian Tomorri tregon si u ble godina e re e Drejtësisë: Skandal! U ndërtua për 2 mln € në tokën e shtetit, por qeveria

7 Maj 2020, 13:08 Nga DOSJA
Klodian Tomorri tregon si u ble godina e re e Drejtësisë: Skandal! U

TIRANË- Gazetari Klodian Tomorri, ka treguar sot disa detaje në lidhje me blerjen e godinës së re, ku do vendosen të gjitha institucionet e krijuara nga reforma në drejtësi. Në një reagim në Facebook, Tomorri shkruan se transaksionet për blerjen e kësaj godinë janë shoqëruar me një shkanda, pasi sipas tij kjo ndërtesë është ndërtuar nga institucioni i Dhomës Kombëtare të Avokatisë.

Më tej ai shton se  e gjithë godina e ndërtuar në Dhoma Kombëtare e Avokatisë ka kushtuar 2 milionë Euro, por qeverisë shqiptare i është shitur me një çmim disa fish më të lartë, 12,6 milionë Euro. “Dhoma Kombëtare e Avokatisë u shndërrua në kompani ndërtimi për të tretur 10 milionë euro, para të qytetarëve shqiptarë”, shton më tej ai.

REAGIMI I PLOTË

Damka 12.6 mln euro mbi Drejtësinë e Re. Një institucion “hibrid”, domethënë as publik dhe as privat, ndërton një godinë me kosto më pak se 2 milionë euro. Dy vjet pas përfundimit, godina shitet, por tashmë për 12.6 milionë euro. Ky nuk është një skenar filmi, por histori e vërtetë. Institucioni “hibrid” është Dhoma Kombëtare e Avokatisë. Blerësi është qeveria. Paratë janë të qytetarëve shqiptarë. Javën e kaluar Këshilli i Ministrave miratoi një vendim të posaçëm, i cili finalizon blerjen e Polit të Drejtësisë, godinës ku janë vendosur institucionet e reja të drejtësisë. Vendimi u mbajt sekret duke mos u publikuar as në faqen e Këshillit të Ministrave dhe as në fletoren zyrtare sic e kërkon ligji. Arsyet gjenden në përmbajtjen e tij!

Sipas aktit të miratuar, buxheti i shtetit do t’i paguajë Dhomës Kombëtare të Avokatisë 12.6 milione euro për blerjen e ndërtesës, e cila ka kushtuar 6 herë më pak dhe mbi të gjitha është ngritur në tokë të falur shtetërore. Në vitin 2013, qeveria e Sali Berishës i fali Dhomës Kombëtare të Avokatisë 25 mijë metra tokë publike tek Fusha e Aviacionit. Sipas vendimit, toka shtetërore falej për të ndërtuar Korpusin e Avokatisë, pjesë e të cilit do të ishin zyrat e Dhomës Kombëtare, por edhe shkolla ku do të trajnoheshin avokatët. Kjo ishte një kërkesë e hershme nga Bashkimi Europian dhe në vendim qeveria sanksionoi shprehimisht se Dhoma e Avokatëve e kishte të ndaluar të ndryshonte destinacionin e tokës. Por çfarë ndodhi më pas?

Dhoma e Avokatëve e ndërtoi me fondet e veta godinën duke e mbajtur sekret çmimin e ndërtimit. Por ajo nuk mund të mbante dot sekret tatimin e paguar në Bashki. Sipas regjistrit të taksave në Bashki, taksa e ndikimit në infrastrukturë që është paguar për Korpusin e Avokatisë është 19.4 milionë lekë. Meqë kjo taksë është sa 8 për qind e vlerës së investimit, atëherë e gjithë ndërtesa ka kushtuar 232 milionë lekë ose më pak se 1.9 milionë euro., Por pas përfundimit të godinës, dikujt në qeveri i lindi idea për te bere biznes. Në prill të vitit të kaluar, qeveria ngriti një grup të posaçëm pune me përfaqësues nga disa ministri për të bërë vlerësimin e godinës dhe për të hartuar projektkontratën e blerjes. Grupi bëri vlerësimin, përgatiti projektkontraten dhe javën e kaluar godina me vlerë 2 milionë euro e ndërtuar mbi tokë të falur shtetërore, u pagua nga taksapaguesit shqiptarë plot 12.6 milionë euro. Pyetja tani është se kujt po i shkojnë paratë?

Dhoma Kombëtare e Avokatisë është një OJF, e cila financohet nga kontributet e anëtarëve dhe donacionet e ndryshme. Në një farë mënyre, një institucion “trans” as publik dhe as privat. Institucione të tilla zakonisht bëhen ura korrupsioni, pasi marrin favore publike për të kënaqur interesa private. Në këtë rast skema është flagrante. Dhoma Kombëtare e Avokatisë u shndërrua në kompani ndërtimi për të tretur 10 milionë euro, para të qytetarëve shqiptarë. Tashmë institucionet e drejtësisë duhet të hetojnë mbi të gjitha, shtëpinë e tyre dhe zyrat ku ulin të ndenjurat çdo ditë. Si u ble një godinë e ndërtuar mbi tokë shtetërore të falur 6 herë më shtrenjtë nga kostoja e ndërtimit? Si u përllogarit vlera e blerjes dhe ku do të shkojnë paratë? Këto përgjigje duhet t’i kërkojnë me forcë edhe ambasadorët apo ish ambasadorët e partnerëve strategjike, të cilët ishin të ftuarit specialë në inaugurimin e godinës një vit më parë. Nëse nuk kane interesa okulte, do te duhet ta bëjnë me patjetër. Në të kundërt, reforma në drejtësi do të ketë një damkë të madhe pas vetes. Atë të drejtësisë së ngritur mbi Tempullin e Korrupsionit, i cili nuk hedh dyshime vetëm brenda vendit.

(A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet godina e re e drejtesise klodian tomorri poli i drejtësisë godina e re e drejtesise klodian tomorri poli i drejtësisë

Sondazh

Poll

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen