LIVE UPDATES
Bota

Policët e arrestuan dhe dhunuan në sy të fëmijëve pse nuk mbajti maskë, Inspektorati: Çështja është në fazën e hetim

14 Shtator 2020, 14:54 Nga DOSJA
Policët e arrestuan dhe dhunuan në sy të fëmijëve pse

PRISHTINË- Mbrëmjen e së shtunës që lamë pas Inspektorati Policor i Kosovës ka pranuar një ankesë se disa efektivë të policisë kanë tejkaluar kompetencat e tyre, duke përdorur forcën për arrestimin e një qytetari në kryeqytet.

Arsyeja e arrestimit ishte mosmbajtja e maskës nga qytetari. Pas publikimit të pamjeve gjatë arrestimit të qytetarit, të shumta kanë qenë komentet kundër Policisë së Kosovës, ku kritikohej dhuna ndaj qytetarit.  Madje, B.S. tha se u keqtrajtua nga policët edhe pasi u çua në stacion policor.

Gazeta Express ka raportuar se IPK-ja ka deklaruar se janë duke u kryer të gjitha hetimet e nevojshme rreth këtij rasti. Vendosja e maskës, si masë mbrojtëse nga COVID-19, është bërë një masë e detyrueshme nga Qeveria e Kosovës, që prej datës 13 korrik. Pra të gjithë qytetarët që janë në hapësira publike dhe nuk kanë të vendosur maskën dënohen me gjobë.

Mediat vendase kanë raportuar se janë të shumta rastet kur policia është përplasur me qytetarët gjatë vendosjes së gjobave. Një rast i tillë ndodhi në kryeqytet mbrëmjen e së shtunës. Një qytetar u arrestua në sheshin “Nënë Tereza” në Prishtinë, pasi nuk kishte vendosur maskën. Mirpo ndryshe nga rastet e tjera,  arrestimi i tij bëri bujë të madhe. Video gjatë arrestimit të qytetarit me inicialet B.S. u bë virale në rrjetet sociale.  Menjëherë pas kësaj ngjarje pati kritika të shumta ndaj zyrtarëve të Policisë së Kosovës, të cilët në video shfaqen duke dhunuar qytetarin, për shkak të mos mbajtjes së maskës.

Versioni i policisë për këtë rast ishte se B.S. nuk ka respektuar urdhrat e policëve dhe i ka ofenduar ata. Sipas policiasë thuhet efektivët ishin të detyruar të përdornin forcën, pasi i dyshuari kishte shfaqur sjellje arrogante, e gjithashtu kishte ngritur dorën në drejtim të zyrtarëve policorë.

‘’Rreth orës 21:30 njësia policore gjatë realizimit të detyrave dhe kompetencave ligjore, konkretisht gjatë patrullimit në sheshin “Nënë Tereza” ka hasur në personin e dyshuar me inicialet (B. S; 1988) i cili ka qenë pa maskë. Të njëjtit ju është tërhequr vërejtja disa herë, por nuk ka përfillur urdhrat e zyrtareve policor, kur atij iu është kërkuar dokumenti i identifikimit nga zyrtaret dhe ka kuptuar se po i shënohet fletëparaqitje sipas ligjit për parandalimin dhe luftimin e pandemisë, ai ka filluar të përdorë shprehje ofenduese dhe kërcënuese, duke shfaqur po ashtu sjellje arrogante kundrejt zyrtarëve policor, dhe në një moment ai ka ngritur dorën në drejtim të zyrtarëve policor ku të njëjtit janë detyruar të përdorin forcën e domosdoshme, proporcionale duarthatë për ta venë nën kontroll të dyshuarin.”- ka thënë zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Daut Hoxha.

Pas ankesës së B.S., se policët e keqtrajtuan edhe pasi e dërguan në stacion policor, IPK-ja ka thënë për Express se rasti momentalisht është në fazën e hetimit.

IPK aktualisht për këtë incident është në fazën e hetimit paraprak në ndërmarrjen e veprimeve të nevojshme hetimore për të sqaruar rrethanat e këtij incidenti në konsultim të vazhdueshëm me prokurorin përgjegjës. Në vazhdën e veprimeve hetimore, hetuesit e Departamentit të Hetimeve pranë IPK-së kanë ndërmarrë një mori veprimesh hetimore në bazë të mandatit ligjor dhe në koordinim me prokurorin kompetent, duke përfshirë sigurimin e video-incizimeve të kamerave të sigurisë në Stacionin Policor Qendra në Prishtinë, marrjen e deklaratës së ankuesit, sigurimin e shkresave të lëndës e cila posedon edhe deklarimet e  zyrtarëve policor lidhur me këtë incident.”- thuhet në përgjigjen e IPK-së.

Ndërkohë, qytetari me iniciale B.S. i cili ishte  dërguar në komisariat për të qëndruar 48 orë, është lënë i lirë të dielën akoma pa bërë 24 orë nga arrestimi.

A.C/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

rajoni rajoni koronavirusi ne kosove koronavirusi ne kosove

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet