LIVE UPDATES
Bota

Policët e arrestuar në Kosovë: A ka ndonjë kafe për këta burra?

16 Mars 2022, 11:29 Nga DOSJA
Policët e arrestuar në Kosovë: A ka ndonjë kafe për

KOSOVË- Me qindra euro dyshohet të kenë marrë si ryshfet nga qytetarët e Kosovës dhe Shqipërisë, policët dhe doganierët që u arrestuan të hënën (14 mars) në Komunën e Gjakovës dhe atë të Prizrenit. Gjykata Themelore në Prishtinë ka caktuar masën e paraburgimit për 25 të pandehur – zyrtarë policorë dhe doganorë – të cilët dyshohen për “marrje ryshfeti” dhe “keqpërdorim të pozitës apo autoritetit zyrtar”.

Prokuroria Speciale e Kosovës ka kërkuar nga Gjykata që të shqiptojë masën e paraburgimit prej një muaji për 50 zyrtarët policorë dhe doganorë, të ndaluar më 14 mars. Vendimi për pjesën tjetër do të merret të mërkurën, 16 mars.

Avokati i njërit prej të pandehurve, Agon Rrecaj e ka cilësuar si të pabazuar kërkesën për paraburgim, pasi sipas tij, Prokuroria nuk ka ofruar asnjë provë apo dëshmi tjetër për të dëshmuar ekzistimin e ndonjërit prej kushteve të veçanta për caktimin e masës së paraburgimit.

“Ta keni parasysh se, Prokuroria, si arsye për caktimin e kësaj mase e cilëson rrezikun e përsëritjes së veprës penale, ndërsa ne fakt të gjithë zyrtarët policorë tanimë veçse janë të suspenduar nga puna, prandaj si është e mundur që të njëjtit të përsërisin veprat penale kur janë të suspenduar nga puna, përfshirë vetë klientin tim? Sa i përket provave që i posedon Prokuroria, mbetet që ato të vlerësohen në fazat e mëtutjeshme të procedurës”, tha avokati Rrecaj për Radion Evropa e Lirë.

Klienti i tij, polici A.TH, dyshohet për kryerjen e veprave penale: pjesëmarrja dhe organizimi i grupit kriminal të organizuar, keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar dhe marrje e ryshfetit. Ai dyshohet për marrje të ryshfetit me qëllim që t’iu mundësonte qytetarëve të ndryshëm kalimin e kufirit në mënyrë të kundërligjshme.

Sipas kërkesës për vendosjen e masës së paraburgimit, thuhet se të pandehurit, në cilësinë e zyrtarëve policorë dhe doganorë, prej muajit shkurt deri në muajin dhjetor të vitit 2021, në pikën kufitare Qafë Prush (pika kufitare me Shqipërinë), duke vepruar në mënyrë të organizuar apo edhe individualisht, me qëllim të përfitimit material për vete dhe të tjerët, kanë keqpërdorur detyrën zyrtare duke pranuar ryshfet nga qytetarët e Kosovës dhe Shqipërisë, duke iu mundësuar që të hyjnë në territorin e Kosovës përmes shmangies së pagesave të tarifave doganore.

Sipas kërkesës për paraburgim të policëve dhe doganierëve të pikës kufitare Qafë Prush, të cilën e ka siguruar Radio Evropa e Lirë, rastet kur policët janë “shpërblyer” me nga 20 ose 50 euro ishin të shpeshta. Por, nuk mungonin as rastet kur policët kanë marrë nga 100 euro e deri në 400 euro.

E gjithë kjo për të lejuar kontrabandimin e lëndëve narkotike dhe mallrave të ndryshme. Policët kufitarë kanë marrë para edhe për t’i lejuar qytetarët që të hyjnë në Kosovë në kundërshtim me masat e vendosura nga Qeveria për parandalimin e përhapjes së COVID-19.

Ryshfeti në pikën e “Qafë Prushit”
Kjo pyetje u ishte bërë qytetarëve të Shqipërisë dhe Kosovës gjatë vitit të kaluar, të cilët kanë kaluar përmes pikës kufitare në Qafë Prush në Komunën e Gjakovës. Më 18 dhjetor të vitit të kaluar, njëri nga policët e arrestuar, me inicialet U.M, dyshohet të ketë pyetur një qytetar: “A ka ndonjë kafe a ndonjë send për këta burra a jo?”. Shoferi i një kamioni të vogël me ngjyrë të gjelbër, kishte pranuar kërkesën e policit dhe dyshohet se u ka dhënë para zyrtarëve policorë.

Dy muaj më herët, më 28 gusht pas orës 19:00, një veturë me ngjyrë të zezë ishte ndalur te kabina ku qëndronte polici A.TH, dhe i kishte thënë “i ke në librezë”, ku dyshohet t’ia ketë lënë 300 euro. Pak minuta më vonë, aty kishte ardhur një veturë tjetër e tipit “Ford”, ngjyrë hiri, që kaloi shpejt pa u kontrolluar fare.

Nuk vonoi shumë dhe në të njëjtën pikë kufitare u ndalua një furgon i bardhë, që dyshohet se transportonte 500 kilogramë lëndë narkotike të llojit kanabis sativa. Dyshohet se shoferi ua kishte dhënë nga 100 euro tre policëve që ishin në ndërrim. Sipas kërkesës për paraburgim, më 15 tetor 2021, policët tani të dyshuar, S.H dhe A.P, kishin marrë nga një qytetar 400 euro, në mënyrë që të lejonin futjen në Kosovë të disa pajisjeve për ashensor.

Sipas Prokurorisë, një banor i fshatit Runik të Komunës së Skenderajt, për të futur 10 arka me kërpudha në Kosovë, dyshohet se i kishte dhënë para policit kufitar A.TH, derisa ai ishte në kabinë për kontrollimin e pasaportave. Ai kishte marrë paratë me dorën e djathtë dhe pastaj e ka regjistruar qytetarin dhe ia ka lejuar hyrjen në Kosovë duke mos iu nënshtruar procedurave doganore.

Për pak orë, mbi 200 euro ryshfet

Njëri nga policët e arrestuar, me inicialet B.K, brenda një ditë – derisa ishte në ndërrimin e natës – kishte marrë mbi 200 euro ryshfet. Më 17 tetor të vitit të kaluar, ai e kishte nisur ditën duke marrë 20 euro ryshfet. Më vonë, duke lejuar kontrabandimin e kërpudhave, ai kishte marrë edhe 100 euro të tjera.

Pas orës 21:00, duke lejuar kontrabandën e kërpudhave, polici B.K, kishte marrë 105 euro nga një shtetas i Shqipërisë, dhe i kishte ndarë me kolegët S.ZH dhe M.B. Sipas Prokurorisë, një polic tjetër kishte marrë 10 euro nga një qytetar, i cili po transportonte shampon, mbrojtëse për telefon, mbushës telefoni etj.

Me vetëm 1.5 euro qytetari nga Shqipëria A.C, i kishte bindur policët kufitarë që të hynte lirshëm në Kosovë, pasi të njëjtit i kishin kërkuar diçka për të pirë ose për të ngrënë. Policët e arrestuar, disa herë kishin pranuar të holla duke vepruar në kundërshtim me kushtet për hyrje në Kosovë, sipas masave kundër pandemisë COVID-19.

Më 8 dhjetor 2021, një shtetas i Kosovës ua kishte dhënë 200 euro policëve kufitarë për kontrabandimin e mallrave që dyshohet të ishin maska dhe pajisje teknologjike. Ndërkaq, Prokuroria Speciale ka bërë të ditur se hetimi për këtë rast ka nisur një vit më parë ndaj 68 personave dhe disa persona janë ende në arrati, përfshirë edhe shtetas të Shqipërisë.

Në mesin e të arrestuarve, sipas IPK-së, janë dy togerë policorë, pesë rreshterë dhe dy zyrtarë doganorë. Ky operacion i IPK-së, sipas autoriteteve, është përkrahur edhe nga Agjencia e Kosovës për Inteligjencë, Dogana e Kosovës dhe Policia e Kosovës.

Marrë nga REL

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

rajoni rajoni agon rrecaj policet e arrestuar ne kosove agon rrecaj policet e arrestuar ne kosove

Sondazh

Poll

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri