"Burgu i Ali Demit është kthyer në burg të hapur", Manja: Ditën në punë, natën në burg! Kemi njoftu...
Aktualitet
Policia e Shtetit SQARON: Stiverjan Dashi nuk është i afërm i ndonjë zyrtari drejtues. Nuk favorizohet
23 Janar 2021, 14:13Nga DOSJA
TIRANË– Policia e Shtetit ka hedhur poshtë lajmet se i riu, Stiverjan Dashi i cili shkaktoi aksidentin pranë ambasadës italiane ditë më parë është familjar i një zyrtari drejtues në Polici.
Ne sqarimin e saj, policia thekson se drejtuesi i mjetit që shkaktoi aksidentin rrugor “nuk është i afërm i ndonjë zyrtari drejtues në Policinë e Shtetit dhe nuk është favorizuar në asnjë moment nga asnjë zyrtar policie. Ndër të tjera policia thekson se në lidhje me këtë ngjarje janë kryer të gjitha veprimet procedurale dhe materialet janë referuar në Prokurori për veprime të mëtejshme, në ngarkim të qytetarit Stiverjan Dashit.
Ky sqarim u bë nga ana e policisë pasi në media u raportua se i riu ka shpëtuar nga burgu duke marrë vetëm një gjobë pasi kishte lidhje me një person që mban post të lartë në institucionet ligjvënëse.
SQARIM:
Në lidhje me lajmin e publikuar në disa media përgjatë ditëve të fundit, për një aksident rrugor të ndodhur në kryqëzimin e rrugës “Papa Gjon Pali II” me rrugën “Ismail Qemali”, ku shtetasi S.D., duke vazhduar lëvizjen me mjet gjatë kohës që semafori ishte me dritë të kuqe dhe është përplasur me mjetin tip “Skoda Rapid”, me drejtues shtetasin D.T. dhe pasagjer shtetasin A.M. e për pasojë u dëmtuan 2 shtetas, jashtë rrezikut për jetën, sqarojmë opinion publik se:Drejtuesi i mjetit që shkaktoi aksidentin rrugor nuk është i afërm i ndonjë zyrtari drejtues në Policinë e Shtetit dhe nuk është favorizuar në asnjë moment nga asnjë zyrtar policie.Stukturat hetimore të Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë, në lidhje me këtë ngjarje kanë kryer të gjitha veprimet procedurale dhe materialet janë referuar në Prokurori për veprime të mëtejshme, në ngarkim të qytetarit S.D.Njëkohësisht, Policia Rrugore e Tiranës ka kryer të gjitha veprimet administrative.Njoftimi për aksidentin rrugor është pasqyruar në faqen zyrtare të Policisë së Shtetit, në përmbledhjen ditore të ngjarjeve që publikohet, si çdo ngjarje tjetër pa pasoja fatale.Policia e Shtetit garanton qytetarët se është tërësisht e angazhuar për të luftuar krimin dhe zbatuar ligjin dhe vetëm ligjin, ndaj fton median që për çdo rast të kërkojë informacion zyrtar pranë strukturave përgjegjëse për dhënien e informacionit.
(A.B)/Dosja.al
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
TIRANË– Një bankë e nivelit të dytë ka rënë pre e grabitjes pak minuta më parë. Këtë e konfirmon dhe vetë policia ku nëpërmjet një njoftimi bën të ditur se...
TIRANË–Një pikë dhëniesh kredie në kryeqytet ka rënë pre e grabitjes. Ngjarja ka ndodhur pak minuta më parë në zonën e Brrylit në Tiranë. Dosja.al mëson se...
TIRANË – Instituti i Gjeoshkencave ka parashikuar se në tre ditët e ardhshme vendi do të përfshihet në kushte të paqëndrueshme, ku priten rreshje shi...
ITALI– Dy ditë pas publikimit të përgjimeve të bujshme të 50 personave me anëtarë të klanit mafioz “Ndrangheta, ka nisur marrja në pyetje e të përfshirëve...
TIRANË– Bordi Kombëtar Studentor i ka dërguar një kërkesë Ministres së Arsimit ditën e sotme, ku në emër të studentëve kërkohet rikthimi në auditore ...
KUKËS– Gjykata e Kukësit ka lënë në burg 45-vjeçarin me iniciale N.E., i cili dyshohet se pqër dy vite rresht ka abuzuar seksualisht me një të mitur...
VLORË– Një masiv shkëmbor është shkëputur nga mali, duke bllokuar rrugën Bashaj-Vërmik Vlorë, e cila lidh dy fshatrat.Dosja.al mëson se masivi shkëmbor ka ...
DIBËR– Persona të shumtë kanë rënë në prangat e policisë pasi kanë prerë pyjet, duke rënë në kundërshtim me ligjin. Në pranga kanë rënë 5 persona, mes tyre...
TROPOJË– Moti i keq në veri të vendit është bërë shkak i problemeve, kryesisht në zonat e Tropojë.Si rezultat i reshjeve në aksin Bajram Curr- Valbonë ka p...