Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tiranë-Policia e Shtetit në 24 orët e fundit ka u ka hequr patentën 19 shoferëve dhe u ka bllokuar mjetet, pasi shkelën urdhrin e ndalim qarkullimit. Po kështu, policia ka gjobitur me 10.000 lekë, 166 qytetarë, pasi u kapën duke lëvizur në këmbë apo me biçikleta, pa ndonjë arsye apo emergjencë. Ndërkohë në kryeqytet, janë arrestuar 2 persona pasi janë kapur në rrugë jashtë orarit të lejuar dhe kundërshtun efektivët e Policisë.
Njoftimi i Policisë:
Shërbimet e Policisë vijojnë kontrollet në të gjithë territorin, në zbatim të masave kufizuese të shpallura nga qeveria shqiptare, për vënien në kontroll të pasojave që sjellin përhapjen e COVID-19.
Gjatë 24 orëve të fundit, në të gjithë vendin janë evidentuar 19 drejtues mjetesh që kanë shkelur urdhrin e ndalim qarkullimit, të cilët janë ndëshkuar me heqje të lejes së drejtimit dhe bllokim mjeti, në zbatim të Aktit Normativ Nr. 3, datë 15.03.2020 ”Për marrjen e masave të veçanta administrative gjatë kohëzgjatjes së periudhës së infeksionit të shkaktuar nga virusi COVID-19″.
Në të gjithë vendin, gjatë 24 orëve të fundit, si rezultat i kontrolleve të ushtruara nga strukturat e Policisë dhe denoncimeve të ardhura nga qytetarët në adresat zyrtare të Policisë së Shtetit, në 112/129 dhe Komisariatin Dixhital, janë evidentuar dhe ndëshkuar me masë administrative 10.000 lekë, 166 shtetas, të cilët u konstatuan nga shërbimet e Policisë duke lëvizur në këmbë apo me biçikleta, pa ndonjë arsye apo emergjencë.
Ndërkohë, në Tiranë, shtetasit M. K., 44 vjeç dhe D. K., 42 vjeç janë arrestuar në flagrancë nga Policia, për kundërshtim të forcave të Policisë, pasi rreth orës 19:00 të ditës së djeshme janë konstatuar duke lëvizur në këmbë dhe kur punonjësit e Policisë i kanë kërkuar që të identifikoheshin, ata nuk kanë pranuar dhe kanë kundërshtuar me dhunë punonjësit e Policisë.
Në të gjithë vendin janë konstatuar 3 njësi tregtie që nuk kanë zbatuar orarin e mbylljes dhe ndaj administratorëve është marrë masa administrative, në bazë të nenit 3, pika 7 e Aktit Normativ Nr. 3, datë 15.03.2020.
Policia e Shtetit apelon për qytetarët që të aplikojnë në e-Albania apo në numrin falas 55155, për t’u pajisur me autorizim, për një pjesëtar të familjes, për të bërë pazar në qendrat urbane, ndërsa pensionistët nuk lejohen në mënyrë kategorike të dalin nga banesa.
Theksojmë faktin se nuk do të lejohet asnjë këmbësor të dalë për shëtitje, aktivitet sportiv apo për motive të tjera, pa marrë leje. Shërbimet e Policisë, nëse do konstatojnë këmbësorë me mungesë të email-it apo mesazhit konfirmues nga e-Albania, do të aplikojnë gjobat ndaj tyre.
Lejohen të qarkullojnë ata shtetas që shkojnë në punë në aktivitetet e lejuara për të vazhduar punën dhe kthehen brenda orës 13:00, si dhe ata punonjës që puna u mbaron në orën 16:00, të cilët duhet të kenë me vete kartën e identitetit dhe vërtetimin e punës nga punëdhënësi. Policia e Shtetit apelon për të gjithë qytetarët që të respektojnë masat kufizuese, për të bërë të mundur parandalimin e përhapjes së COVID-19.
J.V/Dosja.al
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
SHBA– Ajo paralajmëroi një skenar të frikshëm deri në 240.000 jetë të humbura në SHBA, nëse njerëzit nuk vetëkarantinohen.Sipas Gjutës, ruajtja e distancë...
TIRANË- Mira Rakacolli, zv/ministre e Shëndetësisë iu është përgjigjur pyetjeve të gazetarëve lidhur me ecurinë e COVID-19. Përmes një video-konferencë, Ra...
Elbasan- Qytetarët e Elbasanit nuk respektojnë masat e marra nga Policia për COVID-19. Siç shihet edhe në foton e mëposhtme, qytetarët nuk mbajnë radhë p...
Has- 3 punonjës të Policisë Kuftare të Qaf-Prushit në Has rezultojnë të infektuar me COVID-19. Burime për Dosja.al bëjnë me dije se ata i ka infektuar kolegu i ...
Përse dole nga shtëpia në orar të ndaluar? Kjo pyetje drejtuar K. Dh, i moshës 26 vjeç ka zbuluar se ai nuk ishte thjesht thyes i karantinës, por edhe se...
Durrës- Dy persona të tjerë rezultojnë të infektuar me COVID-19 në qytetin e Durrësit. Burime për Dosja.al bëjnë me dije se është infektuar një çift, bu...
SHQIPËRI- Në kohën kur numri i të infektuarve nga koronavirusi në Shqipëri ka arritur në 377 me 16 raste të reja në 24 orët e fundit, mbyllja në shtëpi nuk...
Tiranë– Ipeshkvi i i Mirditës, Dom Gjergj Meta, jep një mesazh të fortë për situatën e krijuar në vend nga COVID-19. Nëpërmjet një postimi në Facebook, Dom Gjer...
Shqipëri- Koronavirusi është përhapur pothuajse në të gjithë Shqipërinë. Ndërkohë, vetëm në qarqet Gjirokastër dhe Dibër nuk ka asnjë të infektuar me COVID-19. ...
SHKODËR- Numri i të infektuarve në qarkun e Shkodrës ka shkuar në 44, por sërish një pjesë e qytetarëve nuk e respektojnë distancimin social. Pamje shokues...