LIVE UPDATES
Aktualitet

“Pandemia nuk është luftë, mjaft me këtë fjalë të tmerrshme”/ Dom Gjergj Meta: Abuzim i hapur, po të përdorej virus

6 Prill 2020, 09:48 Nga DOSJA
“Pandemia nuk është luftë, mjaft me këtë

Tiranë– Ipeshkvi i i Mirditës, Dom Gjergj Meta, jep një mesazh të fortë për situatën e krijuar në vend nga COVID-19. Nëpërmjet një postimi në Facebook, Dom Gjergj Meta shprehet se nuk jemi në luftë, pas përhapjes së COVID-19 në vendin tonë. Sipas vendi do të ishte në luftë, nëse ky virus po përdorej si armë bilogjike.

“Lufta shkaktohet dhe pësohet. Pas saj ka interesa ekonomike, politike apo etnike. Atëherë, termi “luftë”, mund të përdoret vetëm për interesa të këtij lloji, por nuk i shërben kauzës për ndalimin e Covid-19 dhe nuk ka lidhje me të. Madje është një abuzim i hapur.”, shprehet ai.

Mesazhi

Metafora e gabuar!

Gjendja e shkaktuar nga Covid – 19 nuk është luftë. Përkufizimi i luftës shprehet me këto terma: “Dukuri kolektive që ka trajtën e saj dalluese në dhunën e armatosur, e vënë në veprim nga grupe të organizuara” (cfr. Enciklopedia Treccani). Sipas këtij përkufizimi, gjendja e shkaktuar nga Covid-19, ka vetëm një kusht për t’u quajtur luftë: nëse ky virus është përdorur si armë biologjike nga ndonjë shtet. Nëse është kështu atëherë duhet të na e thonë. Deri tani kjo nuk është verifikuar edhe pse ndoshta nga dikush mund të jetë hamendësuar. Pra ne nuk jemi në luftë.

Në kohën e gripit spanjoll askush nuk guxoi të flasë për luftë. E pra gripi spanjoll preku rreth 200 milion njerëz dhe shkaktoi 10 – 50 milion viktima në një popullsi prej 2 miliard njerëzish. Vetëm në Itali shkaktoi 400 mijë viktima. Por ndoshta atëherë Evropa e dinte mirë se çfarë ishte lufta e nuk kishte guximin të quante një pandemi luftë. E dinte mirë peshën e fjalës luftë dhe nuk mund ta përdorte atë për një pandemi edhe pse nga më të rrezikshmet e historisë njerëzore.

Atëherë pyetjet që lindin natyrshëm janë dy: pse përdoret fjala “luftë” dhe she si mund ta quajmë ndryshe?

Pyetja e parë më duket e ka përgjigjen jo vetëm në moskujdesjen ndaj vlerës e peshës që i japim fjalës, e kjo mund të na ndodhë të gjithëve, por edhe në propagandën populiste për justifikimin e masave ekstreme nga ekzekutivë populistë të vendeve të ndryshme (shiko rastin e Hungarinë), përfshi këtu edhe Shqipërinë. Në Shqipëri p.sh., ndryshe nga vendet e tjera evropiane, u nxorr në rrugë ushtria me rastin e pandemisë (kujtojmë se në Itali u nxorr vetëm për transportimin e të vdekurve në një moment të rritjes së numrit) çka edhe sot përbën një non sens, pasi rendin e mban policia. Në vitet e fundit ushtria është nxjerrë nëpër rrugë në Evropë vetëm pas 11 shtatorit e, nëse është ende në ndonjë qytet të madh evropian, është vetëm për shkak të terrorizmit. Masat ekstreme merren edhe për një pandemi, pa pasur nevojë që të përdoret fjala luftë apo të evokohet ligji i luftës, qoftë edhe si frikësues i “të pabindurve”.

Lufta shkaktohet dhe pësohet. Pas saj ka interesa ekonomike, politike apo etnike. Atëherë, termi “luftë”, mund të përdoret vetëm për interesa të këtij lloji, por nuk i shërben kauzës për ndalimin e Covid-19 dhe nuk ka lidhje me të. Madje është një abuzim i hapur. Në luftë njerëzit vrasin njëri-tjetrin, mors tua vita mea, jo pse duan të vrasin, por sepse duan të mbijetojnë, ndërsa këtu ne po përpiqemi të shpëtojmë njëri-tjetrin, spitalet tona po kthehen në hapësira të përkujdesjes dhe përkushimit profesional e po ashtu rruga për të shkuar në spital nuk është e penguar nga asnjë barrikadë e armikut. Nëse pandemia nuk menaxhohet mirë, mund të çojë në një luftë, qoftë edhe duke shqyer njëri-tjetrin në tregun e Kombinatit edhe pse aty mund të ketë dalë ushtria, sepse njeriu me fëmijë të uritur është shumë i dhunshëm.

Lufta është një fjalë e madhe. Nuk mund të shpërdoret apo keqpërdoret kjo fjalë e tmerrshme. Ja si e përshkruan Ungaretti në një poezi të tijën (Përkthimi im):

Përgjim
Një natë e tanë/ i hedhun pranë/ një shoku/ t’masakruem/ me gojën e tij/ t’skërmitun/ drejtue kah hana e plotë/ me ngrimjen/ e duarve të tij/ depërtue/ në heshtjen time/ kam shkrue/ letra plot dashni.
Kurr s’kam kenë/ kaq/ i kapun pas jetës.

Fjala “luftë” gjithashtu nuk mund të përdoret madje as si metaforë, pasi ngjall ndjenja dhe gjendje të pakontrollueshme emocionale dhe shpirtërore tek ata që po përballen me këtë situatë, sidomos më të brishtët. Metafora nxit imagjinatën, kushtëzon mendimet dhe të transporton në ata realitete që ajo don, për të cilat është krijuar, pa të pyetur e sidomos vë në lëvizjen nënvetëdijen tënde në atë drejtim. E gjithsesi mua nuk më duket një metaforë naïve apo e pamenduar, kështuqë duhet të na mbajë të ndezura antenat e reagimit.

Po atëherë si ta quajmë? Emrin ia ka dhënë OBSH: Pandemi. Vetë fjala pandemi, apo edhe fjalë si epidemi, murtajë, virozë etj., mbartin brenda vetes mjaft ngarkesë, pa pasur asnjë nevojë, përveçse instrumentale (apo vetëm mentale), për t’i shtuar fjalë të tjera, që mbartin po aq, e ndoshta edhe më shumë, ngarkesa të tjera të panevojshme. Imagjinoni pak sikur fjalorit të pandemisë, virozës, epidemisë, murtajës t’i shtonim edhe atë të luftës me derivatet e saj sikurse front, betejë, armë, gjobë, arrestim, burg, sekuestrim, dajak, ligj lufte, ushtri e kështu me rradhë, sikurse po ndodh de facto, se çfarë do të shkaktonte në humorin dhe në gjendjen psiko- shpirtërore të shumë njerëzve. Për rastin shqiptar megjithatë do të kem rast të shprehem edhe në të ardhmen, sidomos për sa i përket retorikës aspak shpresdhënëse të përdorur në këto kohë.

Rregullat e përballjes me pandeminë nuk u takojnë gjeneralëve, kryeministrave apo presidentëve, as priftërinjëve e hoxhallarëve, por specialistëve të fushës, të cilët këshillojnë vendimarrësit për masat e duhura. Shtetet janë thjeshtë zbatues të normave që vijnë nga ata që marrin vesh. Ndërsa duke e quajtur luftë shtetet marrin në dorë gjithçka, informacionin, ligjet, rregullat, specialistët e kështu ka shumë rrezik që pandemia të shërbejë në shndërrimin e populizmit në autokraci, sikurse duket se po ndodh vende-vende.

Prandaj që, ndërgjegja qytetare dhe intelektuale e një vendi demokratik, nuk duhet dhe nuk mund ta pranojë termin “luftë”, apo ta kalojë atë pa e shoshitur në sitën e kritikës. Ndryshe, në nivel global apo lokal, do të zgjohemi me rregulla lufte, gjuhë dhe trajta belike, nga të cilat do ta kemi vështirë ta marrim veten, me rrezikun e instalimit të sistemeve totalitare apo absolutiste, qoftë ekonomike, politike apo ushtarake.

Kjo pandemi e trajtuar si luftë mund të vërë në rrezik demokracitë perëndimore e të trazojë edhe këtë fshatin tonë të vogël ballkanik që tashmë është në rrezik. Prandaj ta trajtojmë si pandemi duke u ruajtur prej saj me të gjitha mënyrat e mundshme, gjë për të cilën personalisht dhe si Kishë katolike kemi dhënë kontrbutin tonë, por njëkohësisht të mbajmë të zgjuara ndërgjegjet, në ruajtjen e të drejtave themelore, kushtetuese dhe natyrore, që duhet të kthehen në normalitet, ndërkohë që pandemia shkon drejt kufizimit të saj.

J.V/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet dom gjergj meta viktimat e covid ne shqiperi dom gjergj meta viktimat e covid ne shqiperi

Sondazh

Poll

Drejtori i Hekurudhave, Ergys Verdho paraqitet në SPAK

Drejtori i Hekurudhave, Ergys Verdho paraqitet në SPAK

Pas më shumë se katër orësh, qytetarët vijojnë protestën rrugëve të Kryeqytetit

Gjesti i veçantë i protestuesit, u dhuron lule efektivëve në shenjë solidariteti për policin e vrarë

Pas tre orësh protestë, turma vijon qëndresën: Dorëheqje!

Prej më shumë se tre orësh para Kryeministrisë, protestuesit ndezin flakadanë

"Kush s'kërcen nuk është shqiptar o hej"/ PAMJE me dron nga protesta madhështore për Zvërnecin

Thirrja e qytetarit të Rrjollit: Hajde rini, merre situatën në dorë dhe drejto vendin

Me flamuj dhe pankarta në duar, qytetarët e Durrësit sërish protestë për projektin në Zvërnec

Tentoi të futej në Kryeministri, protestuesja bën simbolin e shqiponjës

"Ne i duam parqet, lodrat, natyrën"/ Vogëlushi në protestë thirrje: Mbrojini për ne!

Protesta kundër projektit në Zvërnec/ Brohoret turma: Edi Rama o tradhtar, duhet lidhur me litar

Protesta për Zvërnecin, qytetarë mbajnë 1 minutë heshtje për efektivin e vrarë në krye të detyrës

"Ruani qetësinë, Ramën ta zhdukim me të mirë"/ Tensione në protestën kundër projektit në Zvërnec

PAMJE nga protesta madhështore kundër projektit në Zvërnec/ Oshëtin bulevardi: O pallosh o zagar

Mijëra protestues në shesh thirrje ndaj kryeministrit Rama: Duam dorëheqje

Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh

Mijëra qytetarë në Bulevard/ Thirrje kundër Ramës dhe Berishës: U ka ardhur fundi, në burg

Balla nga Kuvendi: Greqia u ka borxh shqiptarëve marrëveshjen për pensionet

Dita e 5-të e protestës për Zvërnecin/ Nis marshimi drejt bulevardit: Revolucion

Balla ‘thumbon’ Berishën: U trembe nga protestuesit që erdhën te selia e PD-së dhe ndryshove qëndrim

"Na keni ça k***"/ Noizy shpërthen keq ndaj protestuesve: Nuk po e shet njeri Shqipërinë!

'Zvërneci'/ Berisha: Ju jeni mafie si në Beograd. Të gjitha dokumentet ju i shumëzoni me zero

Berisha: Pse e fshihni kreun e Meduzës. Tokat në Zvërnec i ka rrëmbyer Pjerini nga Lezha dhe Agaçi

Reperi Gashi mbështet protestat për Zvërnecin: Fëmijët tanë nuk janë mysafir në tokën e tyre

Këngëtarja Bebe Rexha vlerësohet me cmimin “Female Icon Award 2026”

Banorët dhe pushuesit përballen me fenomenin e pazakontë në Ksamil

"Ktheni ligjin për investimet strategjike" Bozdo në Kuvend: Betonizuat bregdetin e jugut...

Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit: Të rinjtë po protestojnë kundër jush, mbani përgjegjësi

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit:

Ngjarja e rëndë në Maliq/ Autori transportohet drejt Tiranës, familjarët: Çfarë i bëre?!

Berisha: Xhelati Rama u vë protestuesve paqësorë, topat e ujit që gjuajtën edhe foshnjën në karrocë

Berisha-Piro Vengut: Dezertove nga ushtria dhe mashtrove se je pasardhës i Marko Boçarit

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS!

Bido i kthehet opozitës: Ku ishit ju më 30 maj që nuk folët për Zvërvecin?

“Keni paralajmëruar anti-miting në Vlorë”, Berisha thirrje Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste

Deputeti i “Lëvizjes Bashkë”: Rendi i ditës së sotme është kërkesa për dorëheqjen e qeverisë

U plagos në operacionin për kapjen e një personi në kërkim, mbërrin te Trauma polici

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit