All - Scripts - 5
LIVE UPDATES
All - General - 1
Bota

Policia nuk i do lulet/ Kujtohet vrasja e 15-vjeçarit nga efektivi grek, çfarë është politika “Law-and-Order”

9 Dhjetor 2020, 08:29 Nga DOSJA
Policia nuk i do lulet/ Kujtohet vrasja e 15-vjeçarit nga efektivi grek,
All - Paragraf - 1

Ndonjëherë mjafton një fotografi, një fiksim i çastit për të humbur besimin tek policia. Një polic mban një tufë lulesh në dorë, të cilën një grua donte ta vendoste në një vend përkujtimor. Ai duket sikur po mendohet se ç’të bëjë me këto lule. Pastaj ai i hedh me përçmim lulet përdhe në rrugë duke i bërë copë ato. Kjo skenë për pak sekonda shihet në një video të marrë me celular.

Athinë më 6 dhjetor. Nuk është më fjala për ndonjë vend përkujtimor e për ndonjë ditë dosido. Eshtë fjala për memorialin për 15 vjeçarin Alexis Grigoropoulos në qendër të Athinës më 6 dhjetor. Në këtë ditë të vitit 2008 djali i ri kthehet nga një festë dhe involvohet në sherr verbal me dy policë. Njëri nga policët e qëllon me armë të pafajshmin Grigoropoulos. Thjesht e qëllon.

Kjo vrasje asokohe jo vetëm ndezi revoltën e madhe të rinisë, që edhe sot e kësaj dite e ka kthyer 6 dhjetorin në një ditë përkujtimore kundër arbitraritetit të policisë. Një ditë në të cilën shumë grekë vizitojnë vendin e krimit dhe vendosin lule.

Edhe tani në ditën e këtij përvjetori gjesti i policit, i cili ia rrëmben gruas tufën me lule nga dora duke e hedhur atë përdhe. Ky gjest është thjesht mungesë respekti. Atë mund ta konsiderosh si shmangie të kujtimit ndaj një të vdekuri. Diçka e pafalshme kjo në vendin e Sofokliut, në vendin , ku çdo nxënës dhe nxënëse mëson ta lexojë dhe ta vlerësojë tragjedinë e tij „Antigona”. Ajo Antigonë, që është e gatshme të vdesë për të mbrojtur respektin, nderimin dhe dinjitetin ndaj të vdekurve.

Ditë përkujtimore e ndaluar

Videoja që tregon policin duke hedhur lulet përdhe të dielën (6.12) është klikuar qindra mijëra herë në Greqi dhe bëri që ministri për Mbrojtjen Civile, Michalis Chrysochoidis, brenda pak orësh të mbledhë një komision hetimor. Ndonëse ministri gjithçka tjetër se si veproi policia në këtë „ditë të ndaluar përkujtimore” e konsideroi në rregull, në sfondin e kufizimeve për shkak të koronavirusit: “Nga 5000 nëpunësit në shërbim 4999 e kanë kryer si duhet punën e tyre”, tha ministri duke i injoruar akuzat për arbitraritetin e policisë. Qysh prej mbylljes së dytë në Greqi janë ndaluar demonstratat – për arsye shëndetësore, sikurse thuhet. Për ditën përkujtimore ndaj Alexis Grigoropoulos pati kufizime të mëtejshme: Shefi i policisë greke Michail Karamalakis vendosi, që ta ndalojë grumbullimin e më shumë se tre vetëve. Në parlament nuk u diskutua për këtë, sepse qeveria për shkak të pandemisë punon në modusin e gjendjes së jashtëzakonshme. E madje ajo preferon të veprojë kështu.

Arbitraritet policor ndaj migrantëve, homoseksualëve dhe së majtës

Demonstrimi i forcës prej policisë ka të bëjë pak me shëndetin e popullit. Më shumë u duk sikur qëllimi ishte që të arrestohej kushdo që donte të përkujtonte dhe të vendose një lule për Alexis Grigoropoulos e vrarë. Madje u arrestuan edhe ata, që kishin ardhur vetëm ose në grup tresh, ndonëse kjo ishte e lejuar.

Kështu i ndodhi edhe Maria Oshanas, drejtore ekzekutive e fondacionit „Rosa Luxemburg” në Athinë, që bashkë me një shok donte të vendoste një lule në vendin përkujtimor. Atë e penguan dhe e eskortuan me makinën e policisë në rajon. Ndonëse ajo vazhdimisht pyeste nëse ka bërë ndonjë veprim ilegal, nuk iu dha asnjë shpjegim. Meqënëse ajo nuk kishte kryer ndonjë veprim ilegal, e liruan menjëherë. Ndërkohë lulet e saj u vyshkën në makinën e policisë.

Shumë e akuzojnë policinë, ose më saktë një pjesë të policisë, që ajo duket se e shijon rregullisht të ushtruarit e dhunës. Ajo vepron pa u ndëshkuar duke rrahur migrantët, homoseksualët apo të majtët. Por që ajo nuk i prek as me doreza mëndafshi radikalët e djathtë dhe neonazistët.

Avokatë të arrestuar

Akuza të tilla nuk janë pa gjë. Një shembull aktual: Ndërsa ende vazhdojnë pa sukses hetimet ndaj numrit dy të partisë së ndaluar ekstremiste të djathtë „Agimi i Artë”, policia ditën përkujtimore arrestoi dy avokatë mbrojtës të viktimave të kësaj partie, e cila tashmë jo vetëm është ndaluar, por edhe është klasifikuar si organizatë kriminale. Arrestimi i avokatëve u bë pasi ata deshën të mbështesin juridikisht të arrestuarit e tjerë. Arrestimet policia i argumentoi me faktin, se personat nuk kishin respektuar masat mbrojtëse për pengimin e përhapjes së infeksioneve nga koronavirusi. Por imazhet e fotoreporterëve flasin për një tjetër gjë: Të arrestuarit mbanin të gjithë maska dhe u afruan me njeri-tjetrin vetëm kur policët i detyruan ata. Në fund të ditës bilanci ishte: 374 persona u arrestuan, 135 në arrest hetimor.

Law and Order

Të dielën shteti grek çoi dëm shumë para për orët shtesë të mobilizimit të policisë me

Të dielën shteti grek çoi dëm shumë para për orët shtesë të mobilizimit të policisë me qindra mijëra e madje duke vënë në përdorim edhe helikopterët, që qarkulluan duke zhurmuar gjatë gjithë ditës mbi qiellin e Athinës. Në të njëjtën kohë orët shtesë të punonjësve të mjekësisë në spitalet e mbingarkuara kanë mbetur të papaguara.

Për qeverinë konservatore të kryeministrit Kyriakos Mitsotakis duket se këto shpenzime ia vlejnë, të paktën përkohësisht. Ajo nuk është fort e suksesshme në menazhimin e krizës së koronavirusit, ndaj përpiqet të tregohet si radikale e vendosur në aspektin e sigurisë së brendshme. Një pjesë e madhe e zgjedhësve të saj e preferojnë politikën e “Law-and-Order”. Kësaj i shtohet edhe fakti, që dymbëdhjetë vjet pas revoltës së rinisë dhe dhjetë vjet pas fillimit të krizës së borxheve shumica e qytetarëve janë lodhur prej demonstratave. Tani ata nuk shqetësohen nga arbitrariteti i policisë kundrejt njerëzve që duan të vendosin lule. Shumë njerëz kanë të tjera halle. Ata kanë frikë për shëndetin e tyre dhe për mbijetesën financiare pas mbylljes.

Por e keqja është se gjatë angazhimit të policisë të dielën, janë infektuar shumë policë me koronavirus. Madje shumica e tyre, sepse pikërisht ata që duhej të kujdeseshin për ruajtjen e masave mbrojtëse, nuk i respektuan vetë këto masa.

Marrë nga DW

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

rajoni rajoni greqi greqi

All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 2
All - ArticleEnd - 2

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet