Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Paloka i quan efektivët e përfshirë në ngjarje si 'kriminelë me uniformë'.
TIRANË- Kryetari i Këshillit Kombëtar i Partisë Demokratike, Edi Paloka ka akuzuar qeverinë Rama për dy ngjarjet që ndodhën mbrëmjen e kaluar në kryeqytet, në të cilat ishin të përfshirë policë të shtetit. Me anë të një reagimi në rrjetin e tij social 'Facebook', Paloka i quan efektivët e përfshirë në ngjarje si 'kriminelë me uniformë'.
“Kur komisariatet mbushen me banditë, militantë të “Rilindjes”, kjo është më e pakta që mund të ndodh. Brenda pak minutash, dy ngjarje të rënda me protagonistë, kriminelë me uniformë. Tipike në komisariat ku “patronazhisti” prej vetëm një viti në punë, qëllon mbi profesionistin. Ndërkohë, krimineli tjetër me uniformën e FNSH, qëllon i dehur mbi qytetarin.Kjo është policia e Ramës, bëmat e së cilës nuk kanë të mbaruar me vrasjet në rrugë dhe në komisariate të qytetarëve. Kështu ndodh kur profesionistët zëvendësohen me militantë banditë,” - nënvizoi Paloka në përfundim.
Dy ngjarje ndodhën mbrëmjen e kaluar në kryeqytet ku të përfshirë ishin policë të shtetit.
Rreth orës 20:45, u raportua për një person të plagosur me armë zjarri në zonën e Kombinatit. 60-vjeçari Murteza Lika mbeti i plagosur me armë nga efektivi i FNSH-së Lutfi Gjyla. Lika u paraqitu në spital për të marrë ndihmë mjekësore, ndërkohë që autori u vendosu në prangat e Policisë së Shtetit.
Pak minuta më pas një ngjarje akoma më e rëndë ndodhi brenda ambienteve të komisariatit numër 3 në kryeqytet. Efektivi i policisë, Ludjan Zaimi qëlloi me armë zjarri kolegun e tij, Çaush Saliasi gjatë kohës që po merrnin instruktazhin për turnin e tretë duke i marrë kështu jetën. Burime për Dosja.al bëjnë me dije se ka nisur sepse Saliasi ironizonte kolegun e tij, që prej më shumë se një viti shërbente në radhët e Policisë së Shtetit. Në dëshminë e tij, autori ka thënë se viktima e ka ngacmuar me fjalë dhe se gjithë kohës që hasej me të, efektivi e bullizonte, deri në momentin që nuk ka duruar më dhe ka nxjerrë armën.
(a.b)/dosja.al
Konferenca e Kryetareve TIRANË- Raundi i tretë për zgjedhjen e Presidentit të Republikës do të zhvillohet më 30 maj n&e...
Erion Veliaj TIRANË- Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj ka komentuar lëvizjet më të fundit në opozitën e vendit. N&e...
Sali berisha TIRANË- Ish-kryeministri Sali Berisha ka reaguar edhe për ngjarjen në Kombinat, ku një efektiv i FNSH-së qëlloi ...
Agron Duka TIRANË- Kreu i PAA, Agron Duka, ndjen keqardhje që opozita nuk u bë dot bashkë për të propozuar një kandidatu...
Kuvendi i Shqiperise TIRANË- Në Shqipëri, parlamenti dështoi sërish, të hënën në mbrëmje, të zgjidht...
Sali Berisha TIRANË- Ish-kryeministri Sali Berisha ka reaguar mbi ngjarjen e ndodhur ditën e sotme në komisariatin numër 3 ku efektivi ...
TIRANË- Pas zgjedhjes së Sali Berishës në krye të Partisë Demokratike, të shtunën do të mblidhet Këshilli Ko...
Pamje nga konferenca sot Në Tiranë kërkesa e ministres së Jashtme shqiptare Olta Xhaçka që mes dy vendeve të mund t&e...
Enkelejd Alibeaj TIRANË- Deputet demokrat Enkelejd Alibeaj ka deklaruar se do të marrë pjesë nesër në Konferencën e Krye...
Enkelejd Alibeaj TIRANË- Deputeti demokrat Enkelejd Alibeaj ka deklaruar se presidenti i ri duhet që të jetë për popullin dhe jo s...