Opozita kërkon Ramën në Kuvend/ Zvërneci bëhet temë dite në seancën plenare, Berisha: Rama u vuri protestuesve topat e ujit. Balla: Projekti do bëhet
Resorti në Zvërnec, Zhupa: S’ka turizëm të qëndrueshëm me beton të qëndrueshëm 4 Qershor, 1...
Resorti në Zvërnec, Zhupa: S’ka turizëm të qëndrueshëm me beton të qëndrueshëm 4 Qershor, 1...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
Ai shtoi se groposja në tunelet e vendit të helmeve është një krim monstruoz ndaj shqiptarëve kur ke parasysh, sipas tij, se ujërat nënujore të këtij vendi janë edhe më të shumta se ujërat mbitokësore të tij.
TIRANA- Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha tha sot se prej disa kohësh qarkullojnë lajme se në tunelet e Shqipërisë groposen helme të tmerrshme. Berisha tha se përveç lajmit nuk ka arritur të ketë në dorë një fakt konkret, sepse kurrë nuk do ta linte, sipas tij, pa e bërë publik. Ai shtoi se groposja në tunelet e vendit të helmeve është një krim monstruoz ndaj shqiptarëve kur ke parasysh, sipas tij, se ujërat nënujore të këtij vendi janë edhe më të shumta se ujërat mbitokësore të tij.
Pjesë nga fjala e Berishës:
Miqtë e mi, akoma e keni memorien e freskët kur ky aventurier, ky kriminel mori përsipër armët kimike të Asadit në Shqipëri, pa pyetur njeri. A e dini ju sasinë kolosale të mbetjeve që prodhohej nga shkatërrimi i tyre? Por qe rinia e Tiranës, qenë protestat e fuqishme që e përkulën aventurierin, kriminelin, që donte për karrigen e tij të shkatërronte në Shqipëri armët kimike të diktatorit sirian, Asad.
Të dashur miq, unë duhet t’u them shqiptarëve se prej disa kohësh qarkullojnë lajme se në tunelet e Shqipërisë groposen helme të tmerrshme. Natyrisht unë duhet të jem i sinqertë, përveç lajmit nuk kam arritur të kem në dorë një fakt konkret, sepse kurrë nuk do ta lija pa e bërë publik. Por groposja në tunelet e vendit të helmeve është një krim monstruoz ndaj shqiptarëve kur ke parasysh se ujërat nënujore të këtij vendi janë edhe më të shumta se ujërat mbitokësore të tij.
Nuk them, nuk kam fakte, por ama mijëra ton lëndësh lënë me të drejtë të dyshohet se këtu ndodhin procese të tmerrshme, të fshehta, sekrete për pasurimin e Edi Ramës dhe të bandave të tij në pushtet. Çfarë janë ato? Një gjë është e sigurt që në 32 vite kjo nuk ka ndodhur kurrë. Këtu ka furrnalta kromi, hekuri, alumini. Mbetjet e tyre ata i kanë të kodifikuara se ku i transportojnë dhe ku i eksportojnë.
Kurse këto ishin një akt supermafioz, u nisën për në Trieste, u ndaluan. U kthyen për në Tajlandë, Tajlanda sapo e mori vesh, i ktheu për në Shqipëri, nuk keni punë këtu. Çfarë janë këto helme që shëtisin nga një det në një tjetër dhe Edi Rama, Pirro Vëngu, Lubi Balluku heshtin si fija e barit. E kujt është kontrata? Cilat janë lëndët që vijnë dhe shkatërrohen në Shqipëri dhe mbetjet e tyre eksportohen dhe nuk i pranon njeri se janë helme toksike?
Sali Berisha TIRANA- Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha tha sot se këto ditë mediat botërore po 'ziejnë' se dy anij...
Sali Berisha TIRANA- Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha ka folur sonte sërish në lidhje me vrasjen e Egli Progës ndodhur n&eu...
Ilir Meta TIRANA- Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka sulmuar sërish kreun e SPAK, Altin Dumani. Në mbledhjen e Kryesis&eu...
Edi Rama TIRANA- Duke publikuar një artikull të revistës Monitor, kryeministri Edi Rama i ka bërë thirrje emigrantëve q&...
Sali Berisha TIRANA- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka reaguar për vrasjen e regjistruar në Pogradec, ku 29-vje&c...
Foto ilustruese TIRANË- Anëtari i kryesisë së PD-së, Belind Këlliçi ka marrë pjesë ditën e sotme në...
Balliu TIRANË- Koordinatori Rajonal për Tiranën në Partinë Demokratike, Klevis Balliu ka marrë pjesë ditën e s...
Blushi TIRANË- Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi ka marrë pjesë ditën e sotme n&e...
Teliti TIRANË- Ka nisur protesta e 21-të para Bashkisë së Tiranës. Qytetarët janë mbledhur para godinës së bas...
Berisha TIRANË-Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka mbajtur fjalën e tij para mbështetësve të mbledhur poshtë bal...