LIVE UPDATES
Politike

" PD do padisë ministrin dhe drejtorin e policisë"/ Berisha: Po vazhdoi Rama me dhunë, do e ketë popullin në Surrel

Në një deklaratë për mediat, Berisha tha se nëse Partia Socialiste do të vazhdojë me prostesta, do të kenë një përballje të fortë me opozitën.

14 Shkurt 2025, 12:38 Nga M.L

" PD do padisë ministrin dhe drejtorin e policisë"/ Berisha:

TIRANË- Kryetari i PD-së Sali Berisha ka deklaruar se do të dërgojë për ndjekje penale ministrin e brendshëm Ervin Hoxhaj, drejtorin e përgjithshëm të policisë Ilir Proda si dhe vetë kryeministrin për mungesën e policisë në protestën e administratës për Veliajn. Në një deklaratë për mediat, Berisha tha se nëse Partia Socialiste do të vazhdojë me prostesta, do të kenë një përballje të fortë me opozitën. Berisha ka paralajmëruar dhe kryeministrin Edi Rama se nëse vazhdon me dhunë populli do t'i shkojë në Surrel. 

"Skenari që panë shqiptarët faktoi se kemi të bëjmë me një bandë të shkallmuar. Ka shkallmuar Edi Rama! Këto që shihni ju janë vetëm një pjesë e dëshmive të shkallmimit të tij se ka të tjera shumë më të tmerrshme për të. Po, po, ta dini mirë këtë. Por, akte të tilla, që destabilizojnë vendin në një moment zgjedhjesh, janë të dënueshme. PD, duke dënuar me forcën më të madhe, deklaron se do dërgojë për ndjekje penale ministrin e Brendshëm Ervin Hoxhaj, drejtorin e përgjithshëm të policisë, Matriksin dhe vetë Edi Ramën për aktin e paprecedent, e pashembullt që ka ndodhur dje, kur segmente të shtetit ngrihen me dhunë kundër institucioneve të tjera. Thashë, ky është narkoshtet, por është e patolerueshme.

Në qoftë se këta vazhdojnë të thërrasin protesta, do përballen me opozitën. Asnjë protestë nuk është thirrur nga opozita. Ato kanë qenë konferenca shtypi dhe do jenë konferenca shtypi. Dhe siç jeni ju të gjithë dëshmitarë, nuk është kryer as akti më i vogël. Po, meqenëse unë kam vendosur të bëj transparencë, siç janë kureshtarë gazetarët dhe vijnë, janë kureshtarë edhe qytetarët. Por absolutisht asnjë forme presioni. Dhe nuk është shkuar asnjëherë përpara gjykatës. Jo, nuk ka, nuk mundet të ndodhë kjo që ndodhi dje. Prandaj i them Edi Ramës, po vazhdove, popullin do e kesh në Surrel. Mos destabilizo vendin, do përgjigjesh personalisht për të gjitha. Nuk e dinim, nuk kanë turp. Kush nuk e dinte? Një natë më para kanë qarkulluar mesazhet në të gjitha telefonat e Shqipërisë, po na çojnë me detyrim thuhej, se sigurisht aty ka rrogëtarë dhe njerëz të ndershëm që e kuptojnë se nuk kryhen akte të tilla.

Po aty ishin banditët që rrethonin dhe godisnin makinat e gjykatësve. Edhe njëherë i them mos guxo të marrësh aktin më të vogël të dhunës. Mos guxo se popullin do e kesh edhe në Surrel. Kam shumë probleme me kërkesat e panumërta për të shkuar populli në Surrel dhe më kujtohet ajo koha kur kërkonin të shkonin në Bllok. Po, ka qenë në kohë kur sulmi i Bllokut ishte motoja. Por ne nuk donim gjakderdhje. Kjo është e vërteta. Po nëse ti kalon çdo lloj, kjo është jashtë çdo lloj standardi. Ndaj dhe njëherë i them kthjellohu dhe mos guxo të prekësh, të bësh presione banditeske ndaj një pushteti që në Kushtetutë dhe ligj është i pavarur. Tjetër punë se ti do një drejtësi tek këmbët e tua," tha Berisha.

sali berisha

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet