LIVE UPDATES
Politike

11.2 hektarë përmbysin Lezhën, deputetja e PD-së: Ka mosinvestim nga Bashkia dhe pushteti qëndror

Deputetja tha se nuk ka investime në hidrovore si dhe shtoi se ka akoma probleme në investimet për blerjen e pajisjeve të mjeteve të rënda. 

19 Janar 2023, 13:51 Nga A.B
11.2 hektarë përmbysin Lezhën, deputetja e PD-së: Ka
Lindita Metaliaj

LEZHË- Deputetja e Partisë Demokratike, Lindita Metaliaj akuzon Pushtetin Qëndror dhe Bashkinë për mosinteresim dhe mosinvestim në zonë. Sipas saj, ky është shkaku i përmbytjes së njëpasnjëshme që po has Lezha, kur nisin reshjet e shiut. Ajo bëri të ditur se qyteti është bllokuar, askush nuk del dhe nuk hyn dot në Lezhë. Metaliaj tregoi se katet e para të pallateve dhe bizneseve janë totalisht nën pushtetin e ujit dhe lumi Drin ka dalë nga shtrati.

Deputetja tha se nuk ka investime në hidrovore si dhe shtoi se ka akoma probleme në investimet për blerjen e pajisjeve të mjeteve të rënda. 

DEKLARATA E PLOTË

Situata në fakt në qytetin e Lezhës është dramatike. Është ndër dramatiket në dekadën e fundit. Në fakt është një situatë e paparë, dhe absolutisht i gjithë qyteti, por edhe zonat rurale janë në kaos, dhe në gjendje alerti.
Aktualisht, në këto momente që flasim, janë 25 shkolla të evakuuara. Mësimi është pezulluar në 25 shkolla të Lezhës, edhe në fshatra. Po ashtu, në qytetin e Lezhës, gjë kjo që nuk ka ndodhur kurrë më parë, përveçse lagjes ‘Besëlidhja’, e cila herë pas here përmbytej, është e bllokuar. Nuk hyn dhe nuk del dot nga qyteti i Lezhës. Katet e para të pallateve dhe bizneseve janë totalisht nën pushtetin e ujit. Siç e shihni dhe ju lumi Drin tani ka dalë nga shtrati.

Situata flet vetë, unë nuk kam pse ta komentoj më shumë se kaq. Është pamje e qartë, lumi ka dalë komplet nga shtrati. Është një situatë që agravohet, vit pas viti.

Tani, pse përmbytet qyteti i Lezhës? Qyteti i Lezhës përmbytet, sepse edhe kanali i ujërave të larta, është mbledhësi i ujërave të larta nga përrenjtë që vijnë nga mali në lagjen e spitalit që vërshojnë më pas në Varrezat e Dëshmorëve, rrjedhin në lagjen ‘Besëlidhja’, duke vërshuar në rreth 11.2 hektarë në lagjen e qytetit. Nuk është bërë asnjë investim i kërkuar, ka përmbajtje inertesh të cilat vërshojnë nga mali, nga lagjia e spitalit, dhe gjithmonë atje është kaos. Nuk zbret dot as ambulanca për në spital.

Në anën tjetër është sifoni i ujërave të bardha që ndodhet në lagjen ‘Shtrauz’. Ai është bllokuar tashmë nga ndërtimet e shumta, nuk është vënë dorë. Pra, janë një sërë faktesh, dhe faktorët që e përbëjnë këtë situatë dramatike përmbytjesh aktualisht që flasim në qytetin e Lezhës. Një problematikë tjetër është edhe mungesa e energjisë elektrike në qytetin e Lezhës, por edhe në zonat rurale. Ka patur ndërprerje të herëpashershme të energjisë elektrike, ç’ka ka sjellur që edhe hidrovorët të mos punojnë në kapacitet të plotë. Në hidrovore nk ka patur investime. Qoftë në hidrovorin e Gocaj, apo në Talë, gjatë ditës së sotme është ndërprerë në mënyrë të vazhdueshme, sepse ka mungesë me burim të dytë energjie në këto hidrovore.

Pra, nuk investohet në lumin Drin, krahas edhe në zgjerimin e lumit Drin. Nuk ka investime në hidrovore. Është projekti i ri i hidrovorit të Balldrenit, i cili është akoma në tryezën e kryeministrit Rama, dhe nuk investohet.
Kemi akoma probleme të shumta, mungesë në investime në blerjen e pajisjeve të mjeteve të rënda. Qoftë në eskavatorë, apo në pajisje të tjera.

E gjithë kjo mungesë investimesh dhe vëmendjeje për Lezhën sjell që situata të degradojë. Nuk është koha për të bërë politikë, por nuk heshtim dot së bëri politikë, sepse jam përfaqësuese qytetarëve dhe duhet të pasqyroj në mënyrë reale situatën dramatike dhe gjendjen që ndodh sot në qytetin e Lezhës, por jo vetëm, edhe në zonat rurale gjithashtu.

Shqipëria ka hyrë në ditën e tretë që është pushtuar nga moti i keq me reshje të dendura shiu e erëra të forta. Lezha dhe Shkodra janë dy vendet me më shumë probleme. Sipërfaqja e përmbytur në Shkodër ka shkuar në 1000 ha, ndërsa në Lezhë janë përmbytur lagjet e qytetit. Rrugët janë thuajse të pakalueshme, ndërkohë që uji është futur dhe në hyrjet e pallateve dhe hyrjet e shkollave duke mos lënë nxënësit të futën. Një pjesë e mirë e fshatrave kanë mbetur pa energji elektrike. Mësimi është pezulluar në 56 shkolla të venditm ndërsa lundrimet janë anuluar./ Dosja.al

permbytet shqiperia 2023 lindita metaliaj

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet