LIVE UPDATES
Politike

Bilanci i 2022-it dhe objektivat e 2023-it! Nga projekti për lumin Vjosa, Teatri Kombëtar, Piramida e deri tek Cirku i Tiranës, ç'thanë Kumbaro dhe Margariti

Ministret ndanë me mediat objektivat që kanë për 2023-in. Pjesë e tyre ishin investimet në Qendra e Kulturës për Fëmijë, Teatrin Kombëtar, Muzeu Hebraik e projekte të tjera.

18 Janar 2023, 19:38 Nga A.B
Bilanci i 2022-it dhe objektivat e 2023-it! Nga projekti për lumin Vjosa,
Elva Margariti dhe Mirela Kumbaro

TIRANË- Ditën e sotme, Ministrja e Mjedisit dhe Turizmit, Mirela Kumbaro, së bashku me ministren e Kulturës Elva Margariti prezantuan arritjet e vitit që lamë pas dhe pritshmëritë e këtij viti. Kumbaro e nisi prezantimin me disa shifra premtuese të vitit të kaluar në fushën e turizmit, duke theksuar edhe nevojën e madhe për kujdesin ndaj mjedisit. Ministrja Margariti foli për projektet, që i përkasin kulturës. Një prej tyre që pritet të jetë objektiv i Qeverisë në 2023, është “Qendra Kombëtare e Kulturës për Fëmijë”.

Pikat kyçe të prezantimit:

Kumbaro: Projekt 80 milionë USD për pastrimin e Vjosës

Ministrja Mirela Kumbaro deklaroi se ky vit do vërë në zbatim një projekt të madh për pastrimin e lumit të Vjosës, një projekt që kushton 80 milionë dollarë.

"Ne sapo kemi kryer, rikontruktimin e plotë të ministrisë së mjedisit, që ka të bëjë me ekonominë rrethore. Ajo që është interesate është edhe edukimi mjedisor. Në vitin 2023 fillojmë me dy investime të programit IPA. Se ne flasim për pastërti, po se dimë ku shkojnë mbetjet. Qarku Kukës dhe Qarku i Gjirokastrës do të ketë investime. Për lumin e Vjosës kem një plan shumë të madh që e kemi përgatitur gjatë vitit 2022. Pajisja e të gjitha bashkive që derdhen në lumin e Vjosës me impante të trajtimit të ujërave të ndotura, është revolucion sepse janë 7 bashki që do pajisen. S'flasim dot për Vjosën si mbretëreshën e lumenjve të Evropës ndërkohë që sot derdhen 7 bashki në të si mungesë e këtij investimi. Ky investim shkon në 80 milionë dollarë."- tha Kumbaro.

Kumbaro: Në Gjirokastër dhe Kukës, investime në menaxhimin e integruar të mbetjeve

Sipas ministres Kumbaro, në qarqet e Gjirokastrës dhe të Kukësit do të investohet në menaxhimin e integruar të mbetjeve për një pikë fundore.

'Ka nevojë për një pikë fundore në zbatim të strategjisë kombëtare të menaxhimit të integruar të mbetjeve. Qarku Kukës dhe qarku Gjirokastër do të pajisen, falë këtij investimi me gjithë rrjetin e plotë të pajisjeve deri në trajtimin e pikës fundore. Për qarkun e Kukësit do të ndërtohet në qark, për qarkun e Gjirokastrës të 7 bashkitë pas ndërtimit të rrugës Kardhiq-Delvinë do t’i zhvendosin drejt landfillit të Bajkajt që edhe ai do të ketë pjesën tjetër të investimit”, tha ndër të tjera ministrja.

Kumbaro: Promovimi i Shqipërisë në emisionet e BBC dhe Netflix

Kumbaro tha se promovimi në mediat prestigjioze ndërkombëtare do të vijojë akoma më shumë.

“Një emision do të ketë një edicion të dedikuar në fundjave të bukurive të Shqipërisë në BBC ëorld Neës, nga një autore shumë e famshme. Kësaj po i bën vetë BBC Channel Four një promovim e më pas do e marrë edhe Netflix”, ka thënë Kumbaro.

Projekti "Marina dhe Jahtet e Durrësit"

Duke folur për Projektin "Marina dhe Jahtet e Durrësit", Kumbaro tha se "do të jetë një tjetër revolucion me një vlerë prej dy miliardë eurosh investim, që do të na çojë në atë angazhim që e kemi shprehur që Shqipëria të bëhet kampione e Ballkanit në turizëm deri në vitin 2030".

Margariti për Javët Kulturore Ndërkombëtare: Shqipëria ka mikpritur botën

Ministrja Margariti u shpreh se pas dy vitesh të vështira të pandemisë COVID-19, viti 2022 fillon të jetë një vit i rimëkëmbjes për gjithë sektorin e artit dhe kulturës. Ajo veçoi pranimin e veshjes karakteristike shqiptare, xhubleta, në listën e Trashëgimisë Kulturore Jomateriale nën mbrojtjen e Organizatës të Kombeve të Bashkuara për Arsimin, Shkencën dhe Kulturën (UNESCO).

"Kjo vjen akoma dhe më tepër si një nga ato nismat që lidh akoma më tepër të rinjtë tanë jo vetëm të sektorit të kulturës, por të sektorëve të ndryshëm, me kolegët e tyre në mbarë botën. Vjen mbi të gjitha si një thirrje për të treguar atë që është më e bukura e shqiptarisë, që është mikpritja. Shqipëria ka mikpritur botën, Shqipëria ka sjellë dhe iu ka dhënë mundësi kulturave të huaja", tha Margariti.

Bilanci i 2022-it dhe objektivat e 2023-it! Nga projekti për lumin Vjosa,

Teatri Kombëtar

Ministrja u ndal dhe te Teatri Kombëtar, i cili sipas saj është një prej kantiereve më të mëdhenj dhe ambicioz.

“Mundësi e artë dhe për profesionistët dhe sektorin e kërkuesve, studiuesve për të pasur ekspertiza dhe rreth më të gjerë profesionistësh që punojnë në këtë fushë. Gjatë 2022-shit do vlerësoja 3 nisma të reja, një prej të cilave është bonusi i rijetëzimit. Thirjra e artit në hapësira publike nisi në 2022 dhe do vazhdojë ccdo vit, me buxhet të deidkuar nga buxheti i shtetit. Teatri Kombëtar, një tjetër kantier, më ambiciozi dhe më i madhi. Emblemë për atë që duam të ccojmë përpara në nivelin e dinjitetit dhe hapësirave bashkëkohore. Ky do jetë një projekt i cili do sjellë në territorin shqiptarë mundësi për artistët tanë. Të krijojmë sa më shumë kontakte me ndërkombëtarët. Në momentin që do e realizojmë këtë objekt të kemi një inkubator të ri idesh, inkubator të ri për festivale ndërkombëtare. Kemi filluar punën me drejtorin e Teatrit Kombëtar. Fondi i teatrit për të rinjte, kemi hapur thirrjen për të rinjte nën 30 vjeç për të sjellë në gjithë territorin shfaqjet e tyre”, tha Ministrja.

“Qendra Kombëtare e Kulturës për Fëmijë”.

“Kjo qendër ka nisur të marrë jetë në hapësirën e ish Gardës”, tha sot ministrja e Kulturës, Margariti gjatë publikimit të arritjeve në vitin 2022 dhe objektivat për vitin 2023.

Piramida e Tiranës

Ministrja Elva Margariti u shpreh se brenda 6-muajve të parë të këtij viti do përfundojë pjesa arkitekturore.

“Piramida e Tiranës objektet më simbolike të një periudhe të errët që po transformohet në një hapësirë drite. Piramida është në hapat e fundit në pjesën arkitekturore. Do jetë proces që do vazhdojë me vite me radhë për tu mbushur me jetë dhe programe. Nuk është vonesë, por një e mirë. Duhet të jemi të qartë të mbështetjes që po i japim me programin.Teknologjia dhe nevojat e sektorit, janë në dinamizëm dhe ndryshim, brenda 6-muajve të parë do kemi përfundimin e këtij inkubatori. Mendojmë të ketë hapësitra të dedikuara brenda kësaj godine për tu qasur me kërkesat e reja për tu bashkuar me artin e kulturën”, theksoi Margariti.

Xhubleta në UNESCO

Teksa renditi sfidat e 2022-shit dhe objektivat e 2023-shit, Margariti u shpreh se vitin që lamë pas iu dha jehonë Shqipërisë në arenën ndërkombëtare.

“Viti 2022 është një vit ku i dhamë jehonë Shqipërisë në arenën ndërkombëtare dhe jo vetëm në krenarinë tonë, Xhubletën në UNESCO. Ka qenë një lajm që erdhi nga një punë shumëvjeçare. Xhubleta në UNESCO do jetë hapi i parë drejt një mbështetje të punishteve të artizanatit, duke krijuar rrathë mbështetje ekonomike, që për një program 2-vjeçar të bëjë të mundur fillimin e dijebërjes edhe në rrathë më të mëdhenj për të ruajtur dijebërjes, si një dukuri në rrezik në humbje. Shqipëria është në dialog me homolog për të pasur artefakte ose elementë të humbur nga fonfdet kombëtare shqiptare”, tha Margariti.

PYETJET:

Pyetja: Ditën e djeshme, partia e lirisë publikoi një denoncim për inceneratorin e Tiranës, ku në vend të procesit të mbetjeve, bëhet vetëm faza e kapsulimit. Keni një koment?

Kumbaro: E para nuk kam folur ndonjëherë për projektin e finalizuar të inceneratorit në Tiranë. Është një sektor në proces e sipër. Në ndjekje nga bashkia e Tiranës. Nuk kam asnjë koment për të bërë, pasi nuk e gjej në përputhje me realitetin” tha ajo.

Vendndodhja e Cirkut të Tiranës

Margariti: Ne kemi vazhduar në territor lëvizjen e cirkut e lidhur kjo me politikat e ministrisë por edhe me një problematikë. Ashtu siç kemi bërë me teatrot, në pamundësi për një vend edhe cirku ka qenë në lëvizje. Ne bashkë me Bashkinë e Tiranës, po studiojmë hapësirat e reja. E kemi bërë këtë studim bashkë me zonat e rindërtimit. Ndërkohë ministria e Kulturës ka vijuar punën për këtë hapësirë por edhe për identifikimin e një buxheti. Jemi në kontraktim për ta marrë me qira sepse s'do ta ketë të mundur të performojë aktualisht kjo edhe nga kushtet atmosferike.

Pyetja: Si do jetë ecuria për Butrintin?

Margariti: Marreveshja e administrimit të Butrinitit ka dy hallka kryesore që ishin shpallja e konkursit ndërombëtar për qendrën e vizitorëve dhe shpallja për drejtorin e ri ekzekutiv të fondacionit. Qendra e vizitorëve i ka 4 finalistët, do garojë për projektin ambicioz, për shërbime të munguara. Drejtori, kemi 2 profile që do shikojmë së afërmi, janari do jetë vendimtar për hapat konkret.

Masa për Urën e Zogut

Margariti: Jemi në dialogim për Urën e Zogut, ne nuk mund të përcaktojmë një projekt përderisa nuk kemi një buxhet.

elva margariti mirela kumbaro

Sondazh

Poll

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria

Protestuesit nuk i tremb as shiu, thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion!

“I preve në besë banorët e Rrjollit dhe Thethit”/ Protestuesi thirrje Ramës: Malet i nxore në shitje

PAMJE PREKËSE/ Vogëlushja mes lotësh mesazh Ramës: Pelikanin kaçurrel do ta sjellim në Surrel

Qytetarët njëzëri para Kryeministrisë: Rama në burg, Berisha në Burg

Banorja e Rrjollit: Mos bini pre e provokimeve! Këtu do rrimë deri sa Rama të japë dorëheqjen

Protesta kundër projektit të Zvërnecit/ Protestesit mesazh Ivanka Trump: Mbaj duart larg Nartës

Tensionohet situata në protestë, policia nuk kursen qytetarët hedh ujë me piper me presion

Protesta për Zvërnecin, përplasje mes qytetarëve dhe policisë

Përplasjt mes qytetarëve dhe policisë në protestë, çahet kordoni

PAMJE nga tubimi i i katërt kundër projektit në Zvërnec #dosja #protesta #zvernec

Protestë në Durrës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mblidhen para Bashkisë

Berisha: Shteti duhej të ishte garanti në Zvërnec.Ndërtimet të bëhen në përputhje me standardet e BE

Berisha: Aeroporti i Vlorës kurrë nuk mund të ndërtohej aty

Zvërneci,Berisha:Ne mbështesim plotësisht investimin e huaj.Sazani nuk është një investim i thjeshtë

Berisha në grupin parlamentar: Pas Kuvendit Kombëtar hyjmë në një etapë të re

Berisha: Meta është një i burgosur politik, Rama po vazhdon me besnikëri rrugën e babait të vet

Burgun apo dorëheqje? Rama kapet me gazetarin: Nuk meriton përgjigje

Protestuesit kërkojnë dorëheqjen, Rama: Film i vjetër, përfaqësoj të paktën 800 mijë shqiptarë

Protesta për Zvërnecin, Rama: SPAK po mban të ngrira fondet pa i lënë të kalojë te shitësi

Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thotë të mbështesësh Shqipërinë drejt BE

Rama: Jemi këtu për të ndërtuar Shqipërinë e së ardhmes

Rama: Bëmë ligjin për hapjen e dosjeve të komunizmit, partia jonë u përball me të keqen në opozitë

"Kryeministri gënjeu"/ Gazetarja thirrje qytetarëve: Ai që të vjedh sot, do e bëjë dhe nesër

35-vjetori i PS në Tiranë/ Rama: Arsyeja e fitores së PS është aftësia për t’u hapur!

Mbyllet protesta për Zvërnecin #dosja #protesta #zverneci

Protesta për Zvërnecin/ Qytetarja: Ne nuk e lëshojmë sheshin pa u heq gardhi në Zvërnec dhe Rrjoll

Qytetarja: Kërkojmë anulimin e ligjit për zonat e mbrojtura, nuk ka negociata

"Anulo projektin"/ Me pankarta në duar, të rinjtë 'pushtojnë' kryeministrinë: Jep dorëheqjen

"Janë provokime"/ Çfarë po ndodh para ambienteve të Kryeministrisë?

Protestuesit i përgjigjen kryeministrit Rama: Jep dorëheqje nuk ka dialog!

Qytetarët zbresin sërish në shesh, protestojnë kundër projektit në Zvërnec

Ermonela Jaho mbështet protestën për Zvërnecin, shpërndan pamjet në rrjetet sociale

Skandali me ADS/ Berisha: U ngrit pa vendim qeverie, Rama krijoi një monstër për të vjedhur

"Populli flet në ditën e zgjedhjeve"/ Kryeministri: Thirrjet 'O Rama të QR' nuk funksionojnë me mua

Projekti për Zvërnecin/ Rama për hetimet e SPAK: Investimi nuk ndalon sa kohë unë jam këtu!

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Mesazhi i Antonio Costës: Përshpejtoni luftën kundër krimit dhe korrupsionit në vend