LIVE UPDATES
Politike

"12 parti janë bashkuar në një front"/ Bardhi: Besoj se do të fitojmë zgjedhjet e 2025

I ftuar në emisionin ‘Opinion’ në Tv Klan pas protestës së organizuar ditën e sotme nga opozita që u mbajt para Kryeministrisë, Bardhi u shpreh se Federata Opozitare është e hapur për çdo parti.

20 Shkurt 2024, 22:50 Nga h.k
"12 parti janë bashkuar në një front"/ Bardhi: Besoj se
Foto ilustruese

TIRANË-Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi u shpreh se 12 parti opozitare janë bashkuar në një front të përbashkët opozitar ku ka përmendur edhe partitë të cilat nuk janë bërë pjesë.

I ftuar në emisionin ‘Opinion’ në Tv Klan pas protestës së organizuar ditën e sotme nga opozita që u mbajt para Kryeministrisë, Bardhi u shpreh se Federata Opozitare është e hapur për çdo parti.

Blendi Fevziu: Mbështetja ishte tek 22%. Gjithsesi këto janë shifra të sondazheve që nuk janë akoma publike. Tregon që kishte një boshllëk të madh mes mbështetjes qytetarëve dhe pakënaqësisë së tyre me qeverinë. Rastin e parë që treguat një lloj afrimi, menjëherë qytetarët rikthen. A ndiheni ju përgjegjës që prej tre vjetësh keni çuar këtë situatë që mjaftoi një sjellje normale që opozitarët të afrohen përsëri?

Gazmend Bardhi: Absolutisht po, e kam thënë sot në fjalën time dhe në çdo takim gjatë kësaj jave dhe ka qenë një nga motivet që më ka detyruar të marr ato vendime politike që kam marrë.I kam kërkuar ndjesë. Gjithë duhet të kërkojmë ndjesë demokratëve dhe shqiptarëve. Ju siguroj që në protestë ka pasur edhe socialistë të zhgënjyer që ishin bashkuar protestës së opozitës dhe shkaku i gjithë tulatjes së popullit ka qenë përçarja e Partisë Demojmratike, prandaj kam bërtitur më fort se kushdo tjetër që ka nevojë për bashkim.

Fatmirësisht të hënën e javës së kaluar ne gjetëm zgjidhje për të bashkuar Partinë Demokratike që u pasua me bashkimin e frontit opozitar ku 12 parti në opozitë janë bashkuar në një front të përbashkët opozitar.

Blendi Fevziu: Kush mbetet jashtë? Është pjesa që mbështet Bashën…

Gazmend Bardhi: Ka disa parti opozitare dhe nëse s’gaboj ‘Lëvizja për Zhvillim Kombëtar. PDIU ka kërkuar më shumë kohë për të parë se si do të organizohet. Federata është e hapur për çdo parti. Unë gjej rastin të ftoj cilindo që do të bashkohemi në diversiteti. Askush nuk detyron askënd të mendojë për çdo çështje njëlloj, por ka një objektiv madhorë që na bën të gjithëve bashkë që është kundërshtari ynë politik.

Blendi Fevziu: Kjo protestë ishte dukshëm më e mirë se protestat para Parlamentit…

Gazmend Bardhi: Kjo është një nga protestat më të mëdha që unë kam marë pjesë sa unë jam në PD.

Ndër të tjera fjalën e Fevziut që nuk duhet të injorohet asnjë faktor opozitar dhe se opozita duhet të shkojë përtej kësaj për të fituar zgjedhjet, Bardhi e mbështet plotësisht duke theksuar se gjatë këtij viti opozita do të ftojë faktorë të tjerë në shoqëri që t’i bashkohen.

Blendi Fevziu: Ju nuk duhet të injoroni asnjë faktor opozitar por duhet të shkoni përtej këtyre sepse edhe vetëm me faktorin opozitar nbuk jmu mjaftuan shifrat në 2021.

Gazmend Bardhi: Bije dakord 100% që në dy vite ne kemi qënë të mbërthyer në një debat të brendshëm në opozitë. Kjo është një nga shtyllat që sigurisht një opozit normale organizon. Ne kemi një vit të tërrë përpara ku na pret një punë e madhe. Ne do të duhet të hapemi ndaj shoqërisë, të ftojmë faktorë në shoqëri që të na bashkohën. Të ndërtojmë alternativën dhe t’ja shpalosim qytetarëve. Unë mendoj që kemi kohë. Mund të kishte ndodhur një vit më parë. Nëse secili prej nesh në këtë një vit trokasim derë më derë për të organizuar opozitën dhe qytetaraët që e duan ndryshimin unë kam bindjen e plotë që me një alternativë të besueshme dhe me një ekip të besueshëm PD dhe opozita e bashkuar është fituese në zgjedhjet e 2025.

Kujtojmë se gjatë ditës së sotme opozita ka mbajtur një protestë para Kryeministrisë e cila zgjati disa orë. Gjatë protestës mbajtën fjalën e tyre aktorë të rëndësishëm të opozitës gjithashtu edhe ish-Kryeministri Sali Berisha i cili foli nga shtëpia e tij.

gazment bardhi

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet