LIVE UPDATES
Politike

Protesta e opozitës, VOA: Pas muajsh të gjatë përplasjesh në parlament, opozita mblodhi mbështetësit e saj para Kryeministrisë! Nuk munguan incidentet

Në përfundim të fjalës së zotit Berisha, shishe të shumta me lëndë djegëse fluturuan drejt godinës së qeverisë, e po ashtu dhe copa guri nga disa vazo që u thyen nga protestuesit. Përpjekjet për të çarë gardhin metalik, nuk shkuan më tej, dhe nuk u rregjistruan përplasje me policinë e cila nuk ndërhyri për asnjë moment.

20 Shkurt 2024, 22:01 Nga h.k
Protesta e opozitës, VOA: Pas muajsh të gjatë përplasjesh
Foto ilustruese

TIRANË-Në Shqipëri, pas muajsh të gjatë përplasjesh në parlament, opozita mblodhi mbrëmjen e së martës mbështetësit e saj përpara selisë së qeverisë, në një protestë e cila siç deklaroi ish kryeministri Sali Berisha “inauguron sot misionin tonë në Tiranë dhe mbarë Shqipërinë, betejën pa kthim të mosbindjes civile kundër diktaturës së dytë” të kryeministrit Edi Rama. Gjatë protestës nuk munguan incidentet.

Në përfundim të fjalës së zotit Berisha, shishe të shumta me lëndë djegëse fluturuan drejt godinës së qeverisë, e po ashtu dhe copa guri nga disa vazo që u thyen nga protestuesit. Përpjekjet për të çarë gardhin metalik, nuk shkuan më tej, dhe nuk u rregjistruan përplasje me policinë e cila nuk ndërhyri për asnjë moment.

Zoti Berisha ju drejtua protestuesve përmes një lidhjeje të drejtpërdrejtë nga shtëpia e tij, ku prej fundit të vitit të kaluar ai është në arrest shtëpie, pasi refuzoi të respektonte vendimin e gjykatës së posaçme për “detyrim paraqitje” dhe “ndalim të lëvizjes jashtë vendit”. Zoti Berisha është nën hetim, nën dyshimet për korrupsion lidhur me procedurat e privatizimit të ish kompleksit sportiv Partizani.

Opozita zgjodhi të protestonte në një ditë simbol për historinë e pluralizimit në Shqipëri, ditën kur 33 vjet më parë në Tiranë u rrëzua busti i diktatorit Enver Hoxha. Duke hequr paralele me këtë datë zoti Berisha theksoi se mesazhi që përcillet është se “populli opozitar do i rezervojë diktaturës së dytë, domethënë narkoshtetit të Edi Ramës, fatin që meriton, fatin që i rezervuam diktaturës komuniste 33 vite më pare”.

Protesta u mbajt në një konteskt të ri zhvillimesh brenda opozitës. Pas gati dy vitesh përplasjesh të forta, që çuan në copëzimin e e Partisë Demokratike, forcës kryesore të së djathtës, tanimë janë ravijëzuar dy linja, nga njëra anë zoti Basha, i mbetur me një numër të kufizuar deputetësh, por që ka në dorë siglën dhe vulën zyrtare të PD-së, dhe nga ana tjetër Rithemelimi, apo grupimi i ish kryeministrit Sali Berisha, të cilit iu bashkangjitën dhe deputetët që mbështesin kreun e grupit parlamentar Gazmend Bardhi. Këta të fundit gëlltitën akuzat e forta që kishin shkëmbyer mes tyre në emër të asaj që e quajtën “bashkim në diversitet”, për të krijuar një front kundër shumicës socialiste të kryeministrit Edi Rama.

Bashkëpunimi mes tyre prej disa muajsh në parlament, u shoqërua me një përfshirje dhe në strukturat partiake. Sekretari i përgjithshëm i Rithemelimit Flamur Noka, dhe zoti Bardhi, hodhën pas shpine atë çfarë kishin thënë për njëri tjetrin, duke u shfaqur së bashku në bazën demokrate. Si zoti Noka, ashtu dhe zoti Bardhi ishin ndër folësit kryesor para manifestuesve në protestë.

Këtij bashkimi i bëri jehonë dhe zoti Berisha në fjalën e tij. “Sot, kur shqiptarët na shohin bashkë pas gjithë brutalitetit që na është bërë, kur shqiptarët na shohin bashkë pas konflikteve tona të brendshme, kur shqiptarët na shohin bashkë kaq shumë në numër, besimi rikthehet në çdo shtëpi, në çdo lagje, në çdo rrugë, në çdo fshat, në çdo qytet. Bashkimi i PD e ka futur politikën shqiptare në një epokë të re. Është ky unitet në diversitet që shqiptarët nuk e kishin arritur njëherë në 33 vite. Është ky unitet në diversitet, dhurata më e çmuar e PD për shqiptarët”, u shpreh zoti Berisha.

Mbetet të shihet se cili do të jetë aksioni i ardhshëm i opozitës, e cila për muaj të tërë ka provuar forma nga më të ndryshmet për të penguar zhvillimin normal të seancave parlamentare. Një qëndrim i cili sipas tyre është kushtëzuar nga sjellja e shumicës, pas refuzimit nga ana e saj të disa kërkesave për ngritjen e komisioneve hetimore, apo dhe të ndryshimit të përbërjes së Komisionit të Posaçëm të Reformës zgjedhore, ku kërkohet zëvendësimi i atyre deputetëve demokratë që janë me zotin Basha./VOA

protesta e opozites

Sondazh

Poll

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë