LIVE UPDATES
Politike

14 maji/ Denoncimi i Luçiano Boçit: Bashkia e Elbasanit po blen vota! Kundërpërgjigjia: Spekulim i ulët, ndihmat i shpërndajmë për Ramazan!

Luçiano Boçi pretendon se Bashkia e Elbasanit po e përdor si skemë për blerje votash nëpërmjet kësaj skeme. 

18 Mars 2023, 22:19 Nga k.m.
14 maji/ Denoncimi i Luçiano Boçit: Bashkia e Elbasanit po blen
Luçiano Boçi

ELBASAN- Kandidati i Partisë Demokratike për Bashkinë e Elbasanit, Luçiano Boçi ka ndarë sot me publikun një video në të cilën tregohen disa qytetarë duke marrë ndihma ekonomike. Lidhur me çfarë ka ndodhur, Luçiano Boçi pretendon se Bashkia e Elbasanit po e përdor si skemë për blerje votash nëpërmjet kësaj skeme. 

"Reagimi absurd i bashkisë së Elbasanit ndaj denoncimit për blerje votash përmes një shoqate ndihmash provon jo vetëm krimin zgjedhor të partisë socialiste. Ajo dëshmon dështimin e plotë të qeverisjes së tyre. Një vërtetim i lëshuar nga Njësia Administrative Papër thotë se Familja në nevojë ekonomike, meqë nuk merr ndihmë ekonomike prej bashkisë, meriton të marrë ndihma humanitare. Cila shoqatë në botë pranon certifikata shteti për të lexuar dorën e shtrirë për mëshirë? Bashkia e Elbasanit u ka marrë të gjithë atyre që përfitojnë ndihmë ekonomike firmën se do të votojnë PS-në në zgjedhjet e ardhshme. Ata kanë dorëzuar shpirtin, kartën e identitetit dhe dinjitetin, gjunjëzuar prej mjerimit dhe urisë. Tani, përmes një shoqate – Bashkia e Elbasanit ka pafytyrësinë të blejë edhe shpirtrat e atyre që e di se e meritojnë ndihmën, por ajo nuk do t’I ndihmojë. Ata marrin një pako, nëse firmosin njëlloj si skllevërit e tjerë të ndihmës ekonomike. Ky është TURP! Kjo është MIZORI! Veprimi është KRIM ELEKTORAL ndërsa guximi për ta bërë është pafytyrësia më e hidhur e një rregjimi arrogant, ngritur mbi shpatullat e ngushta të një rrethi abuzuesish. Çdo akt nga zyrat e bashkisë deri tek ndarja e kutive me ndihma është e dokumentuar me prova, për të cilat ekspertët ligjorë janë duke punuar për t’I dërguar brenda kësaj jave në SPAK. Dosja e abuzimit në institucionin e kalbur të bashkisë Elbasan, do të jetë shumë voluminoze me fakte dhe prova të tjera. Të gjitha janë dokumentuar. Ftoj institucionet e drejtësisë te reagojnë sa më parë,"-shkruan Boçi. 

POSTIMI I PLOTË:

Nga ana tjetër, Bashkia e Elbasanit ka përgënjeshtruar Luçiano Boçin lidhur me disa pamje të publikuara prej tij në rrjetet sociale dhe sqaron se ndihmat e shpërndara janë një aktivitet bamirësie i Shoqatës “Mirësi për Botën”. Sipas Bashkisë, ndihmët shpërndahen çdo vit me rastin e muajit të shenjtë të Ramazanit.

"Keqardhje për spekulimet e ulëta politike të lëshuara në publik nga shtetasi Luçiano Boçi ndaj institucionit të Bashkisë së Elbasanit. Pamjet e shitura prej tij në rrjetet sociale e më pas në media si gjoja shpërndarje ndihmash nga Bashkia e Elbasanit në fakt janë as më pak e as më shumë se sa një aktivitet bamirësie i Shoqatës “Mirësi për Botën” të cilët si çdo vit shpërndajnë ndihma tek familjet në nevojë me rastin e muajit të shenjtë të Ramazanit. I vetmi ndryshim nga vitet e shkuara është se shtetasit Luçiano Boçi i janë errësuar sytë në ëndrrën e tij për të pushtuar Bashkinë e Elbasanit. Ëndërr për të cilën është gati të njollosë e bëjë pis çdo komunitet fetar, çdo organizatë joqeveritare, çdo institucion publik, çdo qytetar të Elbasanit. 14 Maji do jetë dita kur Luçiano Boçi do të marrë përgjigjen e merituar si mëkëmbësi i Sali Berishës dhe Ilir Metës. Bashkia e Elbasanit ka qenë dhe do të jetë gjithnjë në përkrahje dhe mbështetje të shtresave në nevojë. Bashkia e Elbasanit gjithashtu falenderon dhe i shpreh mirënjohje çdo organizatë bamirësie në përpjekjet e tyre të përvitshme, larg çdo ndikimi politik, për të ndihmuar sa më shumë familje në nevojë,"- i është përgjigjur akuzave Bashkia e Elbasanit.

luciano boci

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj