LIVE UPDATES
Politike

Abuzimi 3 mln euro me tenderin e ujësjellësit, SPAK përgjoi bisedat e kryebashkiakut të Bulqizës me biznesmenin! Lefter Alla: Më mirë të më thonin 'hap krahun'

Alla akuzohet për shpërdorim detyre dhe shkelje të barazisë në tendera. Së bashku me Allën është marrë vendimi dhe për 12 të pandehurit e tjerë që ndodheshin. 

18 Mars 2023, 13:37 Nga I.A

Abuzimi 3 mln euro me tenderin e ujësjellësit, SPAK përgjoi
Lefter Alla

TIRANË- Gjykata Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka vendosur masën e sigurisë 'Arrest me burg' për kryebashkiakun e Bulqizës Lefter Alla. Alla akuzohet për shpërdorim detyre dhe shkelje të barazisë në tendera. Së bashku me Allën është marrë vendimi dhe për 12 të pandehurit e tjerë që ndodheshin. Nga ata 9 janë lënë në arrest me burg, ndërsa 2 janë lënë në arrest shtëpie. Një nga të pandehurit, Leonard Daçi u paraqit në seancë me vonesë. I shoqëruar nga avokati ai tha se është një nga të pandehurit dhe do dalë për vlerësim mase në një moment tjetër. 

Ndërsa Alla, u ankua për procesin e nisur ndaj tij duke u shprehur para togave të zeza se: Në gjykimin tim më mirë të më thonin 'hap krahun', se sa të bëhen këto gjyqe politike!

Lefter Alla - Kryetar i Bashkisë Bulqizë 
Enkeleda Lleshi - Zv/kryetare
Erion Isaku - Drejtor i Urbanistikës
Kujtim Zogu - Drejtor i Mbrojtjes Civile
Rubin Kola - Inxhinier urbanistike
Denis Xholi - Ish Drejtor Juridik
 Arsen Gjoka - Drejtor i NJVKSH Bulqizë 

Po ashtu edhe administratorët e firmave fituese të tenderit nga të cilët do të qëndrojnë në burg: 

Aqif Konesha (i afërm i kryebashkiakut Lefter Alla)
Rasim Daçi
Dalo Gazidedja

Në arrest shtëpie: 

Ana Nishku (arrest shtëpie)
Kastriot Ibrahimi (arrest shtëpie)

Alla përfundoi në pranga pasi Prokuroria e Posaçme zbuloi kontaktet dhe komunikimet me biznesmenin Aqif Konesha i kompanisë që kryente punimet për ujësjellësin e Bulqizës. Madje, Alla, në shoqëri të Koneshës ka udhëtuar jashtë vendit me makinë, dyshohet në drejtim të Maqedonisë së Veriut. Gjatë kohës që diskutohej për tenderin, zëvendëskryetarja e bashkisë Bulqizë, Enkeleda Lleshi, kishte dhënë dorëheqje nga detyra pasi nuk donte të bëhej palë në firmosjen e tenderëve, por në gjykatë sot tha se largimi ng apuna ka ardhur për shkak të fluksit të madh. 

“Kam zbatuar ligjin, nuk kam shkelur asnjëherë detyrën. Kam dhënë dorëheqjen nga nënkryetare dhe punoj në një drejtori në bashki. Nuk e përballoja dot volumin e madh të punës,"- tha Lleshi.

Në përfundim të seancës në GJKKO, Hysni Demiraj, avokati i kryebashkiakut të Bulqizës Lefter Alla ka folur para mediave duke mbajtur të njëjtin qëndrim se është sulm politik. Sipas Demirajt, është bërë se nuk pranoi të hiqte dorë nga gara në zgjedhjet e 14 majit.

“Është fillimi i procedimit. Prokuroria shqiptare dhe gjykata nuk kanë arrestuar vetëm rojën dhe pastruesen e bashkisë. Ne juristët duhet të jemi më të matur. Ai bëri gabim që i kushtoi shumë shtrenjtë se duhet të ishte më i zgjuar e duhet të kishte pranuar atë moskandidim. Ne do ndjekim rrugën ligjore, do ankohemi në panel. Skandali më i madh kur akuzohet për 2 akuza.

Nëse një zyrtar mund të ketë kryer shkelje të barazisë së tenderave, s’mund të akuzohet për shpërdorim detyre. Të akuzosh për 2 vepra penale më duket e padrejtë vetëm të bësh bujë, megjithatë sistemi është treshkallësh. Fillimi sa ka nisur. Ne s’kemi në dorë asnjë provë. Ne kemi pasur 2 netë në dispozicion. Ky është sistemi. S’jemi për të shajtur sistemin por për të mbrojtur Lefter Allën. Lefter Alla para marrjes së detyrave në bashki ka qenë biznesmen i suksesshëm. Ju garantoj që nuk ka ndërhyrë në një tender me 3 milionë euro. Edhe në Bulqizë ka jetë por ai popull nëse është pa bukë, le të mbesin edhe pa atë kanal, le të mbesin edhe pa ujë. 90% e punimeve janë të kryera. Nuk ka hetuar fare prokuroria se si është problemi në terren. Megjithatë të mos paragjykojmë, vijojmë hetimet,”- tha Demiraj.

Dy ditë më parë, Lefter Alla, kryetar i Bashkisë së Bulqizës u vu në prangat e Policisë së Shtetit. Alla është vënë në pranga me urdhër të SPAK për shkak se ndaj tij rëndojnë dy akuza, atë për korrupsion dhe abuzim me tenderat publikë. Bashkë me Allën është vënë në pranga dhe nënkryetarja Enkelejda Lleshi dhe 11 të tjerë që janë identifikuar si: Rubin Kola, Erion Isaku, Leonard Daci, Arsen Gjoka, Kujtim Zogu, Denis Xholi, Rasim Daci, Dalo Gazidedja Aqif Konesha, Kastriot Ibrahimaj, Ana Nishku.

Këta persona në bashkëpunim me njëri-tjetrin dyshohet se kanë kryer veprime të paligjshme në dhënien e një tenderi me vlerë 3 milionë euro për ndërtimin e një Ujësjellësi në qytetin e Bulqizës. Tenderi i bashkisë drejtuar nga Alla, u fitua nga një kompani BOE England e cila mendohet se u favorizua gjatë procedurës. Por punimet, u kryen nga një tjetër kompani, OE 2AF Albania shpk, lidhje shoqërore e kryetarit të Bashkisë.

lefter alla

Sondazh

Poll

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen