LIVE UPDATES
Politike

“Projekte të mëdha”/ Balluku: Gazifikojmë Korçën dhe Fierin, 8 mln euro subvencione për panele diellore, nisim projektin e “By Pass-it” të Elbasanit

Balluku prezantoi ditën e sotme për mediat, projektet e vitit 2023.

9 Janar 2023, 12:01 Nga A.B
“Projekte të mëdha”/ Balluku: Gazifikojmë
Belinda Balluku

TIRANË- Zëvendëskryeministrja dhe Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku prezantoi ditën e sotme për mediat, projektet e vitit 2023. Ajo u shpreh se në Korçë do të nis projekti i gazifikimit të Shqipërisë, e më pas do të vijojë gazifikimi i Fierit, duke theksuar se këto dy qytete janë të parat për këtë projekt për shkak të afërsisë me sistemin e gazsjellësit TAP.  

“Do kemi gazifikimin e Shqipërisë. Kemi hedhur hapa të rëndësishëm. Kemi arritur në një moment ku 2023 do realizohen disa projekte të rëndësishme. Do e nisim me Korçën, Fieri do jetë i dyti. Korça është me temperatura më të ulëta ndaj e nisëm me Korçën. Paguajnë më mirë nga të gjithë faturat. Për t’i dhënë eficencë këtij projekti. Fieri është i dyti qytet. Do të jetë vit i rëndësishëm. Pavarësia energjitike është shumë e rëndësishme. Shqipëria ka një detyrim ndaj qytetarëve, që të ofrojë mburojë energjitike dhe siguri. Do synojmë të bëhemi lider energjitik i rajonit.

Zv.kryeministrja u shpreh se synojnë që numri i familjeve shqiptare që përdor panele diellore të shkojë në 20 mijë.

Një fond i vënë në dispozicion për 2500 familjet e para, kemi operative 1040 njësi. 20% e konsumit të një familje është ngrohja e ujit, fatura e këtyre familjeve do jetë 20% më e ulët. 20 mijë në total planifikojmë të arrijë numri i këtyre familjeve, duke e çuar subvencionin e qeverisë në 8 mln euro.

Balluku u shpreh se për vitin 2023 do të ndërtohet projekti për “By Pass-in” e Elbasanit. Ajo u shpreh se pas projektimit do shihet mundësia për të aplikuar për financim në Bashkimin Europain, si pjesë e Korridorit të 8-të.

“Do kemi një projekt për “By Pass-in” e Elbasanit. Do të aplikojmë në fondet e BE. Është pjesë e Korridorit 8. Pas Fushë Krujës kemi edhe një ngërç në Elbasan. Nuk mundemi të kemi akse kombëtare me hyrje në qytet. Do kemi projektin e plotë për By Passin e Elbasanit për të aplikuar më pas në fondet e BE. Do çelim garën për Milot-Balldre. Një projekt tjetër për Berat-Ballaban."

Ajo tha sërish se qeveria mbrojti mbi 1 milion abonentë familjarë nga rritja e çmimit të energjisë elektrike. 

“Ne ia kemi dalë që të qëndronim në parashikimet që kemi pasur në skenarët për mbështetje buxhetore nga buxheti i shtetit. Pavarësisht se jemi përballur me çmime importi historikisht më të lartat ndonjëherë, 31 gushti, unë i referohem kësaj date pasi është një nga momentet më kulmante të tregut të energjisë elektrike, i cili arriti deri në 1044 euro për megavat orë. Megjithatë, me të gjithë punën e mirë që u bë për menaxhimin e Kaskadës së Drinit, pavarësisht kushteve të thatësirës, duke optimizuar atë rezervë energjetike, duke bashkëpunuar me fqinjët tanë për depozitim të energjisë në momentet që kemi pasur dhe duke optimizuar edhe blerjen e importit, ia kemi dalë që mbi të gjitha, të mbrojmë 1 milion e 90 mijë abonentë familjarë, kemi mbrojtur 172  mijë biznese të vogla dhe 7500 biznese të lidhura në tensionin e mesëm”, theksoi ajo.

belinda balluku

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet