LIVE UPDATES
Politike

Berisha pa komisionerë, KQZ i jep të drejtën Alibeajt të zgjedhë dy emra, “shpëtojnë” Kapllanaj dhe Murataj, Celibashi: Janë rehabilituar

Në mbledhjen e zhvilluar sot, duke qenë se Gjykata nuk ka vendosur ende për kreun e PD-së, KQZ ka vijuar punën me dokumentet e vjetra që ka, ku kreu i PD-së rezulton ende Lulzim Basha, i pasuar nga Alibeaj.

9 Janar 2023, 11:53 Nga k.m.
Berisha pa komisionerë, KQZ i jep të drejtën Alibeajt të
Ilirjan Celibashi

TIRANË- Kryedemokrati Sali Berisha ka mbetur pa komisionerë në zgjedhjet lokale të 14 majit, pasi Komisioni Qendror i Zgjedhjeve caktoi PD-në e Enkelejd Alibeajt si grupimin që ka të drejtë të propozojë komisionerët për zgjedhjet vendore. Në mbledhjen e zhvilluar sot, duke qenë se Gjykata nuk ka vendosur ende për kreun e PD-së, KQZ ka vijuar punën me dokumentet e vjetra që ka, ku kreu i PD-së rezulton ende Lulzim Basha, i pasuar nga Alibeaj.

"Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka përcaktuar se si do të përcaktohen anëtarët e Komisionit Zonal të Administrimit Zgjedhor (KZA) për zgjedhjet e 14 majit. PS do të propozojë 2 anëtarë për çdo KZAZ si partia më e madhe e mazhoranancës, e po ashtu edhe Partia Demokratike ka të drejtë për 2 emra pasi është partia më e madhe e opozitës. Më pas, nga një anëtar do të ketë Partia SocialDemokrate dhe Partia e Lirisë. Ndërsa anëtari i shtatë do të cakohet me short,"- tha Celibashi.

Përfaqësuesit ligjor të Berishës munguan në mbledhje, ndërsa në vendin e juristit që përfaqëson zyrtarisht zyrtarisht Partinë Demokratike, u pa i ulur Indrit Sefa, i cili mbron edhe juridikisht grupimin e Alibeajt jo vetëm ne gjykatë por edhe në institucione. 

Nga ana tjetër, KQZ u dha 'ok'-n dhe dy kandidatëve që ishin bërë pjesë e verifikimit të thelluar, Agron Kapllanaj dhe Kleo Murataj.

Kapllanaj u bë pjesë e verifikimit të thelluar nga Komisioni Qendror të Zgjedhjeve për një vjedhje të kryer afro 20 vite më parë në Itali. Për veprën penale që ka kryer, ai është dënuar në vitin 2004 nga një gjykatë në Firence me 2 vjet burg dhe 300 euro gjobë, por deri më sot problem ishte formulai i dekriminalizimit. Për Prokurorinë e Përgjithshme, Kapllanaj është "i rehabilituar" dhe mund të garojë në zgjedhjet lokale të 14 majit. 

“Nga verifikimi i kryer nga Prokuroria e Përgjithshme, Kapllanaj vijin të mbajë në kurriz dënimin me 2 vjet burg në Itali në 2004 për akuzën e vjedhjes, KQZ-ja vëren se Kapllanaj i ka pranuar akuzat në fletën e vetëdeklarimit të bërë. Nisur nga kjo KQZ-ja i është drejtuar Prokurorisë për verifikimin e këtyre të dhënave, ku rezulton me dënim të formës së prerë nga Gjykata e Fierences me 2 vite burg dhe 20 euro gjobë. Rezulton se ka qenë në hetim në vitin 2012, por nuk rezulton se ka pasur urdhër ndërkombëtar. Kapllanaj nuk përfshihet në kushtet e ndalimit të tij si subjekt zgjedhor,”-deklaroi në mbledhjen e sot, kreu i KQZ-së, Ilirjan Celibashi.

I njëjti argument u pranua nga KQZ-ja edhe për Kleo Muratajn, kandidat për deputet i propozuar nga Partia Social Demokrate e Shqipërisë për qarkun e Tiranës. Ndryshe nga Kapllanaj, Murataj ishte dënuar në Shqipëri në vitin 1991 me 2 muaj riedukim për armëmbajtje pa leje. Pra edhe ai është rehabilituar 

ilirjan celibashi kqz 9 janar 2023 sali berisha enkelejd alibeaj agron kapllanaj kleo murataj

Sondazh

Poll

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen