LIVE UPDATES
Politike

33-vjetori i partisë/ Berisha: PD ia doli në një mision të jashtëzakonshëm të faktohet, të dëshmohet si parti e misioneve të pamundura

Berisha gjatë fjalimit të tij të mbajtur në këtë 33-vjetor themelimi tha se, Partia Demokratike rrëzoi me 22 mars dhe arkivoi në histori pushtetin 46-vjeçar të Partisë së Punës.

11 Dhjetor 2023, 19:31 Nga I.A
33-vjetori i partisë/ Berisha: PD ia doli në një mision të
Sali Berisha

TIRANË- Kryetari i PD, Sali Berisha tha gjatë fjalës së tij në 33-vjetorin e themelimit të Partisë Demokratike se, Partia Demokratike ia doli në një mision të jashtëzakonshëm të faktohettë dhe dëshmohet si parti e misioneve të pamundura. Berisha gjatë fjalimit të tij të mbajtur në këtë 33-vjetor themelimi tha se, Partia Demokratike rrëzoi me 22 mars dhe arkivoi në histori pushtetin 46-vjeçar të Partisë së Punës.

"Të dashur ish-studentë të dhjetorit ‘90, që me guximin tuaj, me vizionin tuaj, ndatë historinë dhe epokat. Vepra juaj është një nga aktet më madhore në historinë e lirisë së shqiptarëve, është akti më madhor pas pavarësisë së Shqipërisë.
Ju përshëndes sot dhe përulem para jush me nderimin më të pakufishëm. Të dashur miq të mi, themelues të PD-së, mbështetës të saj në orët e para. Kam kënaqësinë që u shoh sot këtu, ju përshëndes me shumë mirënjohje për kontributin tuaj. Përshëndes të gjithë ata që u bashkuan natën apo ditët e dhjetorit ’90 dhe vendosën më 11 dhjetor themelimin e PD. Ata ishin studentë, intelektualë, por edhe punonjës, të cilët kishin dy gjera të përbashkëta: guximin të vendosnin për krijimin e një partie, që do qëndronte karshi Partisë së Punës së Shqipërisë, e cila edhe një javë pas themelimit të saj, do shpallte doktrinën terroriste marksiste-leniniste si doktrinë të saj. Por ata kishin gjithashtu edhe individualitetin e tyre. Njerëz me kontribute në fushat nga vinin, njerëz të cilët dhanë një ndihmesë të madhe. Dhe ai individualitet ishte në vlerësimin tim, jashtëzakonisht i rëndësishëm për të ruajtur shpirtin demokratik të PD, e cila themelohej në kushtet e një monizmi të plotë, total, ekstrem.

Dua të përshëndes të gjithë drejtuesit aktualë të PD, të cilët kanë një barrë po kaq të rëndë dhe të vështirë sa drejtuesit e saj në themelim. Atëherë ne përballeshim në të vërtetë me diktaturën më të egër të kohës, diktaturë e lodhur ishte ajo, diktaturë e drobitur, e dëshpëruar ishte, por përsëri diktaturë që ekzekutonte në kufi çdo javë të rinj dhe të reja, sepse niseshin për botën e lirë. Pra, një diktaturë që në çdo moment mund t’u rikthehej metodave më të egra, por anëtarët, simpatizantët, drejtuesit e PD, qëndruan në një betejë, themeluan dhe konsoliduan PD-në, e cila udhëhoqi një front antikomunist. Do u them këtu të vërtetën, kur ajo u themelua, përveç shqiptarëve që kishin vuajtur dhe që prisnin me padurim të shihnin dhe ata ndryshimet që kishin ndodhur në vendet e tjera, pakkush mund t’u besonte këtyre njerëzve të panjohur, pakkush mund të mendonte se këta do përmbysnin diktaturën kundër të cilës u ngritën. Por PD ia doli në një mision të jashtëzakonshëm të faktohet, të dëshmohet si parti e misioneve të pamundura. Ajo rrëzoi me 22 mars dhe arkivoi në histori pushtetin 46-vjeçar të Partisë së Punës. Atë ditë që u mblodhëm në shesh, e vërteta se përveç frymëzimit, përveç idealeve, ne nuk kishim projektin e plotë të asaj që do ndërtonim.

Pse nuk e kishim atë? Sepse ne dilnim nga një izolim i plotë total. Dilnim si njerëz që nuk kishin jetuar një ditë në liri dhe unë po ua përsëris një gjë që mund ta kem thënë herë tjetër, kur dilja jashtë shtetit, qëndroja i skllavëruar dhe kthehesha këtu i skllavëruar. Kjo ishte gjendja jonë kur ne fituam mbi diktaturën. Por njerëzit me vullnet, njerëzit me ideale, njerëzit të cilët u përpoqën me të gjithë energjitë tona të ndërtojmë atë rend që ishte jetik, të ndërtojmë rendin të cilin shqiptarët nuk e kishin njohur ndonjëherë në histori. Me një angazhim të qytetarëve shqiptarëve, të demokratëve, ia dolëm që Shqipëria nga vendi më i hiperkolektizuar i planetit, në katër vite të kishte të prodhimit të brendshëm nga sektori privat. Ia dolëm të ndërtojmë institucionet kushtetuese të shtetit demokratik. Ia dolëm të mbjellim shpresën. Në vitin 1992, 204 dollarë ishin të ardhurat për frymë. Por ato u dyfishuan nga viti në vit. Dhe ky dyfishim nuk ishte i madh si shumë, por si shpresë ishte shumë i madh. Rritëm nga viti në vit besimin e shqiptarëve te Shqipëria," tha Berisha.

sali berisha

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet