LIVE UPDATES
Politike

34-vjetori i themelimit të PD-së, Berisha: Na u dha mundësia t’i japim Shqipërisë pluralizmin dhe të rrëzonim diktaturën më gjakatare në Europë

Berisha përshëndeti në nisje të fjalimit, kreun e PL-së Ilir Metën e ish-deputetin Ervin Salianji të cilët aktualisht ndodhen në burg dhe Jamarbër Malltezin i cili ndodhet në "arrest shtëpie". 

11 Dhjetor 2024, 20:56 Nga r.ll
34-vjetori i themelimit të PD-së, Berisha: Na u dha mundësia
sali berisha

TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka mbajtur fjalën e tij në eventin e mbajtur për 34-vjetorin e themelimit të PD-së. Berisha përshëndeti në nisje të fjalimit, kreun e PL-së Ilir Metën e ish-deputetin Ervin Salianji të cilët aktualisht ndodhen në burg dhe Jamarbër Malltezin i cili ndodhet në "arrest shtëpie". 

Kryedemokrati kujtoi edhe disa nga emrat themelues dhe figurat kryesore të PD-së që sipas tij kanë luftuar për lirinë dhe demokracinë. Ai shtoi më tej se kjo forcë politike kishte fatin që t'i jepte Shqipërisë pluralizmin, të rrëzonte diktaturën dhe të kontribuonte në lirinë dhe pavarësinë e Kosovës.

PJESË NGA FJALA E BERISHËS: 

Të dashur themeluese, themelues të Partisë Demokratike, të pranishëm në këtë sallë dhe kudo që jeni sot. Të dashur drejtuese dhe drejtues të PD, anëtarë dhe mbështetës të kësaj partie, gëzuar 34-vjetorin e themelimit të PD. Një përshëndetje të përzemërt kam për të gjithë ata opozitarë e demokratë që në këto 34 vite, kanë derdhur lumenj djerse, guximi dhe kanë mbajtur gjallë, janë shndërruar në forcën jetësore të kësaj partie dhe e kanë sjellë atë këtu në prag të fitores, fitores së saj të tretë, fitores së merituar.

Por në emër tuaj dua të përshëndes kryetarin e Partisë së Lirisë, aleatin tonë, Ilir Meta, deputetin e PD, Ervin Salianji, drejtuesin e Departamentit të Mjedisit, Jamarbër Malltezi, për qëndresën e tyre, të arrestuar dhe në burgjet e diktaturës.
Dua të përshëndes përzemërsisht praninë e aleatëve tanë, me të cilët në 32 vite kemi ndarë betejat dhe fitoret, kemi qëndruar së bashku në kauzat e drejta që besojmë.

Miq dhe të ftuar, kur kthehesh mbrapa në kohë, në ditët më të para, kur rikthen në kujtime patosin, fuqinë e protestës studentore, studentët liberatorë, tribunin e lirisë, princin e pavdekshëm të shqiptarëve, Azem Hajdari, kur viziton në kujtime emocionet e themelimit të PD, njëherazi vendosjen e pluralizmit politik dhe ndarjen e epokave në Shqipëri, vendin më monist të planetit, kur kujton eposin qytetar të shembjes së kultit më të keq që shqiptarët kanë njohur në tërë historinë e tyre, kultin e Enver Hoxhës, Hitlerit shqiptar të pasluftës, kur kujton entuziazmin e ditës së bardhë, ditës së parë të demokracisë që PD dhe opozita shqiptare sollën me 22 mars të vitit 1992, zëvendësimin e shtetit diktatorial me shtetin ligjor, kur kujton krenarinë e anëtarësimit të Shqipërisë në KiE, anëtarësimin e Shqipërisë në NATO, kur kujton marrëdhëniet njerëzore të njerëzve të lirë, kur kujton trashëgiminë e atyre që sot nuk janë sot mes nesh, kur kujton tribunin e lirisë, prijësin e pavdekshëm Azem Hajdari, kujton Mandelën e Shqipërisë, Pjetër Arbnori, intelektualin vigan Ali Spahija, kujton intelektualin e shquar dhe guximtar, drejtues kryesor i PD, Gramoz Pashko, mençurinë e Sokol Olldashit, mirësinë dhe virtytet e Bujar Nishanit, qytetarinë e Gerti Bogdanit dhe mbi të gjitha dashurinë reciproke që anëtarët dhe mbështetësit e PD ndajnë njëri me tjetrin, kur fluturimthi kthehesh një kujtimet e pasura 34-vjeçare të historisë sonë, një gjë të vjen në mendje, çfarë fati për ne të jemi pjesë e kësaj partie.

Çfarë fati për ne të jemi pjesëmarrës në këtë histori të lirisë së Shqipërisë 3 herë me radhë. Çfarë fati për ne që na u dha mundësia t’i japim Shqipërisë pluralizmin, të rrëzonim diktaturën më gjakatare në Europë. Por jo më pak të jepnim kontributin tonë të pazëvendësueshëm në lirinë dhe pavarësinë e Kosovës. Ishim bashkë ne të gjithë këtu në Tiranë, krah mikut të shquar të shqiptarëve, presidentit Xhorxh Bush, kur u shpall për herë të parë pavarësia e shtetit të dytë të shqiptarëve, pavarësia e Kosovës.

sali berisha 34-vjetori i themelimit te pd

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet