LIVE UPDATES
Politike

"47% e fëmijëve, të kequshqyer, kjo nuk e shqetëson shumë Ramën"/ Këlliçi: Programi i PD zgjidh varfërinë, arsimin e kujdesin shëndetësor

Këlliçi duke folur në një deklaratë për mediat nga selia blu, tha se Rama nuk ofroi asnjë zgjidhje konkrete për situatën e fëmijëve në Shqipëri, por në vend të kësaj shfaqi pritshmëri të mbështetjes financiare nga Bashkimi Europian. 

9 Prill 2025, 16:01 Nga E. D
"47% e fëmijëve, të kequshqyer, kjo nuk e shqetëson
Belind Këlliçi

TIRANË- Anëtari i Kryesisë së Partisë Demokratike, Belind Këlliçi, ka kritukuar ashpër deklaratën e kryeministrit Edi Rama në Konventën Rajonale të Kujdesit ndaj Fëmijëve. Këlliçi duke folur në një deklaratë për mediat nga selia blu, tha se Rama nuk ofroi asnjë zgjidhje konkrete për situatën e fëmijëve në Shqipëri, por në vend të kësaj shfaqi pritshmëri të mbështetjes financiare nga Bashkimi Europian. Këlliçi theksoi se raportet thonë se 47% e fëmijëve vuajnë nga kequshqyerja, dhe pavarësisht këtij raporti Edi Ramën nuk e shqtëson ky fakt.

Gjatë deklaratës ai përmendi me emra raste tragjike të fëmijëve si Kristi Maze, Ardit Gjoklaj dhe Martin Cani, duke theksuar se nëse qeveria do kishte prioritet shëndetësinë dhe arsimin e fëmijëve po aq sa shpenzon për luksin dhe udhëtimet, këto jetë mund të ishin shpëtuar. Ndër të tjera ai theksoi se zgjidhja për reduktimin e varfërisë, arsimit dhe shëndetësisë tek fëmijët mund të gjendet vetëm tek programi qeverisës i Partisë Demokratike.

Deklarata e plotë:

Të nderuar qytetarë,

Edi Rama pret që problemin e varfërisë, arsimit dhe shëndetësisë të fëmijëve shqiptarë t’ia zgjidhë Bashkimi Evropian.

Këtë kishte në fokus fjala e tij në Konventën rajonale të Kujdesit ndaj Fëmijëve.

Rama la të kuptohej qartë se në lidhje me këtë çështje nuk ka asnjë zgjidhje, por pret financimet e Bashkimit Europian, në një kohë që sipas Raporteve të UNICEF, të realizuara edhe nga Linda Rama, raporti i bërë publik vitin e kaluar, thuhet se 47% e fëmijëve shqiptarë vuajnë nga kequshqyerja. Por kjo nuk e shqetëson shumë Edi Ramën.

Në rast se Rama do shqetësohej për shëndetësinë, varfërinë apo arsimin aq sa shqetësohet për Kopshtin e Edenit në Kryeministri, për shishen e verës 33 mijë euro, për udhëtimet me charter privat, për ekspozitat e tij private në metropolet e botës, vogëlushin Kristi Maze që ndërroi jetë në pritje të një transplanti, 17 vjeçarin Ardit Gjoklaj që varfëria e çoi të punonte në Landfillin e Sharrës, apo 14 vjeçarin Martin Canin që u vra në derë të shkollës, do ishin mes të gjallëve dhe me të afërmit e tyre.

Zgjidhja për reduktimin e varfërisë, arsimit dhe shëndetësisë tek fëmijët mund të gjendet vetëm tek programi qeverisës i Partisë Demokratike.

Për fëmijën e parë deri në moshën 18 vjeç do ketë një pagë prej 60 eurosh në muaj, për fëmijën e dytë 70 euro në muaj dhe fëmija i tretë do të merret përsipër nga shteti deri në moshën 23 vjeçare.

Futja e ushqimit në shkolla, rritja e cilësisë arsimore duke e mbështetur tek merita dhe jo militantizmi, apo dyfishimi i buxhetit është ajo çka ofron Partia Demokratike në qeverisjen e saj.

Ky në fakt duhet të jetë detyrim i çdo qeverie të përgjegjshme.

Shqipëria Madhështore fillon nga fëmijët!

Si janë fëmijët sot do të jetë Shqipëria nesër!

belind këlliçi

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj