9 Prill 2025, 14:29
Nga I.A
Kryeministria
TIRANË- Qeveria shqiptare ka marrë vendimin për heqjen e vizave turistike për 5 shtete. Mwsohet se në mbledhjen e Këshilit të Ministave të ditës së sotme, u vendos heqja e vizave për shtetet, si Arabia Saudite, Katari, Oman, Tajlandë dhe Indonezi. Ky vendim do të qëndrojë në fuqi për një afat të kufizuar nga data 15 prill deri më 31 dhjetor 2025.
Vendimi i Këshillit të Ministrave:
VENDIM PËR NJË NDRYSHIM NË VENDIMIN NR.858, DATË 29.12.2021, TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE, “PËR PËRCAKTIMIN E KRITEREVE, TË PROCEDURAVE E TË DOKUMENTACIONIT PËR HYRJEN, QËNDRIMIN DHE TRAJTIMIN E TË HUAJVE NË REPUBLIKËN E SHQIPËRISË”, TË NDRYSHUAR
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të neneve 6 e 29, të ligjit nr.79/2021, “Për të huajt”, me propozimin e ministrit për Evropën dhe Punët e Jashtme dhe të ministrit të Brendshëm, Këshilli i Ministrave
1. Pika 3, e aneksit nr.3, që i bashkëlidhet vendimit nr.858, datë 29.12.2021, të Këshillit të Ministrave, “Për përcaktimin e kritereve, të procedurave e të dokumentacionit për hyrjen, qëndrimin dhe trajtimin e të huajve në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, ndryshohet, si më poshtë vijon:
“3. Lista e shteteve, shtetasit e të cilave hyjnë pa vizë për motive turistike në Republikën e Shqipërisë dhe me dokumentin “pasaportë” për një periudhë të kufizuar, nga data 15 prill deri më 31 dhjetor 2025.”.
Nr. Shteti
1. Arabi Saudite
2. Katar
3. Oman
4. Tajlandë
5. Indonezi
2. Ngarkohen Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme dhe Ministria e Brendshme për zbatimin e këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.
vkm
Politike
9 Prill 2025, 13:25
N.F
Gervalla
KOSOVË- Ministrja në detyrë e Punëve të Jashtme dhe Diasporës së Republikës së Kosovës, Donika G...
Politike
9 Prill 2025, 13:20
I.A
Kryeministria
TIRANË- Qeveria ka marrë vendim ditën e sotme për të shpallur datat 15 dhe 16 maj pushim zyrtar për p...
Politike
9 Prill 2025, 13:03
r.ll
sali berisha
TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha tha sot se në fushën e rendit dhe sigurisë do të ndodhë...
Politike
9 Prill 2025, 12:46
I.A
Qytetari
DURRËS- Një takim që ka ndodhur ditën e djeshme në portin e Durrësit me përfaqësuesit e transportit d...
Politike
9 Prill 2025, 12:51
N.F
Foto ilustruese
KOSOVË- Komiteti për Politikë të Jashtme i Parlamentit Evropian ka votuar draft rezolutën për Kosovën n&...
Politike
9 Prill 2025, 12:33
r.ll
sali berisha
TIRANË- Kreu i PD-së, Sali Berisha tha sot se qeverisja e kryeministrit Edi Rama ka arritur të largojë nga Shqipëria ...
Politike
9 Prill 2025, 12:20
r.ll
sali berisha
TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha deklaroi sot se me ardhjen e tyre në qeveri do të largohen nga Polici...
Politike
9 Prill 2025, 12:07
r.ll
sali berisha
TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka mbajtur fjalën e tij në prezantimin e programit qeverisës t&...
Politike
9 Prill 2025, 11:34
N.F
Delegacioni i OSBE-ODIHR
TIRANË- Delegacioni i OSBE-ODIHR që do të monitorojë zgjedhjet e 11 majit është fotografuar ditë...
Politike
9 Prill 2025, 11:25
r.ll
basir collaku
MAT- Kandidati i PD për deputet në Mat, Basir Çollaku ka denoncuar në fhsatin Bushkash po shpërndahen produkte me ...