9 Prill 2025, 13:25
Nga N.F
Gervalla
KOSOVË- Ministrja në detyrë e Punëve të Jashtme dhe Diasporës së Republikës së Kosovës, Donika Gërvalla gjatë fjalimit të saj para Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara u bëri ftesë përfaqësuesve të shteteve anëtare që të vizitojnë Kosovën. Gërvalla theksoi se ata duhet ta shohin realitetin nga afër dhe jo përmes pasqyrimeve të deformuara në raporte të cilat nuk reflektojnë gjendjen faktike.
“Në vend që të ndikohemi nga raporte që nuk pasqyrojnë realitetin në vend, ftoj sinqerisht Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara që të vizitojë Kosovën. Krijojeni vetë përshtypjen tuaj për atë që po ndodh atje. Vizitojini qytetarët serbë në katër komunat veriore të vendit dhe bisedoni me ta,” deklaroi Gërvalla, tha ajo.
Gërvalla theksoi se qytetarët serbë në veri të Kosovës, sot më shumë se kurrë më parë, po ndihen të lirë nga presioni dhe frika e strukturave kriminale të lidhura me Beogradin. Ajo shtoi se fushata e dezinformimit që synon të paraqesë qeverinë si problem për qytetarët serbë është e pabazë dhe bie poshtë përballë realitetit që përjetohet në terren.
“Ata do t’ju tregojnë se si, më në fund, ndihen të lirë nga presioni dhe terrori i bandave të organizuara kriminale, miq të z. Gjuriç dhe të tjerëve. Asgjë nuk mund të zëvendësojë përshtypjen personale që do ta merrni duke i parë nga afër dhe biseduar hapur me të gjithë ata që mund t’i keni parë si të ndikuar nga raporte të njëanshme,” tha Gërvalla.
Duke iu drejtuar anëtarëve të Këshillit, Gërvalla nënvizoi se shumë nga përfaqësuesit e vendeve partnere që i kanë vizituar komunat veriore kanë ndryshuar plotësisht perceptimin e tyre mbi situatën në vend pas vizitave të tyre në terren.
“Do ta ndryshoni mendimin tuaj për atë që po ndodh, ashtu siç e kanë ndryshuar të gjithë ata që kam takuar dhe që kanë qenë prezent në katër komunat veriore të Kosovës. Ndoshta është një alternativë më e mirë sesa të besoni verbërisht,” përfundoi ministrja.
gervalla kosova keshilli i sigurimit te okb-se
Politike
9 Prill 2025, 13:20
I.A
Kryeministria
TIRANË- Qeveria ka marrë vendim ditën e sotme për të shpallur datat 15 dhe 16 maj pushim zyrtar për p...
Politike
9 Prill 2025, 13:03
r.ll
sali berisha
TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha tha sot se në fushën e rendit dhe sigurisë do të ndodhë...
Politike
9 Prill 2025, 12:46
I.A
Qytetari
DURRËS- Një takim që ka ndodhur ditën e djeshme në portin e Durrësit me përfaqësuesit e transportit d...
Politike
9 Prill 2025, 12:51
N.F
Foto ilustruese
KOSOVË- Komiteti për Politikë të Jashtme i Parlamentit Evropian ka votuar draft rezolutën për Kosovën n&...
Politike
9 Prill 2025, 12:33
r.ll
sali berisha
TIRANË- Kreu i PD-së, Sali Berisha tha sot se qeverisja e kryeministrit Edi Rama ka arritur të largojë nga Shqipëria ...
Politike
9 Prill 2025, 12:20
r.ll
sali berisha
TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha deklaroi sot se me ardhjen e tyre në qeveri do të largohen nga Polici...
Politike
9 Prill 2025, 12:07
r.ll
sali berisha
TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka mbajtur fjalën e tij në prezantimin e programit qeverisës t&...
Politike
9 Prill 2025, 11:34
N.F
Delegacioni i OSBE-ODIHR
TIRANË- Delegacioni i OSBE-ODIHR që do të monitorojë zgjedhjet e 11 majit është fotografuar ditë...
Politike
9 Prill 2025, 11:25
r.ll
basir collaku
MAT- Kandidati i PD për deputet në Mat, Basir Çollaku ka denoncuar në fhsatin Bushkash po shpërndahen produkte me ...
Politike
9 Prill 2025, 11:04
r.ll
edi rama
TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka njoftuar sot në rrjetet e tij sociale takimin e radhës mes emigrantët shqiptarë në ...