LIVE UPDATES
Politike

A garantoni që Erion Veliaj nuk është i korruptuar? Rama: Kush gabon, kush më ha pas shpine, ta harrojë mbështetjen

Edi Rama u shpreh se kushdo që gjatë kohës së bashkëpunimit, punon pas shpine për interesa personale, do ta mbajë vetë përgjegjësinë para ligjit.

11 Maj 2023, 15:15 Nga k.m.
A garantoni që Erion Veliaj nuk është i korruptuar? Rama: Kush
Edi Rama

TIRANË- Kreu i qeverisë, Edi Rama ka komentuar akuzat e ngritura nga Strukrura e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar për Arben Ahmetaj, por edhe për faktin që Erion Veliaj përflitet si i korruptuar. Në fjalën e tij gjatë emisionit "Opinion", Edi Rama u shpreh se kushdo që gjatë kohës së bashkëpunimit, punon pas shpine për interesa personale, do ta mbajë vetë përgjegjësinë para ligjit.

Kreu i qeverisë theksoi se Partia Socialiste dhe ai vetë, nuk merr në mbrojtje asnjë bashkëpunëtor që përfshihet në afera korruptive, përfshirë edhe kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veliaj.

PJESË NGA EMISIONI: 

Berat Buzhala: Pyetja e parë është për Arben Ahmetaj, janë sekuestruar dy vila, ka qenë zëvëndës juaj, i përkrahur nga ju. Nuk ka fakte që ju jeni i përfshirë në aferë, mirëpo ju keni qenë shefi i tij politik, e njëjta gjë thuhet për Veliajn, ekziston një konsensus shoqëror në Tiranë ku thuhet që është i korruptuar edhe madje edhe mediat që nuk janë të afërta me ju, ka ndikim në media më shumë se ju. A garantoni ju, a merrni përgjegjësi politike që Erion Veliaj s’është i korruptuar sepse jemi në zgjedhje lokale, jemi në zgjedhje bashkiake? Pra, çfarë nëse SPAK e godet edhe Veliajn, a jeni dhe ju përgjegjës sepse po loboni për të, po vraponi për të dhe dëshironi që ai të zgjidhet kryetar i Tiranës?

Edi Rama: E para të falenderoj për pyetjen. Qysh ditën e parë që ne kemi marrë detyrën, në mbledhjen e parë të qeverisë, në mbledhjen e parë me grupin parlamentar kam thënë atë që unë e përsëris sa herë që fitojmë një mandat tjetër dhe më ka ndodhur ta përsëris dhe kur kanë ndodhur situata të tilla dhe më përpara me ish-zyrtarë të lartë. Vendin ku ulesh ta jep populli, partia, ta jep Kryeministri, për ta mbajtur duhet ta mbash vetë. Kemi qëllime të përbashkëta shumë të qarta dhe për këto qëllime luftojmë bashkë dhe unë u bëhem mburojë, shpatë, shigjetë kujtdo. Ama kushdo, ndërkohë që luftojmë për një qëllim të përbashkët, mbas shpinës kërkon të bëjë dhe përfitimin e vet të përveçëm duhet të mendohet mirë sepse ballafaqimin me drejtësinë e ka vetë, nuk e kemi ne. Kështuqë unë nuk kam asnjë lëkundje në këtë. Bashkëpunëtorët e mi duhet ta dijnë shumë mirë. Kush më ha në shpinë duhet ta harrojë që ka mbrojtje nga unë apo Partia Socialiste. Siç është ajo shprehja, pishën njeriu nuk ja mbaj ama për aq kohë sa punojmë bashkë, unë jam mbrojtësi më i flaktë i çdo bashkëpunëtori. Nuk dua të bëj sikur po bëj snobin, por sinqerisht nuk i ndjek mediat, marr një raport një faqe e gjysmë për çfarë është thënë dje në raport me qeverinë. Ka bërë një aplikacion Drejtoria e Komunikimit që faktikisht sjell të gjitha lajmet. Më thoshte Endri, fute atë aplikacion. Futa atë aplikacion sikur futa shejtanin në bark, e mbajta një javë. Mu prish qetësia, mu prish çdo gjë se më dilnin aty. I bëra një delete asaj dhe të them të drejtën nuk e ndjek sa është ai në media. Për mua është kryetari që i duhet Tiranës, vizioni është i ndarë çfarë do bëhet me Tiranën. Ambicia dihet, natyrisht ai ka parcelën e vet të ekzekutimit të gjërave, unë kam pjesën time. Unë kam pas gjithmonë bindjen që kryeqyteti nuk është thjesht i kryetarit të bashkisë, është i qeverisë, është i Kryeministrit sepse një kryeqytet ka nevojë të domosdoshme për mbështetjen e qeverisë dhe Kryeministrit.

Shkrimi i NYT bëri shkrim për Vuçiçin?

Edi Rama: Nuk ndikohem nga shkrimet. Presidentin e Serbisë nuk e ndjekim ne por populli serb.

edi rama

Sondazh

Poll

Stuhia bën kërdinë, xhama të thyer e pemë të rrëzuara, tre persona përfundojnë në spital

Stuhia bën kërdinë, xhama të thyer e pemë të rrëzuara, tre persona përfundojnë në spital

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë