LIVE UPDATES
Politike

Afera 6 milionë euro/ Berisha: Satelitët nuk ishin asgjë tjetër veçse kontraktime për lobim të Edi Ramës

Gjatë fjalës së tij Berisha tha se propaganda informoi se Shqipëria hodhi dy satelitë në orbitë. Ai theksoi se u paguan 6 milionë për dy satelitë ndërsa Niko Peleshi ulej e kapardisej se tani me satelitë do mësojmë dhe do të lajmërohemi për çdo zjarr në Shqipëri. 

13 Gusht 2024, 21:29 Nga N.F
 
Afera 6 milionë euro/ Berisha: Satelitët nuk ishin asgjë
Berisha

TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka mbajtur fjalën e tij para mbështetësve të mbledhur poshtë ballkonit të tij. Gjatë fjalës së tij Berisha tha se propaganda informoi se Shqipëria hodhi dy satelitë në orbitë. Ai theksoi se u paguan 6 milionë për dy satelitë ndërsa Niko Peleshi ulej e kapardisej se tani me satelitë do mësojmë dhe do të lajmërohemi për çdo zjarr në Shqipëri. 

Berisha shtoi se Rama  është sot i vetmi kryeministër në Europë dhe botë që bleu 4 milionë euro instilacionin. Sipas tij 4 milionë euro instilacioni vetëm për të kënaqur sytë e tij është shpenzimi më kriminal, më i turpshëm i një sundimtari, të cilit nuk i ka mbetur as ndjenja më e vogël e respektit.

Fjala e Berishës;

Miqtë e mi, me të madhe propaganda e tij informoi se Shqipëria hodhi dy satelitë në orbitë.
Pagoi 6 milionë për dy satelitë. Niko Peleshi ulej e kapardisej se tani me satelitë do mësojmë dhe do të lajmërohemi për çdo zjarr në Shqipëri. Ku janë satelitët o miq? A i dëgjuat kësaj vere të flasin për ta? Jo dhe jo! Satelitët nuk ishin asgjë tjetër veçse kontraktime për lobim të Edi Ramës, këtij banditi, këtij hajduti dhe krimineli që shpenzon dhjetëra e dhjetëra milionë për të mbrojtur pushtetin e tij të krimit.


Edi Rama është sot i vetmi kryeministër në Europë dhe botë që bleu 4 milionë euro instilacionin.
Të dashur miq, 4 milionë euro instilacioni vetëm për të kënaqur sytë e tij është shpenzimi më kriminal, më i turpshëm i një sundimtari, të cilit nuk i ka mbetur as ndjenja më e vogël e respektit. As ndjesia më e vogël e solidaritetit apo dhembshurisë për qytetarët e vendit që vuajnë kaq shumë.


Mund të numëroj një zinxhir të tërë vjedhjesh dhe abuzimesh të këtij njeriu që qëndron në pushtet mbi krimin. Që turpëron këtë vend çdo orë, çdo ditë. Që mashtron shqiptarët dhe që është i gatshëm t’i vërë flakën gjithçkaje për pushtetin e tij të krimit.

berisha rama satelite

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet