All - Scripts - 5
LIVE UPDATES
All - General - 1
Politike

'Ahmetaj konfirmoi prishjen e marrëdhënieve me kryeministrin'/ 'VOA': Rama ‘lan duart’ me të gjithë ish-bashkëpunëtorët që kanë përfunduar para drejtësisë

Emri i Ahmetaj lidhur me inceneratorët është ndër më të përfolurit, kryesisht nga opozita. Prokuroria e Posaçme ndërkohë, ka deklaruar publikisht se lidhur me procedurat për rastin e Elbasanit ajo po vijon hetimet sa i përket aktivitetit të disa institucioneve, përfshirë dhe Ahmetaj, si ministër i Ekonomisë në atë kohë.

24 Shkurt 2023, 09:30 Nga A.B
'Ahmetaj konfirmoi prishjen e marrëdhënieve me
Arben Ahmetaj, Edi Rama
All - Paragraf - 1

Në Shqipëri, ish zëvendëskryeministri Arben Ahmetaj hodhi poshtë të enjten në mbrëmje akuzat e shumta publike të ngritura ndaj tij për implikim në çështjen e inceneratorëve dhe lidhje me sipërmarrësit që fituan koncensionet për ndërtimin e tyre. Gjatë një interviste në emisionin Opinion në Tv Klan, ai konfirmoi qartazi prishjen e marrëdhënieve të tij me kryeministrin Edi Rama, në kabinetet e të cilit ai shërbeu në pozicione të rëndësishme, duke qenë një ndër ministrat më jetëgjatë dhe më pranë tij.

Një javë më parë po në emisionin Opinion, i pyetur se çfarë po ndodh me Arben Ahmetajn, zoti Rama deklaroi se “kush në ndërkohë gabon rrugë ose i merr koka erë dhe bashkë me qëllimet e shpallura kërkon të realizojë dhe qëllime të tjera, t’i dal për zot vetë pastaj”. Ahmetaj nga ana e tij, u përgjigj se “nuk i kam kërkuar ndonjëherë ndihmë”, duke shtuar se “nuk do desha të isha në pozicionin e kryeministrit që të pretendoja të bëja gjykatësin. Një sugjerim, të bëjë atë që bën më mirë, kryeministrin. Gjykatësi është pak i sikletshëm se duhet të njohësh procedurat dhe detajet”.

Ndarja mes Ahmetaj dhe kryeministrit u zyrtarizua në korrik të vitit të kaluar, kur Rama e shkarkoi nga detyra e zëvendëskryeministrit dhe ministrit për Rindërtimin, ndërsa disa javë më pas e largoi dhe nga funksioni i drejtuesit politik të Partisë socialiste në një nga qarqet e vendit. Ndaj të gjithë ish bashkëpunëtorëve të tij, që kanë përfunduar para drejtësisë, zoti Rama ka përdorur të njëjtin arsyetim se “përgjegjësia është individuale”, duke larë duart me ta. Edhe për këtë pozicionim të tij, zoti Ahmetaj pati një koment kur u shpreh se “nuk jam te historia “është përgjegjësi personale”, se kjo nuk është e para, por e fundit”.

Emri i Ahmetaj lidhur me inceneratorët është ndër më të përfolurit, kryesisht nga opozita. Prokuroria e Posaçme ndërkohë, ka deklaruar publikisht se lidhur me procedurat për rastin e Elbasanit ajo po vijon hetimet sa i përket aktivitetit të disa institucioneve, përfshirë dhe Ahmetaj, si ministër i Ekonomisë në atë kohë. Ahmetaj hodhi poshtë çdo pretendim për përfshirjen e tij, në asnjë prej procedurave për të tre inceneratorët, si në Elbasan, Fier apo Tiranë. “Unë dua të deklaroj që në procedurën e inceneratorit të Elbasanit, inceneratorit të Fierit dhe inceneratorit të Tiranës unë nuk kam marrë pjesë, kam zero përfshirje. Unë nuk kam firmë te procedura e inceneratorit të Elbasanit, inceneratorit të Fierit dhe tek procedura e Tiranës”, tha ai, duke nënvizuar se ndaj tij nuk ka asnjë akuzë nga Prokuroria.

Ish zëvendëskryeministri mohoi të ketë lidhje me tre sipërmarrësit, Mirel Mërtiri, Klodian Zoto dhe Stela Gugalla, të cilët janë në kërkim për çështjen e inceneratorëve. Ndërsa pranoi njohjen me Mërtirin, ai tha se ky i fundit nuk rezulton si pronar i inceneratorëve, ndonëse Prokuroria e Posaçme e konsideron atë si pronarin e vërtetë të shoqërisë“Albtek Energy” sh.p.k. e cila fitoi koncensionin e inceneratorit të Elbasanit. Ndërkohë, sa i përket Klodian Zotos, ai u shpreh se kishte patur një njohje në distancë. Megjithatë, dokumenta të bëra publike nga gazetari Adriatik Doçi, e që sipas të cilit janë gjetur në kompjuterin e Zotos nga Prokuroria, duket se dëshmojnë një raport tjetër, madje të ngushtë.

Në vitin 2020, Zoto ka kërkuar dhe ka marrë konfirmim nga disa hotele të shtrenjta në qytete të ndryshme të Europës, se me kartën e tij, janë bërë pagesa për qëndrimin e Ahmetaj në këto struktura luksoze. Ahmetaj tha se bëhet fjalë për “spekulime të pastra” dhe se “nuk kam fjetur unë, nuk kam paguar me kartën e Zotos, nuk ma ka ofruar Zoto kartën, nuk ja kam kërkuar Zotos kartën”.

Ai deklaroi se nuk kishte qëndruar në hotelet e përmendura në dokumentat e gjetura në kompjuterin e Zotos, por nuk ka dha shpjegim se përse menaxherët e këtyre hoteleve, në të kundërt, kishin konfirmuar se ai kishte qenë klient i tyre dhe se pagesa ishte bërë nga karta e Zotos. Pyetjes se përse ai nuk kishte kërkuar nga këto hotele që të përgënjeshtronin një fakt të tillë, ai ju përgjigj duke thënë se “nuk kishte arsye pse ta bënte këtë”.

Prokuroria e Posaçme po heton në lidhje me këto fakte dhe mësohet se ka dërguar letër-porosi në shtetet ku ndodhen hotelet ku sipas dokumentave ka qëndruar Ahmetaj, për të patur një përgjigje zyrtare, e cila do të kishte dhe vlerën e provës.

Emri i Ahmetaj dhe Zotos, u shfaq edhe në blerjen e një vile që partnerja e zotit Ahmetaj kishte bërë në një nga zonat turistike në bregdetin e Durrësit. Sipas dokumentave të publikuar pak kohë më parë nga Top Channel, ndonëse vila ishte blerë prej saj nga një biznesmen tjetër, kompania ndërtuese kishte komunikuar disa herë me Zoton për ecurinë e ndërtimit të vilës, si pronar i objektit.

Por Ahmetaj këmbënguli në faktin që pagesa për blerjen e vilës është kryer me transfertë bankare në emër të dikujt tjetër. “Unë nuk mbaj përgjegjësi se kush porosit e kush nuk porosit. Klodian Zoto nuk e ka pasur kurrë këtë vilë. Ky nuk është bërë ndonjëherë pronar për vilën, vilën e ka një sipërmarrës tjetër. Partnerja ime, Erjola, kunata e saj janë pronarë të Gjirit të Lalzit, të tokës. Nuk ka lidhje Klodian Zoto. Është blerë me transfertë bankare nga Erjola, që nuk e ka fare emrin Klodian Zoto”.

Emri i Ahmetaj u lakua së fundmi, pasi ish shefja e tij e kabinetit Alda Klosi, u arrestua pasi banesa e saj u vodh nga pastruesja, e cila e ka akuzuar si pronare të mbi 500 mijë eurove të gjetura në banesën e saj. Ish zëvendëskryeministri foli shkurtimisht për njohjen me të.

“Alda Klosi ka ardhur nga Ujësjellësi i Tiranës tek Ministria e Ekonomisë. Ka ikur nga Ministria e Ekonomisë, e kam gjetur në Ministri të Financave, e kam lënë në Ministri të Financave dhe ka qenë vetëm 9 muaj shefe kabineti. Në sytë e mi, ka qenë punonjës korrekt. Lidhja ime ka qenë vetëm zyrtare”, u shpreh ai, ndonëse në disa foto Alda Klosi shfaqet si pjesë edhe e stafit elektoral të Ahmetaj, e angazhuar deri dhe në procesin e numërimit të votave./VOA

arben ahmetaj edi rama

All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 2
All - ArticleEnd - 2

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet