14 Shtator 2025, 19:58
Nga E. D
Volodymyr Shkurov
TIRANË- Ambasadori i Ukrainës në Shqipëri, Volodymyr Shkurov, pasi shfaqi probleme kardiake gjatë kësaj të diele u nis me urgjencë drejt kryeqytetit. Bëhet me dije se ambasadori i është nënshtruar një ndërhyrjeje urgjente kardiologjike e cila ka përfunduar me sukses. Edhe spitali Amerikan për mes një njoftimi thekson se operacioni ka përfunduar me sukses.
Njoftimi i Spitalit:
Nga të njëjtat burime thuhet se ambasadori iu nënshtrua në kryeqytet me urgjencë Koronaroangiografisë dhe më pas ndërhyrjes PCI – Angioplastikë Koronare me vendosje stenti, e cila u realizua me sukses. Aktualisht, ai po vijon trajtimin nën kujdes intensiv.
Kujtojmë se ambasadori ka shfaqur probleme kardiake në fshatin turistik të Voskopojës, aty ku, së bashku me bashkëshorten, kishte kaluar fundjavën.
Burime të sigurta thanë se ambasadori, gjatë paradites së sotme, ka qenë duke ecur në pyjet e fshatit Voskopojë, kur ka shfaqur probleme me shëndetin, çka e ka detyruar të kthehet në hotelin ku ishte akomoduar.
Ka qenë ndërhyrja e shpejtë e shërbimit mjekësor të qendrës shëndetësore të fshatit që ka dhënë ndihmën e parë, e më pas është lajmëruar urgjenca e spitalit rajonal të Korçës, ku mjekët kardiologë, pasi i kanë dhënë ndihmën e parë, e kanë nisur për mjekim më të specializuar në Tiranë.
volodymyr shkurov
Politike
14 Shtator 2025, 19:16
Albulena Haxhiu
KOSOVË- Nënkryetarja e Kuvendit të Kosovës nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Albulena Haxhiu, ka krit...
Politike
14 Shtator 2025, 17:22
E. D
foto ilustruese
TIRANË- Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka reaguar sërish në lidhje me protestën që u zhvillua dit&...
Politike
14 Shtator 2025, 17:16
E. D
Edi Rama
TIRANË- Kreyministri Edi Rama ka folur edhe për Diellën që e emëroi si përgjegjëse për prokurimet publike....
Politike
14 Shtator 2025, 16:22
E. D
Edi Rama
TIRANË- Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka reaguar sërish lidhur me deklaratat e politikanit britanik Nigel Farage, ...
Politike
14 Shtator 2025, 16:09
E. D
pamje nga postimi i rames
TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka ndarë sërish pamje nga aksioni për lirimin e hapësirave publike. N...
Politike
14 Shtator 2025, 14:45
I.A
Robert Bosch
HAGË- Ish-ambasadori holandez në Kosovë Robert Bosch, i është drejtuar pjesëmarrësve në protestën...
Politike
14 Shtator 2025, 13:35
I.A
Nisja me helikopter
VOSKOPOJË- Ambasadori i Ukrainës Volodymyr Shukrov ka pësuar një infrakt teksa ndodhej në Voskopojë....
Politike
14 Shtator 2025, 13:10
I.A
Edi Rama
TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka treguar mbështetjen e tij për qytetarët që kanë shkuar të protesojnë...
Politike
14 Shtator 2025, 12:35
I.A
Volodymyr Shukrov
TIRANË- Ambasadori i Ukrainës Volodymyr Shukrov ka pësuar një infrakt teksa ndodhej në Voskopojë....
Politike
14 Shtator 2025, 10:52
I.A
Genta Vangjeli
TIRANË- Partia Demokratike ka bërë një denoncim sot për një tjetër rast të shpërdorimit të...