14 Shtator 2025, 10:52
Nga I.A
Genta Vangjeli
TIRANË- Partia Demokratike ka bërë një denoncim sot për një tjetër rast të shpërdorimit të fondeve publike. Në një deklaratë për mediat, zëdhënësja për Antikorrupsionin në PD, Genta Vangjeli, akuzoi qeverinë se ka kthyer tenderat shtetërorë në instrument për pasurimin e familjarëve dhe klientëve të Partisë Socialiste.
Sipas Vangjelit, Ministria e Mbrojtjes ka zhvilluar një procedurë të kufizuar tenderimi, ku ka marrë pjesë vetëm një ofertë dhe po kjo ofertë është shpallur fituese. PD thekson se dy kompani të drejtuara nga njerëz të afërt të PS-së, janë shpallur fituese me vlerën 460 mijë euro, 98% të fondit limit.
Deklarata e Plotë:
Partia Demokratike denoncon një tjetër rast ku edhe tenderat në sektorin e mbrojtjes dhe sigurisë po kthehen në biznes për familjarët e pushtetit. Ministria e Mbrojtjes, e drejtuar nga Pirro Vëngu, ka zhvilluar një procedurë të kufizuar për objektin: ‘Ndërtim i rrethimit të jashtëm pjesor, sistemin e vëzhgimit me kamera, rrjetin e ndriçimit perimetral, ndërtimin e portave hyrëse dhe vendqëndrimit të rojeve në pronën nr. 318 dhe nr. 319, Mengël, Elbasan’.
Për këtë tender u të kufizuar u paraqit vetëm një ofertë, dhe pikërisht kjo ofertë u shpall fituese, me vlerën 460 mijë euro – 98% të fondit limit.
Bashkimi i operatorëve fitues përbëhet nga dy kompani të lidhura ngushtë me pushtetin lokal të Partisë Socialiste:
Kompania ‘G & M CONSTRUCTION 07’ sh.p.k. në pronësi të Maliq Zotkaj , djali i kryebashkiakut të Poliçanit dhe Oligert Dyrmishi i cili ka mbajtur detyrën e Drejtorit të ndërtimit për ndërtesa dhe punime publike pranë së njëjtës bashki ;
Kompania tjetër ‘ASI-2A CO’ sh.p.k. është në pronësi të bashkëshortit dhe kunatit të ish-zv/kryetares së Bashkisë Fier, aktualisht këshilltare për çështjet ekonomike pranë së njëjtës bashki znj.Eleni Gjikondaj. Ky skandal tregon qartë se klientelizmi ka zëvendësuar konkurrencën e ndershme dhe interesin publik, madje edhe në sektorë që lidhen drejtpërdrejt me sigurinë dhe mbrojtjen.
Partia Demokratike i bën thirrje organeve të drejtësisë të hetojnë menjëherë këtë procedurë dhe kërkon që praktika të tilla të marrin fund. Çdo procedurë tenderimi të zhvillohet me konkurrencë të vërtetë dhe në shërbim të interesit publik, mbrojtjes dhe sigurisë, duke ndaluar përdorimin e taksave të qytetarëve shqiptarë për klientët e pushtetit.
pd genta vangjeli
Dokumenta bashkëngjitur
Politike
14 Shtator 2025, 08:21
I.A
Pamjet
TIRANË- Një video që tregon se si i janë dhënë pronat e ushtrisë drejt oligarkëve të lidhur me pus...
Politike
14 Shtator 2025, 08:14
I.A
Angjelin Preljocaj
TIRANË- Koreografi me famë botërore Angjelin Preljocaj ka njoftuar Festivalin Ndërkombëtar të Vall&eu...
Politike
12 Shtator 2025, 22:10
SHBA- Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara ka miratuar me shumicë dërrmuese një rezolutë që rikthen në qend...
Politike
13 Shtator 2025, 16:03
E. D
foto ilustruese
BRUKSEL- Bashkimi Evropian ka dënuar mbylljen e zyrave në Mitrovicë të Fondit për Sigurime Shëndetësore ...
Politike
13 Shtator 2025, 15:25
E. D
Sali Berisha
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka reaguar sot lidhur me dekretin siç e quan antikushtetues t&eum...
Politike
13 Shtator 2025, 14:15
I.A
TIRANË- Ish-deputeti i PD, Ervin Salianji ka vizituar në banesën e tyre, prindërit e Martin Canit, 14-vjeçarit që u vra nga ba...
Politike
13 Shtator 2025, 13:29
I.A
Petrit Malaj
KOSOVË- Ambasada e Shqipërisë në Kosovë, në bashkëpunim me Arkivin Qendror Shtetëror të Filmit n&...
Politike
13 Shtator 2025, 13:06
I.A
Edi Rama
TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka publikuar pamje nga lirimi i hapësirave publike në vendin tonë. Me anë të nj&e...
Politike
13 Shtator 2025, 12:15
I.A
TIRANË- Legjislatura e XI parlamentare e dalë nga zgjedhjet e 11 majit nisi punimet të premten me një seancë konstituese, ku u betuan...
Politike
13 Shtator 2025, 11:45
I.A
Në një situatë të pazakontë, ligjore, kushtetuese, por edhe befasi anormale institucionale, kreu i shtetit Bajram Begaj dekretoi: &ld...