Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Ceremonia e hapjes do të mbahet me shfaqjen e filmit artistik klasik “Përrallë nga e Kaluara” të mjeshtrit të madh të kinemasë shqiptare, Dhimitër Anagnosti.
KOSOVË- Ambasada e Shqipërisë në Kosovë, në bashkëpunim me Arkivin Qendror Shtetëror të Filmit në Tiranë dhe Kino Armata në Prishtinë, organizon ciklin kulturor “Netët e Filmit Shqiptar”. Ceremonia e hapjes do të mbahet me shfaqjen e filmit artistik klasik “Përrallë nga e Kaluara” të mjeshtrit të madh të kinemasë shqiptare, Dhimitër Anagnosti. Ky cikël kulturor, do të fillojë këtë javë dhe do të vazhdojë deri në festat kombëtare, në fund të muajit nëntor.
Postimi i Plotë:
Ambasada e Shqipërisë në Kosovë, në bashkëpunim me Arkivin Qendror Shtetëror të Filmit në Tiranë dhe Kino Armata në Prishtinë, organizon ciklin kulturor “Netët e Filmit Shqiptar”. Ceremonia e hapjes do të mbahet me shfaqjen e filmit artistik klasik “Përrallë nga e Kaluara” të mjeshtrit të madh të kinemasë shqiptare, Dhimitër Anagnosti.
Jeni të ftuar të merrni pjesë:
Të mërkurën, 17 shtator 2025
Ora 19:00
Kino Armata, Prishtinë
Hyrja është falas
“PËRRALLË NGA E KALUARA” (1987)
87 min | ???? Me ngjyra
Marigoja 20-vjeçare është e dashuruar me Trimin, por detyrohet të martohet me Gjinon, një 14-vjeçar nga një familje e pasur. I bazuar në poemën satirike “14 vjeç dhëndër” të Andon Zako Çajupit, ky film mbetet një nga komeditë më të njohura të kinemasë shqiptare.
Skenar & Regji: Dhimitër Anagnosti
Muzika: Limos Disdari
Drejtori i Fotografisë: Pëllumb Kallfa
Prodhuar nga: Kinostudio “Shqipëria e Re”
Restaurimi 2K është realizuar në vitin 2015 nga Hungarian Filmlab në Budapest, nën mbikëqyrjen e AQSHF.
Dhimitër Anagnosti (1936–2025)
Një nga figurat më të rëndësishme të kinemasë shqiptare, i lindur në Vlorë dhe i diplomuar për regji filmi në Moskë. Autor i dhjetëra filmave artistikë si Ngadhënjim mbi vdekjen, Komisari i dritës, Lulëkuqet mbi mure, Horizonte të hapura dhe ekranizimi i romanit të Kadaresë Kthimi i ushtrisë së vdekur.
Anagnosti solli në ekran realitetin shoqëror, dilemat morale dhe dramën njerëzore me një gjuhë filmike të fuqishme. Pas viteve ’90, kontribuoi edhe si Ministër i Kulturës dhe themelues i fondacioneve për artin dhe kinemanë shqiptare. Ai u nda nga jeta më 1 shtator 2025, në moshën 89-vjeçare.
Edi Rama TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka publikuar pamje nga lirimi i hapësirave publike në vendin tonë. Me anë të nj&e...
TIRANË- Legjislatura e XI parlamentare e dalë nga zgjedhjet e 11 majit nisi punimet të premten me një seancë konstituese, ku u betuan...
Në një situatë të pazakontë, ligjore, kushtetuese, por edhe befasi anormale institucionale, kreu i shtetit Bajram Begaj dekretoi: &ld...
TIRANË- Në vitin e largët 2001, Shqipëria kishte një popullsi rezidente prej mbi 3 milionë banorësh dhe një sektor pub...
Genta Vangjeli TIRANË- Zëdhënësja e Antikorrupsionit në Partinë Demokratike, Genta Vangjeli, denoncoi përgjegjë...
KOSOVË- Në Kosovë pati reagime të ashpra pas vendimit të SHBA-së që të pezullojë dialogun strategjik me...
Edi Rama TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se të martën më datë 16 shtator do të hapën 4 kapitujt e tjer&e...
foto ilustruese KOSOVË- Bashkimi Evropian u ka bërë thirrje aktorëve politikë dhe institucioneve të Kosovës të vet&...
foto ilustruese SHBA- Gazeta amerikane THE EPOCH TIMES i ka kushtuar sërish një artikull skandalit Rama-McGonigal. Në artikullin e gaz...
Irena Gjoka TIRANË- Prokuroria e Përgjithshme ka pranuar zyrtarisht se dokumenti i shtetit grek për dënimin e gjyqtares Irena Gjo...