All - Scripts - 5
LIVE UPDATES
All - General - 1
Politike

Reagime pas pezullimit të dialogut strategjik SHBA-Kosovë, DW: Momenti më i rëndë në marrëdhëniet mes dy vendeve

SHBA pezulloi dialogun strategjik me Kosovën për shkak të veprimeve të qeverisë në detyrë të udhëhequr nga Albin Kurti. Reagimet nga opozita janë të ashpra.

13 Shtator 2025, 09:18 Nga I.A
All - Paragraf - 1

Reagime pas pezullimit të dialogut strategjik SHBA-Kosovë, DW:

KOSOVË- Në Kosovë pati reagime të ashpra pas vendimit të SHBA-së që të pezullojë dialogun strategjik me Kosovën për shkak të veprimeve të qeverisë në detyrë të udhëhequr nga Albin Kurti, veprime këto të cilat, sipas SHBA-së, "kanë rritur tensionet dhe paqëndrueshmërinë, duke e vështirësuar bashkëpunimin në prioritetet e përbashkëta”.

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, shprehu keqardhje dhe tha se është e shqetësuar thellë për vendimin e SHBA-ve për pezullimin e dialogut strategjik me Kosovën. Osmani tha se "çështja e aleancës me SHBA-në është çështje strategjike që kërkon unitet politik dhe angazhim të të gjithëve në Kosovë”.

"Qytetarët e Kosovës e dinë se liria e tyre u bë realitet edhe me ndihmën vendimtare të SHBA-së dhe se pa këtë miqësi historike nuk do të kishim arritur kurrë këtu ku jemi sot. Presidentja e Republikës së Kosovës do të vazhdojë të punojë ngushtë me Shtetet e Bashkuara në të gjitha fushat e interesit të përbashkët: forcimin e paqes dhe stabilitetit në rajon, demokratizimin e mëtejshëm të vendit tonë, ndërtimin e një të ardhmeje euroatlantike, si dhe mbrojtjen e vazhdueshme të sovranitetit, integritetit territorial dhe rendit kushtetues të Republikës së Kosovës”, tha Osmani në një deklaratë. Sipas saj, "siguria e Kosovës është e lidhur me mbështetjen e SHBA-së”, dhe bëri thirrje që "secili duhet ta marrë me seriozitetin dhe përgjegjësinë maksimale ruajtjen e kësaj aleance të shenjtë”.

VV: I mirëpresim kritikat

Kryeministri në detyrë Albin Kurti, nuk e ka komentuar vendimin e SHBA-së për pezullimin e dialogut strategjik me Kosovën, por zëdhënësi i tij, Përparim Kryeziu, tha "i mirëpresin edhe kritikat, kurdo që ato janë konkrete”.

"Ne përpiqemi maksimalisht të përmirësojmë dhe korrigjojmë hapat e veprimet tona. Ne mbetemi të përkushtuar për të avancuar interesat e përbashkëta që ndajnë Shtetet e Bashkuara dhe populli i Kosovës”, tha zëdhënësi i qeverisë Kryeziu.

Ftesë për partitë opozitare në ambasadën e SHBA-së

Tre liderët e partive të deritashme opozitare, ai i Partisë Demokratike të Kosovës, PDK, Memli Krasniqi, kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës LDK, Lumir Abdixhiku dhe kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, AAK, Ramush Haradinaj, mësohet se u ftuan në mbrëmjen e së premtes nga ambasada amerikane në Prishtinë në takime të ndara dhe larg syrit të mediave. Nuk u tha se çfarë është biseduar në takim me të ngarkuarën në ambasadën amerikane, Anu Prattipati. Por liderët e opozitës së deritashme menjëherë pas vendimit të SHBA-së, kritikuan ashpër kryeministrin në detyrë Albin Kurti.

PDK: Veprime të papërgjegjshme të qeverisë

Memli Krasniqi, kryetar i PDK-së, tha se "ky zhvillim i rëndë është pasojë e drejtpërdrejtë e veprimeve të pamatura dhe të papërgjegjshme të qeverisë në largim dhe kryeministrit në largim, Albin Kurti”.

"Sjellja e tij ka cenuar besimin dhe partneritetin me aleatin tonë më të madh dhe më të rëndësishëm strategjik, SHBA-në, vendin që ka qenë dhe mbetet mbështetësi më i madh i lirisë, pavarësisë dhe shtetndërtimit të Kosovës. Ky është dëmi më i madh politik, diplomatik dhe strategjik që i është shkaktuar Republikës së Kosovës në 25 vitet e lirisë së saj, duke cenuar drejtpërdrejt raportet me aleatin tonë kryesor dhe duke e vënë në pikëpyetje besueshmërinë ndërkombëtare të shtetit tonë”, tha Krasniqi.

Moment i rëndë

Kryetari i LDK-së Lumir Abdixhiku,  tha se "pezullimi i dialogut strategjik të SHBA-së me Kosovën është momenti më i rëndë në marrëdhëniet mes dy vendeve”.

"Suspendimi i dialogut strategjik me SHBA-të paraqet pikën më të ulët të relacioneve të Kosovës me aleatin tonë strategjik dhe ekzistencial; si shtet i pavarur e sovran”, shkroi Abdixhiku, duke e akuzuar qeverinë në detyrë se "ka ndërtuar rrugëtimin e saj mbi krizën dhe përçarjen” dhe e cilësoi atë "shkatërruese të shtetit dhe shkelëse të Kushtetutës e ligjit”.

E kryetari i AAK-së Ramush Haradinaj, tha se "Kosova po i kalon ditët më të errëta në historinë e vet”. "Ka një kohë të gjatë që unë dhe Aleanca kemi tërhequr vërejtjet tona për sjelljet e papërgjegjshme dhe destruktive të Kurtit dhe qeverisë së tij. Ndërsa sot gjendemi në një situatë që nuk ka mundur të paramendohet për Kosovën. I ftoj të gjitha forcat politike dhe gjithë shoqërinë kosovare që urgjentisht të reflektojmë për situatën në të cilën gjendemi”, tha Haradinaj.

Reagime nga biznesi dhe shoqëria civile

Edhe përfaqësuesit e ekonomisë dhe biznesit në Kosovë shprehën shqetësimin e thellë pas vendimit të SHBA-së për pezullimin e Dialogut Strategjik me Kosovën. Oda Ekonomike e Kosovës "apelon për rikthimin sa më të shpejtë të Dialogut Strategjik me SHBA dhe konsolidimin e politikave ekonomike, në mënyrë që të rikthehet besimi i investitorëve dhe të krijohen kushte të qëndrueshme për zhvillim”.

Reagime kishte edhe nga shumë organizata të shoqërisë civile, të cilat njëzëri kërkojnë unitet të spektrit politik kosovar dhe rikthim të dialogut strategjik me SHBA-në.

Pse u pezullua dialogu strategjik?

Vendimi i Shteteve të Bashkuara për të pezulluar dialogun strategjik me Kosovën ndodhi në ditën kur autoritetet kosovare e ndaluan punën e Fondit për Sigurim Shëndetësor dhe Fondit për Sigurim Invalidor e Pensional që funksionojnë sipas sistemit të Serbisë në Mitrovicë të Veriut. Po ashtu, një ditë më parë, autoritetet kosovare morën nën kontroll objektet e postës në Graçanicë dhe Shtërpcë, ku operonte Posta e Serbisë përmes sistemit paralel. Si rrjedhojë edhe e këtyre veprimeve pasoi dhe vendimi i SHBA-së për pezullimin e dialogut strategjik.

Dialogu strategjik, të cilin SHBA-ja e pezulloi të premten me Kosovën, është një proces që Departamenti Amerikan i Shtetit në shumicën e rasteve zhvillon me vende të ndryshme të botës me synim avancimin e marrëdhënieve bilaterale. Ky proces përfshin diskutime të nivelit të lartë mes dy vendeve që zhvillohen ose në Uashington, ose në vendin përkatës, mbi një gamë të gjerë temash si mbrojtja, siguria, mjedisi, energjia, bashkëpunimi ekonomik, etj.

Javët e fundit, kryeministri në detyrë Albin Kurti dhe zyrtarë të lartë të partisë së tij, e kanë kritikuar edhe Gjykatën Kushtetuese për siç thonë "njëanshmëri”, duke theksuar se "Gjykata Kushtetuese është e afërt me partitë shqiptare që mandatin e kaluar ishin në opozitë”.

Lëvizja Vetëvendosja përmes përfaqësuesve të saj në KQZ, po ashtu, ka bërë përpjekje të pasuksesshme që t'i ndalojë Listës Srpska pjesëmarrjen si në zgjedhjet parlamentare të shkurtit të këtij viti dhe po ashtu në ato lokale që mbahen më 12 tetor. Gjykata Kushtetuese dhe ambasadorët e vendeve të QUINT-it, por edhe Bashkimi Evropian e kanë dënuar presionin e Kurtit dhe partisë së tij ndaj Gjykatës Kushtetuese dhe sistemit të drejtësisë në tërësi./DW

albin kurti

All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 2
All - ArticleEnd - 2

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet