LIVE UPDATES
Politike

"Mandati nuk dorëzohet rrugëve"/ Berisha: Kjo tregoi se parlamenti është thjeshtë një institucion privat i Ramaduros dhe klaneve të drogës

Duke folur jashtë ambienteve të Parlamentit, Berisha tha se ky veprim i tij tregoi se Parlamenti është thjesht një institucion privat i ‘Ramaduros’ dhe klaneve të drogës.

12 Shtator 2025, 19:00 Nga DOSJA
"Mandati nuk dorëzohet rrugëve"/ Berisha: Kjo tregoi se
Sali Berisha

TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha foli edhe për lënien e mandatit të deputetit nga Tom Doshi.  Duke folur jashtë ambienteve të Parlamentit, Berisha tha se ky veprim i tij tregoi se Parlamenti është thjesht një institucion privat i ‘Ramaduros’ dhe klaneve të drogës.

"Ne e konsiderojmë absolutisht të paligjshëm këtë parlament, dhe beteja jonë nuk falet gjer në ditën e fitores tonë mbi të. Në këtë drejtim është dita më e zezë në historinë e parlamentarizmit shqiptar. Unë dua të ju them ju këtu, se parlamenti është parlament. Kanë shkelmuar me dy këmbë Kushtetutën. Kurrë mandati nuk dorëzohet rrugëve.
Kurrë, pazaret me mandatin nuk bëhen rrugëve. Çdo i zgjedhur në ato lista, është i detyruar me ligj, me kushtetutë, me rregullore, të vijë të bëjë betimin dhe pastaj është i lirë të dorëzojë mandatin. A kishte turp Toma nga mandati, apo Toma nga mandati hajde gjeje, por këtu kishte turp Rama, që e përdor Tomën si limon të shtrydhur.

Dil Tomë bli vota, më dorëzo ato mandate, rri ti, se je për kështu apo ashtu. Çdo njeri aty mund të dorëzojë mandatin, por mandati është i parlamentit dhe jo i individit. Mandati dorëzohet në parlament, deputetit bën betimin. Por kur nuk kanë as zgjedhës, as moral as gjë prej gjëje, veprojnë në këtë mënyrë. Sikur janë letra bixhozi mandatet. Edhe kjo tjetra e Roskovecit, Zeqineja nuk mund ta merrte kurrë mandatin sot, e merrte ajo zonja tjetër, Bardha dhe e dorëzonte këtu pasi e merrte. Unë thoshte nuk do të qëndroj deputete, e dorëzoj mandatin.

Por ata nuk kanë ligj, nuk kanë rregullore, nuk kanë kushtetutë, këta kanë vetë drogë dhe para, para dhe drogë.
Kjo është historia e tyre. Edhe një tjetër deputete e Doshit edhe ajo. Po mirë Toma që turpëron padiskutim edhe veten e vet me qëndrimet e tij, po ajo nuk turpëron njeri. Po ajo pse nuk erdhi. Pra edhe ajo merr urdhëra.
Është ky një dimension tjetër antikushtetues, antiligjor i këtij parlamenti. Është ky një dimension që tregon se parlamenti është thjeshtë një institucion privat i Ramaduros dhe klaneve të drogës. Nuk mundet kurrë të veprohet në këtë mënyrë. Sot çelet parlamenti duke shkelmuar kushtetutën, duke shkelmuar parimet themelore të saj, mbi mandatet," tha Berisha. 

tom doshi sali berisha

Sondazh

Poll

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit