LIVE UPDATES
Politike

"Niko Peleshi, një qenie amorfe"/ Berisha: Sot në drejtim të parlamentit u zgjodh një njeri me 5 dosje korrupsioni

Duke folur për gazetarët pasi doli nga Kuvendi, Berisha u shpreh se sot në drejtim të parlamentit u zgjodh një njeri me 5 dosje korrupsioni. 

12 Shtator 2025, 18:46 Nga E. D

 

"Niko Peleshi, një qenie amorfe"/ Berisha: Sot në drejtim
Sali Berisha

 

TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha akuzoi kryetarin e ri të Kuvendit të Shqipërisë, Niko Peleshin si një qenie amorfe dhe të lidhur me korrupsionin. Duke folur për gazetarët pasi doli nga Kuvendi, Berisha u shpreh se sot në drejtim të parlamentit u zgjodh një njeri me 5 dosje korrupsioni. Sipas Berishës Peleshi është historia e korrupsionit dhe njeriu që ka firmosur akte madhore korruptive për djegësat, qoftë për prodhimin e energjisë në djegësin e Elbasanit dhe djegësin e Elbasanit, akte të cilat e bëjnë atë përgjegjës automatik për dëme kolosale që u ka bërë shqiptarëve.

"Sot parlamenti i karteleve operoi në shkelmim të plotë të parimeve kushtetuese dhe Kushtetutës së këtij institucioni. Sot në parlament më të përfaqësuarit e shqiptarëve janë kartelet e drogës më të fuqishmet në Europë, të lidhura me organizata terroriste, kartelet e Amerikës Jugore, Sinaloan e Meksikës, kartelin Medelin dhe kartele të tjera të cilat kanë arritur të penetrojnë, të nguliten në çdo segment, në çdo nivel të narkoshtetit shqiptar.

Jeni dëshmitarë për numrin e deputetëve që mbështetën këto kartele në Elbasan Çela-Çopja, në Durrës Troplini-Hajri-Avdylaj-Dervishi etj., në Lezhë, Tuku, në Fier ‘Hakmarrja për Drejtësi’, Shytët, Renato Salihi, Arben Qimja, në Vlorë bandat të damkosura ndërkombëtarisht, në Shkodër famozët Bajri e kështu me radhë. Sot në drejtim të përfaqësisë së karteleve dhe krimit, vendoset porositësi i vrasjeve me dokumente zyrtare.

Vendoset njeriu i implikuar zyrtarisht me dokumente me kartelin e heroinës së Elbasanit, me kartelin e kokainës Elbasan-Peqin, me Bajrët famozë dhe me banda të tjera, organizata të tjera kriminale. Sot në drejtim të parlamentit u zgjodh një njeri me 5 dosje korrupsioni. Niko Peleshi është historia e korrupsionit, është njeriu që ka firmosur akte madhore korruptive për djegësat, qoftë për prodhimin e energjisë në djegësin e Elbasanit dhe djegësin e Elbasanit, akte të cilat e bëjnë atë përgjegjës automatik për dëme kolosale që u ka bërë shqiptarëve.

Niko Peleshi është i akuzuar për prona në Kolonjë dhe në zona të tjera, kur ka qenë ministër Bujqësie. Peleshi të themi të vërtetën është nga pikëpamja, të themi e konstitucionit, në rrafshin konstitucionalist, jo të Kushtetutës, por të fizikut, ai është një qenie amorfe. Pra, ky njeri në vend që të shkojë atje ku ka vendin, ky merr kreun e parlamentit vetëm e vetëm se ka vjedhur së bashku me Edi Ramën. Tani jemi për betejë, nuk kemi nevojë për tolerancën e tyre fare.

Asnjë nevojë për tolerancën e tyre, ata nuk përfaqësojnë vullnetin e popullit shqiptar. Ata përfaqësojnë vullnetin e krimit shqiptar, ata përfaqësojnë vullnetin e krimit shqiptar. Përfaqësojnë kartelet e drogës, organizatat kriminale, përfaqësojnë miliardat e vjedhura të qytetarëve shqiptarë", tha Berisha. 

sali berisha

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet