LIVE UPDATES
Politike

"McGonigal siguroi takim me Ramën për përfitime personale"/ Gazeta amerikane: Duçka u rrëfye përpara agjentëve të FBI-së, tregoi se ku i mori informacionet

THE EPOCH TIMES shhpjegon se këshilltari i Edi Ramës, Dorian Duçka, që paraqitet në dosje si Personi B, ishte rrëfyer përpara agjentëve të FBI. Sipas gazetës amerikane ai u kishte thënë agjentëve të FBI se informacionet që kishte përcjellë tek kompania kineze, i kishte marrë nga McGonigal. 

12 Shtator 2025, 20:52 Nga E. D
"McGonigal siguroi takim me Ramën për përfitime
foto ilustruese

SHBA- Gazeta amerikane THE EPOCH TIMES i ka kushtuar sërish një artikull skandalit Rama-McGonigal. Në artikullin e gazetës amerikane thuhet se McGonigal siguroi një takim me kryeministrin e Shqipërisë Edi Rama për përfitime personale.

THE EPOCH TIMES shhpjegon se këshilltari i Edi Ramës, Dorian Duçka, që paraqitet në dosje si Personi B, ishte rrëfyer përpara agjentëve të FBI. Sipas gazetës amerikane ai u kishte thënë agjentëve të FBI se informacionet që kishte përcjellë tek kompania kineze, i kishte marrë nga McGonigal. 

Më tej në artikull përmendet se një ish-agjent i Shërbimit Sekret amerikan, i intervistuar nga FBI, ka deklaruar se James Biden, vëllai i Joe Biden, kishte kontaktuar për të pyetur rreth këtij rasti dhe nëse Ho duhej të arrestohej.

Artikulli i Plotë: 

Ish-zyrtari i lartë i FBI-së, Charles McGonigal, kishte kompromentuar hetimin e FBI-së mbi organizatën tashmë të shpërbërë China Energy Fund Committee (CEFC) dhe kishte lejuar që një prej personave të hetuar të shmangte arrestimin, sipas një raporti të Inspektorit të Përgjithshëm të Departamentit të Drejtësisë (OIG) që u bë publik së fundmi.

Në vitin 2023, McGonigal u dënua me katër vjet burg për rolin e tij në një skemë për të ndihmuar një oligark rus të shmangte sanksionet amerikane. Një burim në atë çështje, i quajtur “Personi B” në raport, u kishte thënë agjentëve të FBI-së se McGonigal i kishte zbuluar atij informacion konfidencial mbi hetimin e CEFC-së, të cilin më pas “Personi B” ia kishte përcjellë personave që ishin objekt i hetimit. Si rezultat, njëri nga këta persona shtetas amerikan dhe banues në Maryland nuk u kthye kurrë më në Shtetet e Bashkuara, duke shmangur kështu arrestimin.

“Ndikimi i rrjedhjeve të McGonigal në hetimin mbi CEFC ishte i konsiderueshëm. Ne arritëm në përfundimin se McGonigal u përfshi në një sjellje të turpshme, duke cenuar një hetim kriminal shumëvjeçar dhe duke minuar integritetin e besueshmërinë e FBI-së ... si dhe keqpërdori informacione të ndjeshme, jo-publike të çështjes për interesin e tij privat," thuhet në raportin e OIG.

Rasti CEFC

CEFC ishte një nga kompanitë më të mëdha private të Kinës, një konglomerat energjetik shumë-miliardësh me bazë në Shangai, që vepronte në disa fusha. Drejtuesi i CEFC-së, Patrick Ho, drejtonte gjithashtu një organizatë joqeveritare të lidhur me kompaninë, e cila kishte status konsulence në Kombet e Bashkuara. Ho u shpall fajtor në vitin 2018 dhe më pas u dënua me tre vjet burg për një skemë ndërkombëtare ryshfeti, që synonte të siguronte biznese në Afrikë përmes kontakteve të tij në OKB.

Skandali i ryshfetit mori vëmendje të re disa vite më vonë, kur dokumentet gjyqësore treguan se Hunter Biden, djali i ish-presidentit Joe Biden, kishte marrë miliona nga CEFC në mes të hetimeve për korrupsion. Nga korriku deri në gusht të vitit 2017, forcat federale të rendit kishin përgatitur kallëzime penale për urdhër-arreste ndaj pesë personave të dyshuar, para kthimit të tyre të pritshëm në Shtetet e Bashkuara, dhe kjo informacion nuk ishte bërë publik. Sipas raportit, autoritetet e rendit vunë re lëvizje të pazakonta nga të dyshuarit gjatë kësaj kohe.

Gal Luft, personi që i shpëtoi arrestimit në vitin 2017, më vonë u tha hetuesve amerikanë në Belgjikë se ai kishte besuar se ishte objekt hetimi, bazuar në deklaratat e McGonigal, dhe se kishte paralajmëruar Patrick Ho të mos udhëtonte drejt Shteteve të Bashkuara për një konferencë të ardhshme, sepse mendonte se edhe Ho ishte në shënjestër për arrestim.

“Për shkak se Objektivi 3 nuk u kthye siç pritej, FBI-ja nuk kërkoi urdhër-kontrolli për banesën apo celularin e tij, siç kishte planifikuar ekipi i çështjes. Pamundësia për të kërkuar dhe ekzekutuar urdhrin e kontrollit siç ishte planifikuar përbënte një mundësi të humbur për të mbledhur prova në një hetim penal të rëndësishëm,” thuhet në raport.

Autoritetet në vitin 2022 siguruan një aktakuzë ndaj Luft-it, dhe ai u arrestua më vonë në Qipro në vitin 2023, pasi vendi ka marrëveshje ekstradimi me Shtetet e Bashkuara. Sipas raportit të OIG, McGonigal kërkoi të takonte Personin B, një zyrtar shqiptar, pavarësisht se agjentët që punonin në çështje thanë se ishte ide e keqe dhe se Personi B nuk ishte objekt i hetimit mbi CEFC.

Pas takimit fillestar, McGonigal i shkroi një bashkëpunëtori të tij të biznesit se kishte siguruar një kontakt në qeverinë shqiptare “për zhvillim të ardhshëm biznesi,” sipas raportit. Ai do të takohej me Personin B edhe disa herë gjatë muajve në vijim dhe, përmes këtyre takimeve, do të siguronte një takim me kryeministrin e Shqipërisë – për atë që hetuesit besojnë se ishte përfitim personal.

Gjatë asaj kohe, McGonigal vazhdonte të kërkonte përditësime nga agjentët e FBI-së që punonin mbi çështjen e CEFC-së, pa zbuluar se ende po takohej me Personin B. Në nëntor 2017, Personi B mori një ftesë për një aktivitet të CEFC-së në Nju Jork dhe telefonoi McGonigal-in për të pyetur nëse duhej të merrte pjesë.

“Sipas Personit B, McGonigal i përgjigj pyetjes duke i thënë të qëndronte në Shqipëri dhe tha diçka në kuptimin e ‘jemi gati për ta’ ose ‘gati për veprim,’” thuhet në raport.

Personi B ia kishte përcjellë këtë të dhënë, duke fshehur se burimi i saj ishte McGonigal, dhe objektivat e hetimit dhe bashkëpunëtorët e afërt kërkonin ta konfirmonin informacionin. Një ish-agjent i Shërbimit Sekret amerikan, i intervistuar nga FBI, deklaroi se James Biden, vëllai i Joe Biden, kishte kontaktuar për të pyetur rreth këtij rasti dhe nëse Ho duhej të arrestohej.

“Sipas McGonigal, ai ishte i motivuar nga ‘mburrja’ (bravado) në shpërndarjen e informacionit tek Personi B për hetimin e CEFC-së dhe arrestimet e pritura,” thuhet në raport.

Raporti përfundon se shtrirja e plotë e mundshme e rrjedhjeve të McGonigal mbetet e panjohur, por ndikimi në çështjen CEFC ishte “i konsiderueshëm”.

mcgonigal

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet