13 Shtator 2025, 11:36
Nga I.A

TIRANË- Në vitin e largët 2001, Shqipëria kishte një popullsi rezidente prej mbi 3 milionë banorësh dhe një sektor publik, të konsideruar gjerësisht në atë kohë si të fryrë dhe me nevojën për t’u tkurrur, prej 186 mijë vetësh.
Në tremujorin e dytë të këtij viti, sipas shifrave zyrtare të publikuara nga Instituti i Statistikave, numri i të punësuarve në sektorin publik arriti në 185,734, me një rritje vjetore prej 2400 vetësh, duke shënuar kështu nivelin më të lartë që nga viti 2002. Ndërsa nëse merret parasysh se numri i popullsisë banuese këtë vit ka rënë në 2.36 milionë, të punësuarit në shtet në raport me popullsinë ka gjasa është sot më i lartë nga sa ka qenë ndonjëherë që nga rënia e komunizmit.
Të 186 mijë të punësuarit në vitin 2002 përballë popullsisë prej saktësisht 3.069 milionë banorësh, përbënin 1 të punësuar në shtet për çdo 16 banorë, ndërsa në nivelin e sotëm kemi 1 të punësuar në shtet në çdo 12 banorë.
Shtimi i të punësuarve në sektorin publik ka ngritur shqetësime të mëdha për gjendjen e demokracisë në vend, për shkak se gjerësisht pranohet se këto punësime bëhen në shkëmbim të votave të të punësuarve dhe të familjarëve të tyre.
Vëzhguesit ndërkombëtarë bënë të ditur në raportin e vet paraprak për zgjedhjet e 11 majit në Shqipëri se punonjësit e sektorit publik u vunë në këto zgjedhje nën presion dhe se aludimet dhe raportimet për presione ndaj sektorit publik ishin “të gjithëpërhapura”.
Shtimi i të punësuarve në shtet duket se është reflektuar edhe në nivelin e shpenzimeve publike. Sipas të dhënave të Ministrisë së Financave, fatura e pagave të sektorit publik u rrit me 20% gjatë gjashtëmujorit të parë të këtij viti në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, në një kohë kur të ardhurat buxhetore u rritën me vetëm 6.7%/Reporter.al
instituti i statistikave
Politike
13 Shtator 2025, 10:50
I.A
Genta Vangjeli
TIRANË- Zëdhënësja e Antikorrupsionit në Partinë Demokratike, Genta Vangjeli, denoncoi përgjegjë...
Politike
13 Shtator 2025, 09:18
I.A
KOSOVË- Në Kosovë pati reagime të ashpra pas vendimit të SHBA-së që të pezullojë dialogun strategjik me...
Politike
13 Shtator 2025, 09:00
I.A
Edi Rama
TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se të martën më datë 16 shtator do të hapën 4 kapitujt e tjer&e...
Politike
12 Shtator 2025, 22:56
E. D
foto ilustruese
KOSOVË- Bashkimi Evropian u ka bërë thirrje aktorëve politikë dhe institucioneve të Kosovës të vet&...
Politike
12 Shtator 2025, 20:52
E. D
foto ilustruese
SHBA- Gazeta amerikane THE EPOCH TIMES i ka kushtuar sërish një artikull skandalit Rama-McGonigal. Në artikullin e gaz...
Politike
12 Shtator 2025, 20:18
Irena Gjoka
TIRANË- Prokuroria e Përgjithshme ka pranuar zyrtarisht se dokumenti i shtetit grek për dënimin e gjyqtares Irena Gjo...
Politike
12 Shtator 2025, 19:52
E. D
Gazment Bardhi dhe Edi Rama
TIRANË- Seanca e parë e legjislaturës së XI-të të Kuvendit të Shqipërisë,&n...
Politike
12 Shtator 2025, 19:11
E. D
Kuvendi
TIRANË- Niko Peleshi u zgjodh Kryetari i ri të Kuvendit, me 84 vota pro nga 87 deputetë pjesëmarrës. Nga votmi tre v...
Politike
12 Shtator 2025, 19:00
Sali Berisha
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha foli edhe për lënien e mandatit të deputetit nga Tom Doshi. Du...
Politike
12 Shtator 2025, 18:52
E. D
Sali Berisha
TIRANË- Momente pikante janë kapur gjatë votimit për Kreun e e ri të Kuvendit. Një ndër to ishte mome...