LIVE UPDATES
Politike

OKB miraton rezolutën për zgjidhjen me dy shtete të konfliktit Izrael-Palestinë/ Shqipëria abstenon, SHBA kundër dokumentit në Asamblenë e Përgjithshme

E njohur si “Deklarata e Nju Jorkut”, dokumenti 7-faqësh u miratua të premten me 142 vota pro, 10 kundër, përfshirë Izraelin dhe aleatin e ngushtë SHBA, dhe 12 abstenime. Mes vendeve që abstenuan është edhe Shqipëria.

12 Shtator 2025, 22:10 Nga DOSJA

OKB miraton rezolutën për zgjidhjen me dy shtete të konfliktit

SHBA- Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara ka miratuar me shumicë dërrmuese një rezolutë që rikthen në qendër të debatit ndërkombëtar zgjidhjen me dy shtete për konfliktin izraelito-palestinez, vetëm një ditë pasi kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu deklaroi se "nuk do të ketë kurrë një shtet palestinez".

E njohur si “Deklarata e Nju Jorkut”, dokumenti 7-faqësh u miratua të premten me 142 vota pro, 10 kundër, përfshirë Izraelin dhe aleatin e ngushtë SHBA, dhe 12 abstenime. Mes vendeve që abstenuan është edhe Shqipëria. E paraqitur nga Franca dhe Arabia Saudite, rezoluta bën thirrje për “veprime të përbashkëta për t’i dhënë fund luftës në Gaza dhe për të arritur një zgjidhje të drejtë, paqësore dhe të qëndrueshme të konfliktit izraelito-palestinez, bazuar në zbatimin efektiv të zgjidhjes me dy shtete”.

Dokumenti i bën thirrje grupit palestinez Hamas që të “lirojë të gjithë pengjet” dhe të “dorëzojë kontrollin e Gazës dhe armët tek Autoriteti Palestinez, në funksion të themelimit të një shteti sovran dhe të pavarur palestinez”. Ministria e Punëve të Jashtme e Palestinës përshëndeti përpjekjet franko-saudite për të krijuar një plan konkret drejt zgjidhjes me dy shtete dhe kërkoi “aktivizimin e të gjitha mekanizmave për t’i dhënë fund okupimit kolonial izraelit” si dhe për të garantuar të drejtat legjitime të popullit palestinez.

Miratimi i kësaj rezolute vjen në një kohë kur Izraeli vazhdon ofensivën e tij ushtarake në Rripin e Gazës dhe vetëm një ditë pasi Netanyahu miratoi një plan të ri për zgjerimin e vendbanimeve në Bregun Perëndimor, një lëvizje që e bën gjithnjë e më të pamundur formimin e një shteti palestinez. Gazetarja e Al Jazeera-s, Kristen Saloomey, raportoi nga Nju Jorku se votimi tregoi “një kundërshtim të jashtëzakonshëm nga bashkësia ndërkombëtare”. Ajo theksoi se vota reflekton shqetësimin në rritje për mungesën e progresit në negociata dhe një përpjekje për t’i dhënë shtysë procesit të paqes.

Kjo rezolutë i paraprin një samiti të rëndësishëm të OKB-së që do të mbahet më 22 shtator në Nju Jork, i bashkëkryesuar nga Franca dhe Arabia Saudite, ku pritet që Presidenti francez Emmanuel Macron dhe liderë të tjerë të njohin zyrtarisht shtetin palestinez. Aktualisht, 146 vende anëtare të OKB-së e njohin Palestinën si shtet, ndërsa rreth 10 vende të tjera, përfshirë Francën, Norvegjinë, Spanjën, Irlandën dhe Mbretërinë e Bashkuar, pritet të bashkohen me këtë grup më vonë gjatë shtatorit.

Izraeli reagoi ashpër pas votimit, duke e quajtur rezolutën “të turpshme”. Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme izraelite, Oren Marmorstein, shkroi në platformën X se votimi “tregon që Asambleja e Përgjithshme është kthyer në një cirk politik të shkëputur nga realiteti”, duke kritikuar faktin që rezoluta nuk e cilëson Hamasin si “organizatë terroriste”. Ndërkohë që në OKB votohej për shtetësinë palestineze, në Rripin e Gazës vazhdonte bombardimi intensiv nga forcat izraelite. Vetëm të premten, pasi u shpallën rezultatet e votimit, u raportuan 59 të vdekur.

Sondazh

Poll
Politike 13 Shtator 2025, 11:45 I.A

Rama, ministri “de facto” i Diellës

Në një situatë të pazakontë, ligjore, kushtetuese, por edhe befasi anormale institucionale, kreu i shtetit Bajram Begaj dekretoi: &ld...

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet