LIVE UPDATES
Politike

Analiza e DW: Opozita do vazhdojë protestat për dorëheqjen e Ramës

Në protestën e opozitës në Tiranë u kërkua dorëheqja e kryeministrit Rama, të cilin opozita e cilëson përgjegjës për korrupsionin në nivel të lartë dhe për emigrimin e rinisë dhe të njerëzve të kualifikuar nga Shqipëria.

11 Shkurt 2023, 19:51 Nga DOSJA
Analiza e DW: Opozita do vazhdojë protestat për dorëheqjen e
Protesta

TIRANË- Protesta antiqeveritare e mijëra mbështetësve të opozitës në Shqipëri, që u zhvillua të shtunën, (11.02) përfundoi pa eksese të rënda. Disa protestues hodhën tymuese dhe bomba dore në hyrje të godinës së kryeministrisë, të mbrojtur nga disa qindra efektiva të policisë së shtetit në të gjithë perimetrin e godinës. Me sloganet "Shqipërisë do t'i dalim Zot” dhe "Demokracisë do t'i dalim Zot”, protestuesit kërkuan dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama, në vijim të pretendimeve të opozitës për korrupsion, për varfërinë papunësinë dhe emigrimin e rinisë.

Protesta u drejtua nga Sali Berisha, ish kryeministër dhe ish kryetar i Partisë Demokratike, (PD) forca më e madhe politike opozitare në Shqipëri. Pjesëmarrëse në protestë ishte edhe "Partia e Lirisë”, ish Lëvizja Socialiste për Integrim (LSI)  dhe lideri i saj, ish Presidenti Ilir Meta. Në protestë nuk u përfshi grupi i PD që njihet zyrtarisht dhe drejtohet nga Enkelejt Alibej, kryetar i grupIt parlamentar të kësaj partie.

PD vazhdon të jetë e mbërthyer nga lufta e brendshme, që kur sekretari amerikan i shtetit, Antony Blinken, e shpalli Sali Berishën në maj 2021, person "non grata”për "akte korruptive që minuan demokracinë në Shqipëri” gjatë dy mandateve si kryeministër 2005-2013. Berishës dhe familjes së tij i është ndaluar hyrja në SHBA. Në korrik të vitit të kaluar edhe Britania e Madhe e shpalli Berishën „non grata"për „lidhje të qarta me grupe të krimit të organizuar dhe kriminelë, që kanë paraqitur rrezik për sigurinë publike në Shqipëri dhe në Mbretërinë e Bashkuar si edhe për gadishmëri për përdorimin e këtyre lidhjeve për të avancuar ambiciet e tij politike dhe për korrupsion”.

Berisha, që drejton fraksionin e PD të njohur si "Grupi i Rithemelimit të PD” dhe pret vendimin e gjykatës nëse ky grup është legjitim ose jo për të përfaqësuar PD, e quajti protestën para protestuesve, fillimin e një „revolucioni në Shqipëri”. "Ka ardhur koha që ky revolucion të nxjerrë paratë e korruptuara dhe t'i kthejë ato në paga dhe pensione më të larta", theksoi ai në fjalën e tj para protestuesve.

Rini që synon të emigrojë, qytetarë të varfëruar

Në protestë morën pjesë edhe vajza dhe djem të rinj. Iljuza Stari, me  një kapele ku është shkruar slogani i protestës erdhi nga Durrësi dhe sivjet merr diplomën e maturës. "Dëshëroj të iki nga Shqipëria sapo të marr diplomën. Jam e pakënaqur me arsimimin, me padrejtësitë që bëhen për të drejtën e studimit në universitet. Në rrethin tim familjar dhe shoqëror thuhet që të paaftët kanë zënë postet dhe vendet më të mira në adminisratën publike. Ka papunësi, mbaron arsimin e lartë dhe mbetesh pa punë. Por edhe pse dua të largohem nga Shqipëria, kam besim se demokracia do të kthehet dhe Shqipëria do të ndryshojë për mirë. Prandaj kam dalë sot në protestë" thotë ajo për DW.

Vjollca Mehmetaj, ka ardhur në protestë nga Bajram Curri. "Nuk përballohen dot ꞔmimet e larta për jetën e përditshme. Nuk ia dal dot të ushqej familjen time. Nga njëra anë varfëtia jonë, nga ana tjetër anëtarë qeverie, njerëz në poste të larta po dalin të kenë miliona, të fituara jo pune por me dallavere dhe korrupsion.” thotë ajo për DW.   

Përgjegjësi për korrupsion dhe emigrimin e shqiptarëve

Opozita ka bërë me përgjegjësi kryeministrin Rama për korrupsionin në nivel të lartë dhe për emigrimin e rinisë dhe të njerëzve të kualifikuar nga Shqipëria. Sipas të dhënave nga EUROSTAT në periudhën 2008-2021 nga Shqipëria janë larguar 750 mijë shqiptarë që kanë marrë leje qëndrimi në një nga vendet e BE, ku po studiojnë ose janë punësuar.

Kohët e fundit opozita pretendon që kryeministri Rama ka korruptuar ish-zyrtarin e lartë të kundërzbulimit të FBI, Charles McGonigal,ndaj të cilit në SHBA kanë filluar tanimë hetimet „për përfshirje në afera korruptive dhe veprime që vënë në rrezik sigurinë kombëtare”.

Charles McGonigal akuzohet gjithashtu që nuk i ka treguar FBI arësyet e udhëtimit në Shqipëri në vitin 2017 së bashku me Agron Nezën, një ish-punonjës i Shërbimit Informativ Kombëtar,(SHIK) që aktualisht është qytetar  amerikan. Për këtë të fundit ka dyshime se i ka dhënë Charles McGonigal 225.000 dollarë. Kryeministri Rama nuk e ka mohuar që ka patur takime me ish-zyrtarin e lartë të FBI. Por ka hedhur poshte pretendimet e opozitës se e ka korruptuar McGonigal dhe i ka cilësuar këto pretendime, „abuzim me lirinë e fjalës dhe me të vërtetën”. Opozita paralajmëroi vijimin e protestave para Parlamentit, ditën e hënë, më 13 shkurt.

Marrë nga DW

protesta e pd 11 shkurt 2023

Sondazh

Poll

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria

Protestuesit nuk i tremb as shiu, thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion!

“I preve në besë banorët e Rrjollit dhe Thethit”/ Protestuesi thirrje Ramës: Malet i nxore në shitje

PAMJE PREKËSE/ Vogëlushja mes lotësh mesazh Ramës: Pelikanin kaçurrel do ta sjellim në Surrel

Qytetarët njëzëri para Kryeministrisë: Rama në burg, Berisha në Burg

Banorja e Rrjollit: Mos bini pre e provokimeve! Këtu do rrimë deri sa Rama të japë dorëheqjen

Protesta kundër projektit të Zvërnecit/ Protestesit mesazh Ivanka Trump: Mbaj duart larg Nartës

Tensionohet situata në protestë, policia nuk kursen qytetarët hedh ujë me piper me presion

Protesta për Zvërnecin, përplasje mes qytetarëve dhe policisë

Përplasjt mes qytetarëve dhe policisë në protestë, çahet kordoni

PAMJE nga tubimi i i katërt kundër projektit në Zvërnec #dosja #protesta #zvernec

Protestë në Durrës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mblidhen para Bashkisë

Berisha: Shteti duhej të ishte garanti në Zvërnec.Ndërtimet të bëhen në përputhje me standardet e BE

Berisha: Aeroporti i Vlorës kurrë nuk mund të ndërtohej aty

Zvërneci,Berisha:Ne mbështesim plotësisht investimin e huaj.Sazani nuk është një investim i thjeshtë

Berisha në grupin parlamentar: Pas Kuvendit Kombëtar hyjmë në një etapë të re

Berisha: Meta është një i burgosur politik, Rama po vazhdon me besnikëri rrugën e babait të vet

Burgun apo dorëheqje? Rama kapet me gazetarin: Nuk meriton përgjigje

Protestuesit kërkojnë dorëheqjen, Rama: Film i vjetër, përfaqësoj të paktën 800 mijë shqiptarë

Protesta për Zvërnecin, Rama: SPAK po mban të ngrira fondet pa i lënë të kalojë te shitësi

Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thotë të mbështesësh Shqipërinë drejt BE

Rama: Jemi këtu për të ndërtuar Shqipërinë e së ardhmes

Rama: Bëmë ligjin për hapjen e dosjeve të komunizmit, partia jonë u përball me të keqen në opozitë

"Kryeministri gënjeu"/ Gazetarja thirrje qytetarëve: Ai që të vjedh sot, do e bëjë dhe nesër

35-vjetori i PS në Tiranë/ Rama: Arsyeja e fitores së PS është aftësia për t’u hapur!

Mbyllet protesta për Zvërnecin #dosja #protesta #zverneci

Protesta për Zvërnecin/ Qytetarja: Ne nuk e lëshojmë sheshin pa u heq gardhi në Zvërnec dhe Rrjoll

Qytetarja: Kërkojmë anulimin e ligjit për zonat e mbrojtura, nuk ka negociata

"Anulo projektin"/ Me pankarta në duar, të rinjtë 'pushtojnë' kryeministrinë: Jep dorëheqjen

"Janë provokime"/ Çfarë po ndodh para ambienteve të Kryeministrisë?

Protestuesit i përgjigjen kryeministrit Rama: Jep dorëheqje nuk ka dialog!

Qytetarët zbresin sërish në shesh, protestojnë kundër projektit në Zvërnec

Ermonela Jaho mbështet protestën për Zvërnecin, shpërndan pamjet në rrjetet sociale

Skandali me ADS/ Berisha: U ngrit pa vendim qeverie, Rama krijoi një monstër për të vjedhur

"Populli flet në ditën e zgjedhjeve"/ Kryeministri: Thirrjet 'O Rama të QR' nuk funksionojnë me mua

Projekti për Zvërnecin/ Rama për hetimet e SPAK: Investimi nuk ndalon sa kohë unë jam këtu!

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën