All - Scripts - 5
LIVE UPDATES
All - General - 1
Politike

Analiza: Nga aleanca tek interesi, Kosova si destinacion i investimeve amerikane

Ekspertët e çështjeve ekonomike shpjegojnë se një mjedis ligjor dhe ekonomik i qëndrueshëm, larg burokracisë dhe papërgjegjshmërisë, është thelbësor për të tërhequr investitorët amerikanë dhe për të garantuar mbrojtjen e tyre.

18 Korrik 2025, 15:02 Nga E. D
Analiza: Nga aleanca tek interesi, Kosova si destinacion i investimeve amerikane
foto ilustruese
All - Paragraf - 1

KOSOVË- Energjia, mbrojtja dhe inovacioni digjital janë sektorë ku bashkëpunimi Kosovë-SHBA mund të sjellë përfitime të ndërsjella, por vetëm atëherë kur Kosova t’i mirorganizojë proceset e saj të brendshme.

Ekspertët e çështjeve ekonomike shpjegojnë se një mjedis ligjor dhe ekonomik i qëndrueshëm, larg burokracisë dhe papërgjegjshmërisë, është thelbësor për të tërhequr investitorët amerikanë dhe për të garantuar mbrojtjen e tyre.

Kjo qasje duket se përkon edhe me një orientim të ri të Kosovës - së paku sipas deklaratave të presidentes Vjosa Osmani.

Gjatë një vizite në Shtetet e Bashkuara javën e kaluar, ajo ka thënë se Kosova është shumë e interesuar për një lloj të ri marrëdhënieje me SHBA-në, që do të bazohet më shumë në interesat ekonomike, dhe ka veçuar energjinë, mbrojtjen dhe teknologjinë informative si fusha kyçe për zhvillim të përbashkët.

Pas kthimit, ajo ka thënë se ka marrë konfirmimin se Shtetet e Bashkuara e shohin Kosovën si një aleate strategjike.

Ambasada amerikane në Prishtinë nuk iu përgjigj interesimit të Radios Evropa e Lirë për të shpjeguar se ku e sheh SHBA-ja potencialin më të madh për rritjen e bashkëpunimit ekonomik me Kosovën.

Por, sipas Arian Zekës, kryetar i Odës Ekonomike Amerikane në Kosovë, mundësitë kryesore janë në mbrojtje dhe siguri, në ndërtimin e infrastrukturës së gazit për uljen e kostove të energjisë dhe në zhvillimin e ekonomisë digjitale, përfshirë sigurinë kibernetike dhe inteligjencën artificiale.

Ai numëron disa arsye që, siç thotë, e bëjnë Kosovën partnere të rëndësishme strategjike për SHBA-në dhe destinacion tërheqës për investime - mes tyre: pozicioni gjeografik i Kosovës, fuqia e saj punëtore e re dhe e arsimuar dhe politikat fiskale konkurruese.

Por, përkundër këtij potenciali, ka edhe pengesa serioze që mund ta frenojnë interesimin e investitorëve amerikanë.

Zeka thekson se reformat duhet të vazhdojnë, pasi institucionet e vendit janë ende të reja dhe korniza ligjore mbetet e brishtë.

Kjo, sipas tij, shpesh shkakton vendimmarrje të pasaktë ose të ngadaltë, ndërkohë që mjedisi global ndryshon me shpejtësi.

“Kosova duhet të angazhohet më tej në forcimin e sundimit të ligjit, në shmangien e veprimeve që mund të rrisin paparashikueshmërinë juridike, si dhe në rritjen e mbrojtjes së investitorëve, përmes përmirësimit të efikasitetit të gjykatave”, thotë Zeka për Radion Evropa e Lirë.

Në një linjë të ngjashme, kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Lulzim Rafuna, shpreh shqetësim se pa reforma të thella - në sundimin e ligjit, arsim, shëndetësi dhe fusha të tjera - besimi i investitorëve amerikanë do të mbetet i vakët.

Ai thekson gjithashtu se diplomacia ekonomike - si promovim aktiv i interesave të Kosovës në arenën ndërkombëtare - është thelbësore për të tërhequr investime dhe për të fituar besimin e partnerëve të huaj.

“Politika duhet të bashkëpunojë me Departamentin amerikan të Shtetit dhe me Shtëpinë e Bardhë, duhet ta rregullojmë imazhin e vendit, të dëshmojmë se Kosova nuk është shtet problematik në Ballkan, por shtet i stabilitetit”, thotë Rafuna për Radion Evropa e Lirë.

Këtë muaj, dy institucione të rëndësishme financiare, Banka Botërore dhe Fondi Monetar Ndërkombëtar, e hoqën Kosovën nga Lista e Shteteve në Situatë të Brishtësisë dhe Konfliktit.

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, e cilësoi këtë si rezultat të “punës së vazhdueshme dhe të përkushtuar” të qeverisë së tij gjatë katër vjetëve të fundit.

Ekspertët nuk janë dakord me këtë narrativ.

Ata theksojnë se, në disa raste, vetë autoritetet kanë rritur pasigurinë dhe kanë tensionuar klimën e brendshme - “me deklarata të pamatura se do të sulmohemi nga Serbia”, siç shprehet Rafuna.

Njohësi i çështjeve ekonomike, Lekë Musa, kujton se Qeveria e Kurtit - aktualisht në detyrë - ka refuzuar një projekt për infrastrukturën e gazit në vitin 2021, të financuar nga Qeveria amerikane, me arsyetimin se nuk ishte i favorshëm ekonomikisht.

Ai thotë se Kosova duhet të ketë një qeverisje më dinamike dhe një treg më të hapur, me më pak burokraci dhe më shumë pragmatizëm në qasjen ndaj investitorëve - “pa iluzione se ata do të vijnë vetë”.

“Kosova nuk mund t’i ofrojë shumë SHBA-së. Ajo çfarë mund të bëjë është që, sa herë të ketë një propozim të caktuar - siç ishte rasti me projektin e gazsjellësit - ai nuk duhet lëshuar, por duhet materializuar”, thotë Musa për Radion Evropa e Lirë.

Me heqjen e Kosovës nga Lista e Shteteve në Situatë të Brishtësisë dhe Konfliktit, Banka Qendrore e vendit (BQK) parashikon rritje të besimit të investitorëve dhe përmirësim të perceptimit për stabilitetin institucional dhe ekonomik të saj.

Investimet e huaja në Kosovë kanë shënuar rritje, duke arritur në mbi 856 milionë euro vitin e kaluar, nga 840 milionë euro në vitin paraprak, sipas Agjencisë për Investime dhe Përkrahjen e Ndërmarrjeve.

Brenda këtij totali, investimet nga Shtetet e Bashkuara kanë qenë rreth 87 milionë euro.

Por, sipas ekspertëve, pjesa dërrmuese e tyre është e përqendruar në sektorin e patundshmërisë, e jo në degë që krijojnë vende të reja pune apo nxisin zhvillim të qëndrueshëm ekonomik.

Këtë e dëshmojnë edhe të dhënat e Agjencisë për Investime dhe Përkrahje të Ndërmarrjeve, sipas të cilave, vitin e kaluar, mbi 647 milionë euro janë investuar në patundshmëri, ndërsa vetëm 21 milionë në sektorin e prodhimit.

Me Shtetet e Bashkuara, Kosova ka një shkëmbim tregtar prej miliona eurosh në vit.

Sipas Doganës së Kosovës, gjatë vitit 2024, importet nga ky vend kapën vlerën mbi 106 milionë euro, ndërsa eksportet ishin dukshëm më të ulëta - rreth 39 milionë euro.

Pavarësisht këtij çekuilibri tregtar, SHBA-ja mbetet një nga partnerët më të rëndësishëm të Kosovës që nga fundi i viteve ‘90 - e angazhuar në forcimin e sundimit të ligjit, zhvillimin ekonomik, ndërtimin e institucioneve të sigurisë dhe integrimin euroatlantik.

Deri më sot, ndihma amerikane për Kosovën ka kaluar 2 miliardë dollarë.

Ekspertët theksojnë rëndësinë që Kosova të jetë në harmoni me strategjinë globale të SHBA-së, duke e konsideruar çdo hap drejt bashkëpunimit si një investim në sigurinë, zhvillimin ekonomik dhe forcimin e subjektivitetit ndërkombëtar të vendit.

Në këtë kontekst, Zeka thotë se mungesa e normalizimit të plotë të marrëdhënieve me Serbinë vazhdon ta rëndojë imazhin e Kosovës dhe të pengojë tërheqjen e investimeve të huaja, ndaj thekson se trajtimi serioz i dialogut dhe zbatimi i marrëveshjeve duhet të jenë përparësi - ashtu siç kërkohet vazhdimisht edhe nga SHBA-ja.

“Oda Ekonomike Amerikane, në jo pak raste, ka bërë thirrje që negociatat me fqinjin verior të trajtohen me prioritet, ashtu që të mund të arrihet normalizimi i plotë - sa më shpejt që të jetë e mundur”, thotë ai.

Diplomati amerikan, Daniel Fried, e sheh njësoj sfidën e normalizimit, por thotë se Kosova nuk duhet të presë përmbylljen e këtij procesi për të forcuar bashkëpunimin ekonomik me SHBA-në - progresi mund dhe duhet të bëhet paralelisht në fusha të tjera, sipas tij.

“Nuk e di se çfarë marrëveshjesh biznesi mund të ketë, por mendoj se një qasje agresive nga ana e Kosovës për zhvillimin e mundësive të biznesit, mund të funksionojë. Dhe, pastaj, kur ke disa rezultate, i promovon ato dhe tregon se Kosova është një vend i mirë për të bërë biznes”, thotë Fried për Radion Evropa e Lirë.

Me ndërmjetësimin e Shteteve të Bashkuara, Kosova dhe Serbia kanë arritur në vitin 2020 një marrëveshje për normalizimin e marrëdhënieve ekonomike, e njohur si Marrëveshja e Uashingtonit.

Shumë pika të kësaj marrëveshjeje nuk janë zbatuar ende dhe Zeka thekson se injorimi i dispozitave për financimin e projekteve strategjike nga institucionet financiare amerikane, është një mundësi e humbur.

Ai shton se do të dëshironte të shihte një qasje më dinamike nga Qeveria e Kosovës, që fillon me heqjen e detyrimeve doganore për produktet amerikane dhe vazhdon me një ofertë më kreative dhe tërheqëse për investitorët nga SHBA-ja.

Po ashtu, përkushtimi i palëkundur ndaj sundimit të ligjit duhet të jetë prioriteti më i lartë i çdo qeverie.

“Ky do të ishte mesazhi më i mirë që vendi do të mund t’ua dërgonte investitorëve”, përfundon Zeka./REL

All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 2
All - ArticleEnd - 2

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet