LIVE UPDATES
Politike

“Anëtarësimi në BE s’është në dorën tonë”, Rama në DW: Kosova të përmbushë në mënyrë uniterale kërkesat e dialogut dhe t’ia lërë topin në derë Serbisë

26 Tetor 2025, 09:20 Nga M.L
“Anëtarësimi në BE s’është në
Edi Rama

Edi Rama: Anëtarësimi në BE nuk është në dorën tonë. Kosova duhet të përmbushë në mënyrë uniterale të gjitha kërkesat e dialogut dhe t’ia lërë topin në derë Serbisë.

Zoti Kryeministër, Ju përmendët një synim shumë ambicioz që Shqipëria të bëhet anëtare e Bashkimit Europian në vitin 2030. Cilat janë sfidat kryesore të Shqipërisë në rrugën drejt Bashkimit Europian?

Edi Rama: Sfida është që të përmbushim të gjitha detyrat që ka ky proces dhe kemi një kalendar shumë ambicioz të dakordësuar me Komisionin Europian për t’i përmbushur të gjitha detyrat brenda vitit 2027 dhe për ta vendosur Komisionin Evropian në pozicionin që t’u thotë vendeve anëtare që Shqipëria i ka kryer me sukses negociatat. Dhe pastaj kemi parashikuar një tjetër dyvjeçar për ratifikimin në të gjitha vendet anëtare. Mund të jetë më shpejt, por e kemi vendosur maksimumin dhe prandaj kemi 2030-ën si datë. Nuk është një afat imagjinar ose një afat i vendosur thjesht nga dëshira, por është një afat i vendosur bazuar mbi këtë që thashë.

Shqipëria ka qenë në fakt në fund të kësaj liste dhe ka përparuar shpejt krahasuar me Maqedoninë e Veriut, Malin e Zi etj. Mendoni se është e mundur që Shqipëria të anëtarësohet në BE e vetme si shtet i rajonit, apo duhet të shkojnë në bllok me vendet e tjera? Sepse ka sfida të tjera edhe në Kosovë, në Serbi.

Edi Rama: Kjo nuk është në dorën tonë apo në dëshirën tonë. Ne, është e vërtetë, e kemi nisur nga shumë prapa këtë garë ose këtë vrap dhe tani jemi si të thuash në pararojë, siç i quajnë ata vendet që janë në një pozicion më të përparuar, vende pararojë, së bashku me Malin e Zi dhe gjasat janë që së bashku me Malin e Zi ne të jemi në këtë proces. Ndërkohë që, përsa u përket vendeve të tjera, ato kanë disa probleme të një natyre tjetër që duhen zgjidhur me patjetër. Pra, asnjëri nga ato vende nuk e ka veten në dorë si të thuash, sepse Maqedoninë e Veriut e mban lidhur kërkesa e Bullgarisë për të zgjidhur njëherë një problematikë mes tyre. Kosovën dhe Serbinë i mban lidhur fakti që i mosnjohjes së Kosovës nga Serbia dhe pastaj Bosnja është një rast i komplikuar i një natyre tjetër. Kështu që…

Mbetemi tek raportet mes Kosovës dhe Shqipërisë, sepse në Kosovë, në veçanti, juve ju kanë interpretuar në forma shumë të ndryshme, si vëllai i Vuçiçit e deri tek akuza të rënda për bashkëpunim me Serbinë. Si mund të zgjidhen raportet mes Kosovës dhe Serbisë?

Edi Rama: Unë, t’ju them të drejtën, i mirëkuptoj të gjitha ato që më janë vendosur si etiketa, sepse burojnë nga arsye dhe nga shtyrje, shtytje të brendshme që janë të lidhura me kujtime shumë të freskëta dhe shumë të vrazhda të një kohe tejet, tejet dramatike, tragjike për popullin e Kosovës. Kështu që nuk i marr për të keq. Aq më tepër pastaj që unë jam mësuar me këto dhe nuk kam asnjë shqetësim nga asnjë lloj etiketimi, sepse raporti im është me të vërtetën dhe me njerëzit të cilët më besojnë. Nuk është me nevojën që të gjithë të jenë dakord apo të gjithë të pëlqejnë ato që bëj unë apo të gjithë të më besojnë mua.

Se kjo nuk ndodh edhe sikur ta kërkosh. Nga ana tjetër, unë nuk u heq asnjë presje atyre që kam thënë dhe as nuk kam asnjë pishman për asgjë që kam bërë, sepse të gjitha i kam bërë nga interesi i Shqipërisë. Sipas meje, Kosova duhet ta harrojë krejt Serbinë në kuptimin që duhet të përmbushë në mënyrë uniterale të gjitha kërkesat e dialogut dhe t’ia lërë, siç i themi ne, topin në derë Serbisë, duke i thënë Europës, duke u thënë të gjitha vendeve të Europës, duke u thënë dhe atyre vendeve që nuk e njohin akoma, që ja kush jemi ne. I përmbushëm, i firmosëm, tani shkoni dhe merrini firmën Serbisë. Por duhet të shkëputet totalisht nga Serbia dhe nuk duhet të jetojë me idenë e Serbisë.

Zoti Kryeministër, nga perspektiva e një qytetari të Kosovës, ju nuk keni raporte aq të ngushta sa të bashkëveproni në të gjitha fushat, me kryeministrin e Kosovës në detyrë, Albin Kurti. Pse kjo rënie e raporteve mes Kosovës dhe Shqipërisë?

Edi Rama: Kjo është e pavërtetë, për faktin se unë me Albinin kam një marrëdhënie shumë miqësore në aspektin personal, por kemi dallime që janë të pashmangshme në këndvështrime dhe këto dallime në këndvështrime i ndajmë në mënyrë shumë të hapur dhe shumë të drejtpërdrejtë, qoftë kur na ka rënë rasti të flasim ballë për ballë, qoftë edhe kur mbajmë qëndrime publike. Ndërkohë që në të gjitha aspektet e bashkëpunimit me Kosovën, flas në bashkëpunimin ndërshtetëror, ne kemi bërë goxha përparim dhe jemi duke punuar bashkarisht edhe për një vepër madhore siç është hekurudha Durrës-Prishtinë.

Një prej sfidave kryesore të Shqipërisë, është edhe lufta e korrupsionit dhe reformat juridike. Si i komentoni rastet e fundit, lidhur me zonjën Balluku?

Edi Rama: Nuk kam asnjë koment për asnjë rast sepse, siç e kam thënë, ne kemi punën tonë, drejtësia ka punën e vet dhe deri kur çështje të caktuara marrin formën e tyre të prerë, të gjithë njerëzit janë të pafajshëm dhe janë të padënueshëm nga gjykata popullore e politikës dhe e mediave që i shërbejnë politikës.

Pyetja e fundit natyrisht është për Gjermaninë. Si i vlerësoni ju raportet me Gjermaninë? Sepse Gjermania është një prej shtyllave të Bashkimit Europian, dhe me siguri që edhe mbështetja e Gjermanisë në rrugën e Shqipërisë është me rëndësi.

Edi Rama: Ne kemi një bashkëpunim shumë pozitiv. Gjermania është vend i madh, ne jemi vend i vogël, natyrisht, por Gjermania është qartësisht mbështetëse e rrugës sonë të anëtarësimit në Bashkimin Evropian dhe kjo është gjëja më e rëndësishme./DW

edi rama

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj