17 Maj 2022, 18:09
Nga DOSJA
Sali Berisha, Enkelejd Alibeaj
TIRANË- Elona Toro, gjyqtare relatore, Genti Shala gjyqtar dhe Edlira Petri gjyqtare kanë në dorë fatin e Partisë Demokratike. Sot është hedhur shorti dhe treshja është caktuar për të shqyrtuar kërkesën e përfaqësuesit ligjor të Partisë Demokratike, Ivi Kaso, i cili kërkoi që mos të pranohet ankimimi i Enkelejd Alibeajt, për vendimin e gjyqtarit Agron Zhukri që i kaloi vilën e PD-së, Rithemelimit.
Gjithashtu, përmes një njoftimi për mediat, Gjykata e Apelit ka kërkuar që nga ana e politikës të mos ketë ndërhyrje. Apeli thotë se sulme ga politika janë ndërhyrje të drejtpërdrejta përpara marrjes së vendimeve nga gjykatat. Në njoftim thuhet se janë të papranueshme ligjërisht. Por, pavarësisht thirrjes, ish-kryeministri Sali Berisha e konteston vendimin e Apelit. Në një postim në rrjetet sociale, lideri historik i PD-së shkruan se qëndrimi i Gjykatës së Apelit tregon se ka ndikuar vetë kryeministri Edi Rama e ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë, Yuri Kim. Berisha shton gjithashtu se si për ankimin e Alibeajt, ashtu edhe për vendimin e sotëm, PD-ja nuk është vënë në dijeni përmes shkresave zyrtare.
Reagim tjetër ka ardhur edhe nga deputeti i Partisë Demokratike Gazment Bardhi. Në një postim, Bardhi shton se Gjykata nuk mund të jetë e pavarur kur gjyqtari Agron Zhukri vendos pro ERothemelimit, gjë që sipas tij tregon se është politikisht e përfshirë pro Berishës.
Pak javë më parë, Gjykata e Tiranës pranoi ankimimin e Alibeajt kundër vendimit të gjyqtarit Agron Zhukri që regjistroi ndryshimet Statutore në Partinë Demokratike pas Kuvendit të 11 dhjetorit të Sali Berishës. Tashmë u takon të zgjedhurve me short nga Apeli që të vendosë nëse do të pushojë ankimimin, apo do të kthejë për shqyrtim po në Gjykatën e Tiranës por me trupë tjetër gjykuese.
(F.m/dosja.al)
Politike
17 Maj 2022, 18:09
TIRANË- Negociatat nesër do të zhvillohen në sy të publikut. Kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste Taulant Balla ...
Politike
17 Maj 2022, 18:09
Mbledhja
TIRANË- Mbledhja e Konferencës së Kryetarëve u zhvillua ditën e sotme nën drejtimin e Kryetares së Kuvendit Lin...
Politike
17 Maj 2022, 18:02
Michael Granoff
TIRANË- Kreu i fornacionit Shqiptaro Amerikan (ADF) Michael Granoff tha se në Shqipëri synojnë të investojnë ...
Politike
17 Maj 2022, 17:58
Edi Rama
TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka folur në ceremoninë e firmosjes së marrëveshjes me Fondin amerikano-Shqiptar për n...
Politike
17 Maj 2022, 17:56
Edi Rama
TIRANË- Kryeministri Edi Rama tha se të paktën 100 shkolla në Shqipëri do të kenë laboratorë Smart. Qever...
Politike
17 Maj 2022, 17:44
Gazment Bardhi
TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike Gazment Bardhi i është përgjigjur deklaratës së i...
Politike
17 Maj 2022, 17:38
Ilir Meta dhe Momchil Raytchevski
TIRANË- Presidenti Ilir Meta është takuar ditën e sotme me ambasadorin bullgar Momchil Raytchevs...
Politike
17 Maj 2022, 17:31
Edi Rama dhe Michael Granoff
TIRANË- Kryeministri Edi Rama i ka uruar mirëseardhjen në ‘klubin e të korruptuarve’, drejtori...
Politike
17 Maj 2022, 16:41
Sali Berisha
TIRANË- Ish-kryeministri Sali Berisha e ka konsideruar të paligjshëm vendimin e Gjykatës së Apelit që ka marr&e...
Politike
17 Maj 2022, 16:06
Gjykata e Tiranës
TIRANË- Gjykata e Apelit u ka bërë thirrje palëve politke që të mos ndërhyjnë nd&eum...