LIVE UPDATES
Politike

Arrestimet në Elbasan, Alibeaj: Kontrollohet nga bandat, efektivët bashkëpunëtorë të tyre

Ai tha se këto arrestime tregojnë përfshirjen e shtetit dhe policisë në një vepër kriminale, gjunjëzimin e Policisë përpara bandave me mbrojtje politike.

27 Qershor 2022, 23:59 Nga F.M
Arrestimet në Elbasan, Alibeaj: Kontrollohet nga bandat, efektivët
Enkelejd Alibeaj

TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike Enkelejd Alibeaj ka deklaruar se arrestimet në kupolën e Policisë së Shtetit në Elbasan vijnë si pasojë e lidhjes së tyre me bandat. Sipas Alibeajt, ata kanë ndikuar në blerjen e votave nga ana e Partisë Socialiste si dhe kanë intimiduar votuesit në zgjedhjet e vitit të kaluar të 25 prillit. Ai tha se këto arrestime tregojnë përfshirjen e shtetit dhe policisë në një vepër kriminale, gjunjëzimin e Policisë përpara bandave me mbrojtje politike.

"Në emër të Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike përshëndes vendimin e organit të prokurorisë për procedimin e kupolës drejtuese të Policisë së Elbasanit lidhur me ngjarjen e rëndë të ndodhur në 21 Prill 2021. Arrestimi i kupolës së Policisë së Shtetit në Elbasan për ngjarjen e ndodhur në Elbasan pak ditë përpara zgjedhjeve të 25 Prillit, demonstron edhe njëherë përfshirjen e shtetit dhe policisë së shtetit në një vepër kriminale, gjunjëzimin e Policisë përpara bandave me mbrojtje politike. Tanimë për të disatën herë është dëshmuar se si Elbasani është kontrolluar nga bandat dhe se policia ka qenë bashkëpunëtore e tyre. Jo vetëm kaq, por hetimet kanë treguar se përfaqësuesit e Partisë Socialiste kanë qenë të angazhuar në blerjen e votës dhe intimidin e votuesve. E gjitha kjo  me me ndihmën e Policisë apo nën hundën e saj. Zbardhja e plotë e çështjes dhe shkaqeve të saj i shërben interesit publik dhe dhënies së drejtësisë. Mosveprimi i Policisë së Shtetit ndaj grupeve kriminale që kryenin krime zgjedhore ka patur dhe ka prapavijë politike. Ne inkurajojmë Prokurorinë të hetojë shkaqet e gjunjëzimit të Policisë së Shtetit përpara Bandës së Elbasanit; arsyet se pse Policia e Shtetit edhe pse në vendngjarje, me kërkesë të Partisë Demokratike, nuk veproi ndaj anëtarëve të Bandës që erdhën menjëherë pas saj; kush ishin të gjithë personat e përfshirë për llogari të Partisë Socialiste në atë ngjarje; pse u detyrua Drejtori i Policisë së Shtetit dhe Prokurori i çështjes të gënjenin publikisht para zgjedhjeve dhe më pas të pranonin se trafikanti i drogës Mehmet Greca, pjesë e shtabit politik të Taulant Ballës po blinte vota; kush i detyroi dhe cila ishte arsyeja qe dy zëvendësdrejtorët e Policisë në qarkun Elbasan dhanë dëshmi të rremë? Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike nxit prokurorinë për një hetim të plotë, profesional dhe të shpejtë. Përzierja e krimit me politikën dhe angazhimi i grupeve kriminale në zgjedhje nga Partia Socialiste, janë jo vetëm krim, por një njollë turpi për nje vend anëtar të NATO-s dhe vend kandidat për në Bashkimin Europian,"- shkruan Alibeaj.

enkelejd alibeaj

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet