LIVE UPDATES
Politike

Arrestimi i Belerit, ngjarja që ndryshoi fundin e fushatës dhe përplasja Shqipëri-Greqi

Prokuroria përmend dhe persona të tjerë të përfshirë në këtë ngjarje, por nuk shton detaje të tjera konkrete. Tashmë pritet që Beleri të dalë në gjyq për tu njohur me masën e sigurisë dhe nisur nga procedurat, 14 majin, ditën kur qytetarët do tu drejtohen kutive të votimit, ndërsa i zgjedhuri i Opozitës do ta kalojë pas hekurave.

12 Maj 2023, 14:53 Nga F.M
Arrestimi i Belerit, ngjarja që ndryshoi fundin e fushatës dhe
Nikos Dendias, Kyriakos Mitsotakis, Fredi Beleri, Sali Berisha dhe Edi Rama

Ora ndërroi akrepat për të shënuar datën 12 maj dhe në orën 00:14 forcat e policisë zbarkuan në lokalin e kandidatit të koalicionit ‘Bashkë Fitojmë’ për Bashkinë e Himarës, Fredi Beleri. Ky i fundit ishte nën shoqërinë e disa personave në biznesin e tij që ndodhet në shëtitoren e Himarës, kur blutë u afruan dhe i vunë prangat, siç u pa dhe nga videoja e publikuar ekskluzivisht nga Dosja.al.

Për çfarë akuzohet Beleri?

Beleri akuzohet për shit-blerje votash. Ai u arrestua bashkë me një 44-vjeçar Pano Kokoveshi, i cili shfaqi probleme me zemrën dhe përfundoi në spital disa orë më vonë. Në një deklaratë për shtyp, Prokuroria e Vlorës bëri me dije se mbi Belerin rëndon akuza për veprën penale “Korrupsion aktiv në zgjedhje”, kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 328, 25 i Kodit Penal. Në cilësinë e provës materiale është sekuestruar një shumë monetare prej 40 000 lekësh të rinj, ndërkohë që hetimet vazhdojnë. Prokuroria përmend dhe persona të tjerë të përfshirë në këtë ngjarje, por nuk shton detaje të tjera konkrete. Tashmë pritet që Beleri të dalë në gjyq për tu njohur me masën e sigurisë dhe nisur nga procedurat, 14 majin, ditën kur qytetarët do tu drejtohen kutive të votimit, i zgjedhuri i Opozitës do ta kalojë pas hekurave.

Reagimet, nga ‘shënjestrimi’ i Ramës tek shpërthimi i Opozitës

Kryeministri Edi Rama e ka përqëndruar fushatën e tij elektorale të këtyre zgjedhjeve lokale nën kërcënimin se bashkitë që do të fitohen nga Opozita nuk do ta kenë bashkëpunimin e qeverisë për projekte. Ai e ka ripërsëritur këtë deklaratë në Tiranë, Durrës, Elbasan, Shkodër, ka sulmuar të gjithë emrat e zgjedhur nga dyshja Sali Berisha-Ilir Meta, por artileritë më të rënda i ka përdorur në Himarë. Duke përmendur dhe çështjen e pronave, Rama ka përdorur mjaft tone të ashpra kundrejt Belerit, të cilin e ka konideruar ‘analfabet në shqip dhe dru në greqisht’. Vetëm një ditë më parë përmendi dhe dy emra, bashkëpunëtorë të Belerit, të cilët sipas kreut të qeverisë po kërcënojnë emigrantët për vota dhe tha se do të merrej ‘personalisht’ me ta dhe kandidatin e Opozitës.

Ishte apo jo rezultat i betejës personale të Ramës, brenda pak orësh Beleri përfundoi pas hekurave….

Mirëpo, Opozita nuk e ka mirëpritur këtë lajm. I pari që kundërshtoi arrestimin e tij ishte kreu i PBDNJ-së Vangjel Dule, i cili u nis mënjëherë drejt komisariatit. Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha e cilësoi arrestimin një hakmarrje politike nga kryeministri Edi Rama. Kreu i 'Partisë së Lirisë' Ilir Meta deklaroi se Beleri u mor natën vonë pas sulmeve të njëpasnjëshme të Ramës.

Vetë Rama ka mohuar të ketë lidhje dhe përmes një postimi thekson se ndalimi i Belerit tregon një sprovë të madhe për drejtësinë që sipas tij është vigjilente në zgjedhje. Më tej, pa dalë ende deklarata zyrtare e Prokurorisë, Rama shprehet se arrestimi i kandidatit është tërësisht i provuar i motivuar.

Athina e tronditur

Mbështetja e madhe që Beleri ka siguruar në shtetin helen ka bërë që Greqia të tronditet nga ky arrestim. Kryeministri grek, Kyriakos Mitsotakis kërkoi lirimin e menjëhershëm të Belerit. Kreu i Qeverisë greke dërgoi një mesazh të drejtëpërdrejtë ndaj vendit tonë, duke paralajmëruar se nëse nuk lirohet Beleri, Shqipëria do ta ketë të vështirë afrimin drejt Bashkimit Europian.

Pas tij erdhi dhe reagimi i ministrit të Jashtëm grek, Nikos Dendias, i cili e cilësoi si skandal arrestimin e Belerit, gjithmonë nëse nuk ka patur prova. Dendias shtoi se në lidhje me këtë ngjarje, ai ka informuar Përfaqësuesin e Lartë të BE-së Josep Borrell dhe Ministrinë e Jashtme suedeze.

Greqia s’është ndalur vetëm me deklarata në rrjetet sociale, por ka nisur dhe veprimet konkrete. Ambasadorja Konstantina Kamitsi mbërriti në zyrën e ministres së punëve të Jashtme, Olta Xhaçka, por diplomatja shqiptare ua delegoi këtë takim përfaqësuesve të saj. Vetë u mjaftua me një njoftim në rrjetet sociale, përmes të cilit kërkoi durim nga pala greke, duke shtuar se Beleri është i barabartë para ligjit, si çdo qytetar tjetër.

Tashmë ambasadorja Kamitsi ndodhet në sportelin e komisariatit në Vlorë dhe po pret për të marrë më shumë informacione rreth situatës ligjore të Belerit. Orët në vijim, janë vendimtare….

fredi beleri arrestohet fredi beleri

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet