“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet
21 ...
All - General - 1
Politike
Balla publikon dokumentin: Berisha informohej nga SHISH në 2007 se Alfred Beleri është një person i dënuar për urrejtje nacionaliste
Balla deklaron se sot ky person është kandidati i Sali Berishës dhe Ilir Metës në Himarë dhe se ka folur për helenizim të Himarës.
12 Maj 2023, 13:45Nga I.A
Taulant Balla
All - Paragraf - 1
TIRANË- Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla ka publikuar shkresën që tregon se Sali Berisha informohej nga SHISH në vitin 2007 se Alfred Beleri është një person i dënuar dhe i shpallur në kërkim për “thirrje për urrejtje nacionaliste”, në prag të zgjedhjeve vendore. Përmes një postimi në Facebook, Balla deklaron se sot ky person është kandidati i Sali Berishës dhe Ilir Metës në Himarë dhe se ka folur për helenizim të Himarës.
Postimi i Ballës:
Kur Sali Berisha ishte Kryeministër, informohej zyrtarisht nga SHISH se Alfred Beleri është një person i dënuar, i shpallur në kërkim për “thirrje për urrejtje nacionaliste”, në prag të zgjedhjeve vendore. Sot ky person është kandidati i Sali Berishës dhe Ilir Metës në Himarë dhe për turpin e tyre guxon të flasë për helenizim të Himarës. Ky është kulmi i maskarallëkut për të tre.
Kandidati i koalicionit 'Bashkë Fitojmë', Fredi Beleri u arrestua për akuzën e shit-blerjes së votës për zgjedhjet e së dielës. Ditët e fundit ai ka qenë në qendër të akuzave të kryeministrit Edi Rama për deklaratën e bërë në mediat greke për helenizimin e Himarës. Ai u ndalua para lokalit të tij bashkë me 3 persona të tjerë, avokati, dhe përfaqësues të shtabit elektoral. Beleri u akuzua për veprat penale: “korrupsionit aktiv për zgjedhje kryer në bashkëpunim”. Beleri ka deklaruar se nuk është i përfshirë në shit-blerje të votës, por pavarësisht kësaj, është lënë në burg. Nga ana tjetër, Greqia bën thirrje për lirimin e tij. Ministri i Jashtëm Grek, Nikos Dendias kërkon lirimin e Belerit, nëse s'ka prova./Dosja.al