31 Mars 2023, 12:22
Nga f.g
Sali Berisha
TIRANË- Kryedemokrati Sali Berisha ka komentuar artikullin e EuObserver që vuri në dukje arsyet e largimit të shqiptarëve nga vendlindja. Në një konferencë me gazetarët, Berisha tha se studimi e bën Shqipërinë vendin e vetëm në botë i cili konsiderohet nga 80% e banorëve të saj një vend në të cilin nuk mund të ndërtojnë të ardhmen e tyre. Sipas kryedemokratit, kjo gjë është tragjike dhe rezultat i një regjimi monist që nuk njeh asnjë normë, asnjë parim, asnjë ligj, asnjë kufi në këtë vend.
Pjesë nga deklarata e Berishës:
Dje shqiptarët në Shqipëri dhe kudo në botë mësuan një nga lajmet më të hidhura në tërë historinë e tyre sipas të cilit mbi 80% e shqiptarëve kërkojnë të largohen nga Shqipëria. Ky studim e bën Shqipërinë vendin e vetëm në botë i cili konsiderohet nga 80% e banorëve të saj një vend në të cilin nuk mund të ndërtojnë të ardhmen e tyre. Ky është një lajm tragjik. Ky është një lajm të cilin nuk e gjen, nuk del as nga vendet në pushtime të plota, as në vendet në luftëra të pamëshira, as dhe në vendet që përballen me varfërinë ekstreme. Kjo ndjenjë, ky sentiment është rezultat i një regjimi monist që nuk njeh asnjë normë, asnjë parim, asnjë ligj, asnjë kufi në këtë vend. Shqiptarët shquhen në shëmbëlltyrën e tyre psikologjike si njerëz inteligjentë, çfarë do të thotë se ata kanë një shkallë absolute papajtueshmërie me regjimin aktual, por duke vlerësuar metodat që ai përdor, zgjedhin, bëjnë zgjidhjen më të lehtë largimin nga Shqipëria. Unë mendoj se ky lajm dramatik, sipas të cilit mbi 80% e shqiptarëve, bazuar në një studim serioz, kërkojnë të largohen nga vendi i tyre, është një apel, një kushtrim për çdo shqiptar. Të bëjmë gjithçka për një ndryshim sa më të shpejtë të kësaj situate dramatike që përjeton Shqipëria sot, më dramatike se në tërë kohërat e saj në raportin e braktisjes nga qytetarët e vet.
Për shqiptarët pasuritë e tyre, buxheti i tyre, pasuritë përrallore natyrore janë shndërruar në një mallkim të vërtetë sepse ato disponohen nga një organizatë kriminale që quhet qeveri dhe klientela e saj. Kurrë ndonjëherë një shpërndarje më e pabarabartë në historinë e këtij vendi nuk ka ekzistuar si sot për të mirat materiale dhe pasuritë publike. Mbi 80% e shqiptarëve kërkojnë të largohen sepse përballen me një varfëri të frikshme dhe me mashtrime gjithnjë e më të mëdha. përballë kësaj situate Edi Rama lëshon për qëllime elektorale premtim mashtrimin e rrogës mesatare 900 euro. Cinik ndaj atyre që nuk kanë. I pamëshirë. premton vetëm e vetëm që t’i mashtrojë, siç i mashtroi me të gjitha premtimet e mëparshme. Pra, ky është aspekti kryesor që i detyron shqiptarët që të mos shohin të ardhmen e tyre në këtë vend.
Media e huaj Euobserver i ka kushtuar një artikull largimit të shqiptarëve nga vendi. David L. Phillips dhe Besmira Manaj janë autorët e këtij shkrimi që ka në fokus dëshirën që kanë 83% e shqiptarëve për t'u larguar nga vendi. Në shkrim përmendet edhe lidhja që ka Partia Socialiste me bandat që trafikojnë dhe shpërndajnë lëndë narkotike, si hashash.
sali berisha euobserver
Politike
31 Mars 2023, 12:20
f.g
Pasiguria është e plotë. Këtu vriten njerëz kudo që janë nga bandat e qeverisë të lidhura me qeverinë.Sepse ...
Politike
31 Mars 2023, 11:44
I.A
Ilir Meta
TIRANË- Kreu i Partisë së Lirisë Ilir Meta ka prezantuar sot programin për shëndetësinë. Gjatë ...
Politike
31 Mars 2023, 11:33
I.A
Ilir Meta
TIRANË- Kreu i Partisë së Lirisë ka deklaruar se shëndetësia në Shqipëri është në kol...
Politike
31 Mars 2023, 10:58
f.g
Taulant Balla, kryetar i grupit te PS
TIRANE- Rendi dhe siguria publike nuk janë të cënuara. Ky ishte deklarimi i kreut të grupit parla...
Politike
31 Mars 2023, 10:47
f.g
Taulant Balla, kryetar i grupit te PS
TIRANE- Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste njoftoi se Kuvendi do të jetë më...
Politike
31 Mars 2023, 10:48
f.g
Taulant Balla, kryetar i grupit te PS
TIRANE- Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla tha se Partia Socialiste nuk do ...
Politike
31 Mars 2023, 10:42
F.M
Delina Ibrahimaj
TIRANË- Ministrja e Financave Delina Ibrahimaj është shprehur se nuk kanë konstatuar një rritje të çm...
Politike
31 Mars 2023, 10:40
I.A
Ilir Meta
TIRANË- Kreu i Partisë së Lirisë Ilir Meta ka theksuar se vetëm 6 javë na ndajnë nga dita e fitores histo...
Politike
31 Mars 2023, 10:33
f.g
Taulant Balla, kryetar i grupit te PS
TIRANE- Partia Socialiste e ka marrë në mbrojtje kryetarin e Bashkisë Kuçove, Kreshnik Hajdari ...
Politike
31 Mars 2023, 10:33
f.g
Taulant Balla, kryetar i grupit te PS
TIRANE- Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste akuzoi deputeten e Partisë së Liris&e...