LIVE UPDATES
Politike

Auditimi i shpenzimeve/ PS harxhoi tri herë më shumë sesa lejohej për fushatën zgjedhore! PD probleme me deklarimet. Maxhoranca rrezikon gjobë

Shuma më e madhe që ka marrë një subjekt zgjedhor për fushatën zgjedhore nga buxheti i shtetit është 55.826.750 (pesëdhjetë e pesë milion e tetëqind e njëzet e gjashtë mijë e shtatëqind e pesëdhjetë) lekë.

13 Tetor 2022, 13:36 Nga DOSJA
Auditimi i shpenzimeve/ PS harxhoi tri herë më shumë sesa lejohej
Fushatë

TIRANË- MARIGLEN KUME/ Si maxhoranca dhe opozita akuzojnë njëra-tjetrën gjatë fushatës zgjedhore për abuzime dhe për financime të dyshimta, por që sipas auditimit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve janë të pakta ato forca politike që nuk kanë probleme në raportet financiare.

Sipas auditimit të kryer nga Komisioni Qendrorë i Zgjedhjeve në Partinë Socialiste për shpenzimet për fushatën e 25 prillit 2021, rezulton se partia që është në pushtet ka tejkaluar me tri herë vlerën e lejuar për fushatë zgjedhjeje. “Partinë Socialiste të Shqipërisë e audituar nga zj. Enkelejda Alite, e cila konstatoi tejkalimin e shpenzimit të lejuar me trefishit e shumës më të lartë që ka marrë një subjekt zgjedhor nga fondet publike. Shuma më e madhe që ka marrë një subjekt zgjedhor për fushatën zgjedhore nga buxheti i shtetit është 55.826.750 (pesëdhjetë e pesë milion e tetëqind e njëzet e gjashtë mijë e shtatëqind e pesëdhjetë) lekë.

Trefishi i kësaj shume është 167.480.250 (njëqind e gjashtëdhjetë e shtatë milionë e katërqind e tetëdhjetëmijë e dyqind e pesëdhjetë) lekë”, thuhet në dokumentin e auditimit që do të shqyrtohet sot në KQZ. Duket se Partia Socialiste e ka shkelur ligjin me qëllim pasi masa administrative që rrezikon për shkeljet ligjore është modeste në krahasim me subjektin. “Ka tejkaluar kufirin maksimal të shpenzimeve për fushatën zgjedhore, në kundërshtim me përcaktimet e bëra në nenin 92/2, pika 4, të ligjit nr. 10019, datë 29.12.2008, ‘Kodi Zgjedhor i Republikës së Shqipërisë’, i ndryshuar. Shuma e lejuar e shpenzimeve nuk duhet të jetë më shumë se 3 herë më e madhe se shuma më e lartë që ka marrë një subjekt zgjedhor nga fondet publike për qëllime zgjedhore.

Vlera maksimale e lejuar është 167 480 250 lekë. Vlera e shpenzuar 172 046 612 lekë. Referuar nenit 173, pika 9, të ligjit nr. 10019, datë 29.12.2008, ‘Kodi Zgjedhor i Republikës së Shqipërisë’, i ndryshuar, ‘Shkelja e kufirit maksimal të shpenzimeve nga një subjekt zgjedhor dënohet me gjobë në vlerën 5 000 000 (pesë milionë) lekë ose me një gjobë të barabartë me shumën që ka kaluar kufirin, cilado që është më e lartë’; nuk ka dorëzuar raportet për 17 (shtatëmbëdhjetë) kandidatë të listave shumemërore, si dhe në raportet e dorëzuara nga subjekti zgjedhor janë bërë korrigjime me shkrim duke mos respektuar vendimin nr. 13, datë 6 prill 2021, të Komisionit Rregullator dhe për këtë arsye nuk janë audituar raportet e kandidatëve. Referuar nenit 173, pika 3, të ligjit nr. 10019, datë 29.12.2008, “Kodi Zgjedhor i Republikës së Shqipërisë”, i ndryshuar ….. “Paraqitja e raporteve në shkelje të rregullave dhe formateve të standardizuara të miratuara nga KQZ-ja dënohet me gjobë në vlerën 500.000 (pesëqind mijë) deri 1 000 000 (një milion) lekë”, thuhet në draftin e KQZ.

Me probleme rezulton edhe Partia Demokratike. Sipas auditimit të bërë nga KQZ, partia më e madhe në opozitë ka probleme kryesisht me transparencën. “Partinë Demokratike, e audituar nga zj. Anida Nuri, e cila ka konstatuar se nga subjekti nuk janë përgatitur dhe deklaruar sipas ligjit pasqyrat e raportimit financiar për fushatën zgjedhore nga rreth 50% e kandidateve, mungojnë deklaratat e donatorëve mbi konfliktin e interesit për financimin e subjekteve zgjedhore dhe të kandidatëve të tyre”, thuhet në dokumentin e KQZ të siguruar nga gazeta “Panorama”.

Edhe PD, njësoj si maxhoranca, rrezikon deri në 10 milionë lekë të vjetër. “Partia Demokratike nuk ka dorëzuar raportet për 69 (gjashtëdhjetë e nëntë) kandidatë të listave shumemërore si dhe në raportet e dorëzuara nga subjekti zgjedhor janë bërë korrigjime me shkrim duke mos respektuar vendimin nr. 13, datë 6 prill 2021, të Komisionit Rregullator dhe për këtë arsye nuk janë audituar raportet e kandidatëve. Referuar nenit 173, pika 3, të ligjit nr. 10019, datë 29.12.2008, “Kodi Zgjedhor i Republikës së Shqipërisë”, i ndryshuar … “Paraqitja e raporteve në shkelje të rregullave dhe formateve të standardizuara të miratuara nga KQZ-ja dënohet me gjobë në vlerën 500.000 (pesëqind mijë) deri 1 000 000 (një milion) lekë”, konstatohet në raport.

Sa kaq mësohet se në mbledhjen e sotme të Kryekomisionerit Ilirjan Celibashi do të diskutohet edhe për nevojën e ndryshimeve në ligjin e financimit të partive politike.

Nuk ka dorëzuar raportet për 69 (gjashtëdhjetë e nëntë) kandidatë të listave shumemërore si dhe në raportet e dorëzuara nga subjekti zgjedhor janë bërë korrigjime me shkrim duke mos respektuar vendimin nr. 13, datë 6 prill 2021, të Komisionit Rregullator dhe për këtë arsye nuk janë audituar raportet e kandidatëve. Referuar nenit 173, pika 3, të ligjit nr. 10019, datë 29.12.2008, “Kodi Zgjedhor i Republikës së Shqipërisë”, i ndryshuar ….. Paraqitja e raporteve në shkelje të rregullave dhe formateve të standardizuara të miratuara nga KQZ-ja dënohet me gjobë në vlerën 500.000 (pesëqind mijë) deri 1 000 000 (një milion) lekë

PARTIA SOCIALISTE E SHQIPËRISË

I. Ka tejkaluar kufirin maksimal të shpenzimeve për fushatën zgjedhore, në kundërshtim me përcaktimet e bëra në nenin 92/2, pika 4, të ligjit nr. 10019, datë 29.12.2008, “Kodi Zgjedhor i Republikës së Shqipërisë”, i ndryshuar, shuma e lejuar e shpenzimeve nuk duhet të jetë më shumë se 3 herë më e madhe se shuma më e lartë që ka marrë një subjekt zgjedhor nga fondet publike për qëllime zgjedhore. Vlera maksimale e lejuar është 167 480 250 (njëqind e gjashtëdhjetë e shtatë milion e katërqind e tetëdhjetë mijë e dyqind e pesëdhjetë) lekë. Vlera e shpenzuar 172 046 612 (njëqind e shtatëdhjetë e dy milionë e dyzet e gjashtë mijë e gjashtëqind e dymbëdhjetë) lekë. Referuar nenit 173, pika 9, të ligjit nr. 10019, datë 29.12.2008, “Kodi Zgjedhor i Republikës së Shqipërisë”, i ndryshuar, “Shkelja e kufirit maksimal të shpenzimeve nga një subjekt zgjedhor dënohet me gjobë në vlerën 5 000 000 (pesë milionë) lekë ose me një gjobë të barabartë me shumën që ka kaluar kufirin, cilado që është më e lartë;

II. Nuk ka dorëzuar raportet për 17 (shtatëmbëdhjetë) kandidatë të listave shumemërore, si dhe në raportet e dorëzuara nga subjekti zgjedhor janë bërë korrigjime me shkrim duke mos respektuar vendimin nr. 13, datë 6 prill 2021, të Komisionit Rregullator dhe për këtë arsye nuk janë audituar raportet e kandidatëve. Referuar nenit 173, pika 3, të ligjit nr. 10019, datë 29.12.2008, “Kodi Zgjedhor i Republikës së Shqipërisë”, i ndryshuar ….. “Paraqitja e raporteve në shkelje të rregullave dhe formateve të standardizuara të miratuara nga KQZ-ja dënohet me gjobë në vlerën 500.000 (pesëqind mijë) deri 1 000 000 (një milion) lekë.

Marrë nga Panorama

partia socialiste partia demokratike

Sondazh

Poll

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit