LIVE UPDATES
Politike

"Avokatja e Popullit të hetojë trajtimin në burg," Berisha: Veliaj fajtor për vjedhjen e shekullit! Altin Troplini nuk e heton për shkak të Edi Ramës

Sipas tij në këtë çështje përmendet një hotel 20 katësh që është bashkëpronar edhe Olsi Rama.

24 Korrik 2025, 14:40 Nga N.F
"Avokatja e Popullit të hetojë trajtimin në burg,"
Berisha

TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha gjatë fjalës së tij në konferencë për mediat foli në lidhje me arrestimin e kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj. Berisha u shpreh se Veliaj është përgjegjës për inceneratorin e Tiranës të cilën e cilësoi si vjedhja e shekullit. Ai theksoi Altin Troplini nuk e heton rastin përshkak të kryeministrit Edi Rama.

Sipas tij në këtë çështje përmendet një hotel 20 katësh që është bashkëpronar edhe Olsi Rama. Më tej Berisha sot ribëri thirrje që Avokatja e Popullit të shkojë dhe të takohet me Veliajn por edhe kreun e PL-së Ilir Meta që të mësoje rreth mënyrës sesi po trajtohen ata në burg. 

"Mendoj se Erion Veliaj është përgjegjës dhe fajtor për vjedhjen e shekullit, djegësin e Tiranës, por që Altin Troplini nuk guxon ta hetojë për shkak të Edi Ramës. Mendoj se afera monstruoze e ‘5D’ e bën Erion Veliajn shumë herë më fajtor dhe më rëndë se sa këto që kemi dëgjuar deri sot, por ajo nuk hetohet për të sepse është thënë se me hotelin më të madh, 20 katësh në qelq që ndërtohet, është bashkëpronar edhe Olsi Rama. Është apo nuk është kjo duhet të jetë objekt diskutimi, por fakti që Veliaj nuk hetohet për të.

Hetohet për ato çështje që dihen. Tani do të dal tek qëndrimi im. Erion Veliaj, theksova dje, është i burgosur ordiner. Por i burgosuri i çdo karakteri ka një set të drejtash, detyrimesh, një minimum të cilat duhet ti respektohen. Pra nëse unë bëra fjalë dje, ua them se unë dënoj me forcën më të madhe, me forcën më të madhe. Dhe duhet ta dinë shqiptarët se, pas Edi Ramës, Erion Veliaj është njeriu i ligësive më të mëdha ndaj opozitës. Por prap se prap ne nuk mund të bëhemi si ata. Ne qëndrojmë tek liritë dhe të drejtat themelore.

Në këtë kontekst nëse ti e arreston tjetrin, person nën hetim dhe bën ato akte kafkiane ndaj tij, ti shkel çdo lloj kodi që nuk mund të shkelësh, se je një vend anëtar i Këshillit të Europës, ke firmosur të gjitha konventat kundër torturarev. Ke firmosur Kartën Europiane të të drejtave të Njeriut, por nëqoftëse i saj, siç thuhet, statuse në Facebook të pashkruara nga ai, vetëm për ti ndërsyer prokurorët në rrafsh personal dhe gjykatësit kundër tij, atëherë ti kryen një krim, ke kryer një krim.

Përveç kësaj, të dhëna të tjera se atë e kanë privuar nga të drejtat ligjore që i takojnë.
Altin Troplini do të hyjë në histori. Mos shifni ju se, sot për sot e lavdërojnë apo i shkojnë apo i vijnë, por ai do hyjë në historinë e këtij vendi si një nga prokurorët më kriminelë, pothuaj të barabartë me prokurorët kriminelë të Enver Hoxhës. Pse e them unë këtë? Shikoni në Kodin e Procedurës Penale të Shqipërisë, ka ekzistuar një nen i trashëguar, i mbartur nga diktatura, ku i jepte prokurorit ti hiqet të pandehurit të drejtën e çdo komunikimi.

Në zbatim të Konventës Europiane të të Drejtave të Njeriut dhe sinopseve të Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtave të Njeriut të Strasburgut, në vitin 2017 autoritetet shqiptare e kanë hequr atë nen nga Kodi Penal. Altin Troplini vazhdon ta aplikojë atë nen në mënyrën më kriminale. Dhe kjo ndodh, prore, dhe këtë e ka mbrojtur. Por vendosi dy herë gjykata, u përgjigj ai, kur i thanë, është në rregull. Dmth sipas këtij, nuk dua ta prish gojën, po vendosi dy herë gjykata mund të shkruajë Kartën Europiane të të Drejtave të Njeriut, mund të shkruajë vendimet e Gjykatës së Strasburgut dhe Kushtetutën e vendit.

Shikoni me ç’mercenar të zhveshur nga çdo lloj morali ligjor kemi të bëjmë. Dhe e njëjta gjë bëhet edhe me Ilir Metën, pse komunikoi me një gazetar. 10 ditë asnjë komunikim, dënimi. Dënim me asnjë komunikim ndaj një njeriu që nuk ka akuzën, akoma. E njëjta gjë më thonë bëhet ndaj Erion Veliajt. Unë nuk krahasoj kurrë. Ilir Meta është një i burgosur politik, ky jo. Por nuk mund të ja bësh atë.

Sikundër janë dy statuse në Facebook, të atribuara atij, në të cilat ai me një fjalor kropolalik, sulmon njërin prokuror, paçka se autor kryesor është Altin Troplini aty. Se dy firma janë aty. Olsi Dado dhe Altin Troplini. Por Altini është shefi, nuk është Olsi shefi. Por Edi Ramës i duhej kjo në këtë formë.

Mirëpo pastaj avoketërit, njerëzit e tij kanë dëshmuar në publik se statuset nuk janë shkrojtur kurrë nga Erion Veliaj, por ngjasin shumë me ato shkrimet që bënte Edi Rama me emër të Bledi Manes. Është një gazetar dhe kur Edi Rama donte të shkarkonte të gjithë përroin e tij mizerabël psikik. Përdorte emrin e Bledi Manes dhe vazhdonte e shkruante kundër meje, kundër tij e atij me radhë.

Pra, çfarë kërkoj unë? I kërkoj Avokates së Popullit, të hetojë. Të hetojë këto sepse asnjëra e as tjetra nuk mund të bëhen. Askush nuk mund të publikojë statuse për të dhe askush nuk mund të ja ndalojë komunikimet. Thuhet e treta, por këtë prap është avokate, thuhet se i dërgohen edhe dokumente të tjera, me të cilat janë gjëra që nuk duhet të bëhen kurrë nga dosja. Dërgohen për ta intimiduar për ta bërë. Por unë besoj se Avokatja e Popullit ka detyrë ta hetojë plotësisht këtë situatë," tha ai.

berisha

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj